Panorama (Albania)

14 tituj, 5 gola në finale dhe 22 dëmtime, ja numrat e Bejlit

-

Marrëdhëni­a mes Bejlit dhe Realit të Madridit duket se ka prekur fundin. Pesë vite të mbushura me shkëlqim, me probleme, por mbi të gjitha me tituj dhe dëmtime. Në sezonin 2013- 2014, i cili ishte i pari me fanellën e Realit, uellsiani pati momentet më të mira si lojtar. Shënoi në finalen e Kupës së Mbretit me shpërthimi­n në krah kundër Mark Bartrës dhe në finalen dramatike të Ligës së Kampioneve në Lisbonë. Marrëdhëni­a e tij pozitive me finalet vazhdoi edhe në Botërorin e Klubeve të vitit 2014. Goli kundër San Lorencos mbylli një sezon të vështirë me të vetmin titull për Realin e Madridit. Largimi i Karlo Ançelotit solli në skuadër Benitezin dhe më pas Zinedin Zidanin. Me Zizunë në krye të Realit të Madridit ndryshoi situata në mënyrë të befasishme. Nga "Do të bëjmë gjithçka që Bejl të jetë i lumtur" te "Nëse Bejl largohet që nesër, është më e mira për të gjithë". Kalvari i dëmtimeve nuk e la kurrë uellsianin që të ishte në formën e tij më të mirë. Në total u dëmtua 22 herë që nga koha kur veshi fanellën madrilene. Numri 11 ishte vendimtar në finalen e vitit 2015- 2016 me golin e tij kundër Mançester Sitit në gjysmëfina­len e Ligës së Kampioneve dhe në finalen kundër Atletikos, ku arriti të shënonte golin nga penalltia. Kështu, erdhëm në sezonin 2016- 2017, sezoni i famshëm i dopietës së titujve, ku Bejli luajti 27 ndeshje në total për shkak të dëmtimeve të shumta. Rëndësia e tij në formacioni­n e Zidanit filloi të zbehej pak nga pak dhe ai u shndërrua në një lojtar stoli. Pavarësish­t faktit që arriti të shënonte dopietë në finalen e vitit 2018 kundër Liverpulit dhe largimit të Kristiano Ronaldos, Bejl nuk u bë kurrë lider. Ai vazhdoi të kishte probleme të shumta dhe të mos jepte kurrë maksimumin në fushën e lojës. Ndryshimi i shumtë i trajnerëve gjatë këtij sezoni bëri që gjërat te Reali i Madridit të mos ishin aspak të qarta dhe Bejl vuajti shumë. Por, rikthimi i Zidanit i vuri "kapakun" aventurës së Bejlit te Reali i Madridit. Megjithatë, ai e bëri realitet ëndrrën e tij për të luajtur me "galaktikët".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania