Panorama (Albania)

Trafikonte emigrantë për në Britani, shqiptari rrezikon dëbimin

U kishte marrë katër shqiptarëv­e nga 700 euro për t’i dërguar ilegalisht në Britaninë e Madhe, duke i fshehur në kamion

-

Katër shqiptarë janë gjetur të fshehur brenda në kuti kartoni në një kamion të nisur nga Gjermania për në Britaninë e Madhe. Policia Kufitare ndaloi kamionin për kontroll në Calais, para se të kalonte kanalin për në Britani.

Kamioni ishte nisur nga Frankfurti dhe kishte si destinacio­n final Derbin. Gjatë marrjes në pyetje të shqiptarëv­e, u zbulua se ata kishin paguar nga 700 euro te një rrjet që merrej me trafikimin e emigrantëv­e dhe një prej drejtuesve të bandës ndodhej i arrestuar tashmë.

Vladimir Tollumi, 39 vjeç, nga Elbasani, është një nga katër shqiptarët që trafikonin emigrantë ilegalisht në Britaninë e Madhe. Tollumi ndodhej ilegalisht në Britaninë e Madhe, por në vitin 2004 iu dha leje qëndrimi. Por, tashmë ai po përballet me dëbimin në Shqipëri pasi të ketë kryer 20 muaj burg, gjysmën e dënimit me 40 muaj të dhënë ndaj tij. Prokurorja Sarah Slater tha para Gjykatës se grupi që merrej me trafikimin e emigrantëv­e është shkatërrua­r në maj të vitit 2017. “Kamioni u ndalua nga Policia Kufitare e Francës. Kamioni ishte nisur nga Frankfurti. Pasi shoferi hapi pjesën e pasme të kamionit, brenda ndodheshin gjashtë kuti të mbyllura me ngjitëse blu. Pasi Policia hapi kutitë, brenda tyre gjeti emigrantë ilegalë, prej të cilëve katër ishin shqiptarë. Nga marrja në pyetje u zbulua se ata po trafikohes­hin”, tha prokurorja. Tollumi ishte një prej grupit që merrej me trafikimin e emigrantëv­e për në Britaninë e madhe, që, sipas hetuesve, praktikish­t nuk ishte ndonjë grup i sofistikua­r. Por, tre personat e tjerë të grupit nuk u identifiku­an. 39- vjeçari ndodhej i arrestuar tashmë, pasi ishte kapur në kabinën e një kamioni që kishte mbërritur në Britani në maj të këtij viti. Tollumi u shpall fajtor nga një gjykatë për përkrahje të emigracion­it të paligjshëm të qytetarëve të vendeve joanëtare të BE- së në një shtet tjetër anëtar të Unionit. “Tollumi nuk ishte shoferi i kamionit që u kap me emigrantë ilegalë, por ai ishte pjesë integrale e grupit të trafikantë­ve”, u shpreh një prej oficerëve të Policisë Kriminale dhe Financiare, Jane Cochran.

Tollumit gjithashtu hetuesit i zbuluan dhe shkelje të tjera për humbur gjurmët, duke regjistrua­r numra telefoni dhe vend pune me adresa false. “Por, qindra telefonata, që ai ka kryer dhe marrë, e lidhin direkt me grupin e trafikantë­ve”, shprehet Cochran.

Trafikimi i emigrantëv­e prej tij bëhej për qëllime përfitimi financiar, duke përfituar nga të rinj të dëshpëruar që kërkojnë me çdo kusht të shkojnë në Britani të Madhe për një jetë më të mirë. Avokati i të riut nga Elbasani, para gjykatës, u shpreh se operacioni i 39vjeçarit për të trafikuar emigrantë në Britani dështoi dhe nuk ka prova që e lidhin me tentativa të tjera, duke kërkuar kështu një dënim të lehtë për klientin e tij. “Operacioni i tij u zbulua. Nuk ka prova për ndonjë përpjekje të mëvonshme të tij për të trafikuar emigrantë. Këtë ai e ka bërë për para. Të jetosh në Shqipëri, është si të jetosh në shekullin e 17të. Ekonomia e saj është e rrënuar. Tollumi erdhi në Britaninë e Madhe në vitin 2004 dhe atij iu dha e drejta për të qëndruar. Por, ai e ka humbur këtë të drejtë për shkak të kaluarës së tij, ku është përshirë në aktivitet kriminal. Është absolutish­t e drejtë që ai të shkojë në burg”, tha avokati, Edward Henry.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania