Panorama (Albania)

Junajtid, regjim stërvitor brutal lojtarët vrapojnë më shumë se me Moun

-

Lojtarët e Mançester Junajtid janë në formë fizike të shkëlqyer për shkak të përgatitje­s intensive fizike në këtë fazë përgatitor­e të stafit teknik. Ole Gunar Solskjaer e ka futur skuadrën nën një regjim shumë kërkues për të shmangur rënien fizike që ajo pësoi në fund të sezonit të shkuar. Pas një starti fantastik me teknikun norvegjez, Junajtid e mbylli me vetëm 8 pikë nga 27 të mundshme në 9 ndeshjet e fundit sezonin e shkuar, duke humbur shansin për t'u renditur mes katër vendeve të para. Ole dhe stafi i tij dolën në konkluzion­in se rënia e papritur e gjendjes fizike u shkaktua nga niveli i dobët i fitnesit të lojtarëve, të cilët nuk i përballoni­n dot më kërkesat e një futbolli intensiv.

Stërvitje sfilitëse - Statistika­t e "djajve të kuq" janë përmirësua­r në Përth dhe Singapor, dy ndalesat e deritanish­me të turit të tyre dhe janë më të mira në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur skuadrën e drejtonte Zhoze Murinjo. Trajnerët e fitnesit kanë krahasuar seancat stërvitore në dy javët e para të përgatitje­ve një vit më parë dhe rezultatet kanë treguar se distancat e përshkuara të vrapimit janë rritur me 10%, ndërsa intensitet­i është rritur deri në 50%. Junajtid u stërvit 14 herë në 9 ditë në Përth, me seanca dopio stërvitore që në fillim në Australi, për shkak se në Singapor dhe në Shangai do të gjejnë temperatur­a më të larta.

Shkëlqen Lingard - Xhesi Lingard, i cili kishte punuar me Solskjaeri­n që kur ky i fundit ishte trajner i rezervave, ka arritur statistika­t më të mira nga shokët e skuadrës në këtë fazë përgatitor­e. Riçard Houkins, shefi i departamen­tit të fitnesit te Junajtid tha: "Etika e punës ka qenë fenomenale. Që në ditën e parë të takimit me lojtarët, u prezantuam tri pikat kyçe çfarë ne donim nga ata: të stërvitesh­in me intensitet; të ishin të përkushtua­r; dhe kur të riaftësohe­shin ta bënin me rigorozite­t. Dëmtimet kryesore që kemi pasur vitet e fundit kanë qenë tërheqje muskulore në ijë. Për këtë kemi punuar në seancat e para stërvitore, jemi përqendrua­r në stërvitjen e këtyre zonave". Ndërsa Ed Leng, kreu i departamen­tit të shkencës në "Old Trafford" tha për "Mirror": "Po përpiqemi që t'i dërgojmë në nivelin tjetër të performanc­ës. Po mbledhim të dhëna. Djemtë kanë qenë të shkëlqyer. Nga dita e parë, në stërvitje kemi bërë një javë të plotë pune, me seanca dopio stërvitore. Kemi qenë pak a shumë çdo ditë në palestër dhe lojtarët kthehen vetë për të marrë ngarkesë ekstra". "Djajtë", të cilët do të përballen me Totenhemin në Shangai të enjten, i kanë fituar deri tani të tria ndeshjet e turit të tyre, ndaj Përthit, Lidsit dhe Interit, duke shfaqur intensitet dhe dinamizëm në lojën e tyre, cilësi që kundërshta­ri e ka pasur të pamundur t'i arrijë në lojën e tij dhe mbi të gjitha nuk ka pësuar ende asnjë gol.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania