Panorama (Albania)

Rrahën dy punonjës të Policisë gjatë aksionit, arrestohen 4 të rinjtë

I riu që u bë mollë sherri, Armando Dredhaj, me precedent penal për shfrytëzim prostituci­oni. Policia fsheh akuzën ndaj tij

-

Patrulla e Policisë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt, ka shkuar për të shoqëruar Armando Ciuariu, i njohur dhe me emrin Armando Dredhaj. 36- vjeçari, i cili rezulton me precedent penal jashtë vendit për prostituci­on, do të shoqërohej në komisariat si i dyshuar për vepër penale

Refuzojnë shoqërimin e 36- vjeçarit, katër të rinjtë dhunojnë punonjësit e Policisë.

Dy efektivë të Komisariat­it të Policisë së Vlorës janë dhunuar nga katër të rinj, në momentin që kanë tentuar të shoqërojnë një të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në një zonë afër Portit të Vlorës. Patrulla e Policisë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt, ka shkuar për të shoqëruar Armando Ciuariu, i njohur dhe me emrin Armando Dredhaj. 36vjeçari, i cili rezulton me precedent penal jashtë vendit për prostituci­on, do të shoqërohej në komisariat si i dyshuar për vepër penale. Policia nuk jep më shumë informacio­ne, por dyshohet për kanosje gjatë sherrit. Në momentin që efektivët e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e tij, janë ndeshur në rezistencë­n e Dredhajt dhe tre shokëve të tij. “Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit A. C., 36 vjeç, për veprime të mëtejshme si i dyshuar për një vepër penale. Në momentin që punonjësit e Policisë do kryenin shoqërimin e shtetasit A. C, kanë ndërhyrë për t’i penguar shokët e këtij shtetasi të cilët kanë kundërshtu­ar me dhunë shoqërimin e shokut të tyre në Polici, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën”, bëhet e ditur nga Policia.

Mësohet se gjithçka ka nisur në një lokal, ku katër të rinjtë janë konfliktua­r me njëri- tjetrin. Për të parandalua­r përshkallë­zimin e konfliktit, një patrullë Policie që ndodhej pranë lokalit në lagjen “Pavarësia” ose siç njihet ndryshe zona e “Skelës”, ka ndërhyrë. Në momentin që është kërkuar shoqërimi i 36- vjeçarit për sqarimin e ngjarjes, policët kanë hasur në rezistencë, madje dy efektivët e Policisë janë ndeshur dhe me dhunën fizike të katër të rinjve. Dy policët e patrullës kanë kërkuar përforcime, për arrestimin e të rinjve. Më pas, dy efektivët e patrullës janë dërguar drejt Spitalit Rajonal të qytetit të Vlorës, ku edhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi kanë marrë dëmtime në trup dhe kokë nga dhuna e ushtruar ndaj tyre. Efektivët e tjerë të Policisë kanë bërë menjëherë shoqërimin e katër personave, ndërsa pasi janë kryer dhe veprimet përkatëse dhe hetimet për ngjarjen, Policia ka arrestuar në flagrancë të katër të rinjtë, banues në qytetin e Vlorës.

Kjo konsideroh­et si një ngjarje mjaft e rëndë kur punonjësit e Policisë sulmohen në krye të detyrës, por zyrtarisht ende nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj të ndaluarve, pasi çështja i ka kaluar për veprime të mëtejshme Prokuroris­ë së Vlorës. Disa ndryshime të fundit të Kodit Penal parashikoj­në dënime të rënda për agresorët ndaj forcave të Policisë. NJOFTIM ANKANDI

 ??  ?? I arrestuari Armando Dredhaj
I arrestuari Armando Dredhaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania