Panorama (Albania)

Reali tremb Barçën, 90 milionë euro dhe Bejlin për Nejmarin

Uellsiani prish planet, e joshin milionat e Kinës, Zidane: Nëse ikën që sot, do jetë më mirë për të gjithë

-

Një rikthim i mundshëm i Nejmarit te Barcelona është pistë që po ftohet nga dita në ditë.

Nga ky moment mund të përfitojë Reali, i cili do të bëjë një tentativë për të transferua­r sulmuesin brazilian në Madrid. Një pistë shumë e vështirë, pasi duhet të plotësohen shumë kushte për të arritur në konkretizi­m, por gazeta katalanase "Mundo Deportivo" shkruan se Florentino Perez po mendon të bëjë një ofertë konkrete në drejtim të Naser Al Khelaifit: 90 milionë euro dhe kartonin e Garet Bejlit për të transferua­r Nejmarin. Shifra duket e kënaqshme, por vështirë që Leonardo të pranojë. PSG- ja e ka bërë të qartë se kërkon vetëm para dhe asnjë lojtar tjetër për ta lënë të lirë Nejmarin, ndërkohë që Bejl shihet me pikëpyetje, për shkak të dëmtimeve. Duket një tentativë e dështuar ende pa nisur mirë, por kjo nuk i pengon madrilenët që të lëvizin dhe të tentojnë të bëjnë realitet një ëndërr të vjetër të Florentino Perezit. Në Brazil ka shumë tifozë të Realit dhe një lëvizje e tillë do të ndihmonte skuadrën edhe në aspektin e marketingu­t, pavarësish­t se "galaktikët" janë të pozicionua­r mirë në këtë aspekt dhe nuk kanë probleme. Lajmi bëhet i besueshëm për faktin se Barcelona nuk po lëviz dhe tani është e përqendrua­r te faza përgatitor­e në Japoni. Vetë Leonardo një ditë më parë tha se katalanasi­t nuk kanë bërë asnjë ofertë në drejtim të PSG- së, ndërsa Tuhel hodhi hapin e parë për të bërë paqe, duke e konsiderua­r Nejmarin një lojtar të rëndësishë­m të skuadrës. Deri në fundin e merkatos pritet të ketë zhvillime, edhe pse Bejl këtë herë mund të jetë planprishë­si për kalimin e Nejmarit në Madrid. Përpara ofertave të shumta milionere nga Kina dhe një tjetër aventure në Europë, ai është i prirur që të transferoh­et në Kinë. Bejl e ka pranuar gjithmonë se nuk largohet nga Reali i Madridit, për shkak të rrogës së lartë ( 17 milionë euro) dhe kontratës 3- vjeçare që ka me "galaktikët". Tani që dolën në skenë skuadra të cilat ofrojnë rrogë kaq të lartë, uellsiani mund ta ketë më të lehtë të largohet. Zinedin Zidan tha: "Nëse ikën që sot, do të jetë më mirë për të gjithë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania