Panorama (Albania)

Kritikat e Tritan Shehut për librin, Kalo: Enveri në varr, po Blloku mund të kthehet

Përgjigjja e mjekut personal të diktatorit: S’besoj që një individ, sado i fuqishëm dhe i egër, të vepronte i vetëm

- Tritan Shehu

Ka ngjallur jo pak reagime “Blloku” i Isuf Kalos, mjekut personal të Enver Hoxhës. Pas gati tri dekadash nga rënia e diktaturës, mjeku i njohur boton kujtimet e tij nga vitet e shërbimit pranë udhëheqjes së Shqipërisë socialiste. Pati nga ata që e kanë quajtur një skaner jo vetëm të Bllokut, lagjes më të “famshme” shqiptare, por të të gjithë sistemit. Por pati dhe nga ata që e konsiderua­n një tentativë për katarsis, për minimizimi­n e krimeve të diktatorit Enver Hoxha. Një ndër kritikët e rreptë të Kalos është politikani dhe mjeku Tritan Shehu. “Unë, që nuk kam qenë as për një minutë të vetme në atë Bllok apo strukturat e tij, mund t’u them se autorët kështu po tentojnë të ulin peshën e krimeve monstruoze që rëndojnë mbi diktatorin. Blloku ekzistonte vetëm rreth diktatorit, ai e kishte ndërtuar atë mekanizëm kriminal, i përkiste vetëm atij e ishte vetëm në shërbim të tij e të familjes së tij. Të tjerët ishin thjesht instrument­e apo figurantë, që edhe vendimin për të jetuar apo jo për ata e merrte vetëm ‘ paranojaku’, në bazë të maktheve që ai kalonte. Asgjë tjetër, Blloku nuk ekzistonte jashtë tij, ishte pronë e tij, të gjithë aty ishin ‘ pronë’ e atij”, shkruan Tritan Shehu. Sipas tij, libri i Kalos bën pjesë në atë “strategjin­ë” “për të mbjellë ‘ Sindromën e Stokholmit’ midis shqiptarëv­e”.

“Përpjekjet për ta bërë me ‘ fytyrë njeriu” atë ambient kriminal, apo akoma me keq mashtrimet e përbindshm­e për të na bërë të besojmë se disidenca, fidanët e demokracis­ë linden aty, janë monstruoze”, vijon ai në një reagim në rrjetet sociale.

“Njerëzit në Shqipëri kanë akoma shumë për të mësuar, kanë nevojë akoma shumë për të kuptuar dimensione­t e pakufi të krimeve të atij regjimi, që pikërisht për të zhvilluar e mbrojtur atë Bllok, nuk kurseu asgjë që mendonte se mund ta rrezikonte”, shprehet Shehu.

Nuk ka munguar as përgjigjja e prof. Kalos, i cili thotë se e pranon mosdakordë­sinë e Tritan Shehut, por thotë se Enver Hoxha tashmë është në varr, por fenomeni dhe Blloku si mendësi mund të rikthehen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania