Panorama (Albania)

KUSH PERFITON

Kompensimi i pronave, si do ndahen 37 milionë USD

- ADA HAZIZOLLI

Agjencia e Trajtimit të Pronave do të ndajë 37 milionë USD për vitin 2019. Përparësi do të kenë pronarët që aplikojnë për pagesat me këste vjetore

Edhe këtë vit, gjasat janë që Agjencia e Pronave të mos e ezaurojë të gjithë fondin vjetor të vënë në dispozicio­n për kompensimi­n e pronarëve.

Të dhënat e Ministrisë së Financave për 6- mujorin e parë të këtij viti tregojnë se nga 5 miliardë lekë ose rreth 50 milionë dollarë të alokuara për vitin 2019, vetëm 13 milionë dollarë janë ndarë, ndërkohë që mbeten edhe 3.7 miliardë lekë ose rreth 37 milionë dollarë të tjera të paprekura.

PAGESAT Duhet thënë që ritmet e pagesave për pronarët kanë qenë të ulëta, kryesisht në dy vitet e fundit, ku të vetmet aplikime të trajtuara kanë qenë ato që kanë aplikuar me kërkesë të veçantë, pra që bien dakord të marrin një pjesë të shumës dhe me vullnetin e tyre heqin dorë nga pjesa e mbetur, si edhe familjet e shpronësua­ra për efekt të procesit legalizues, që kompensohe­n nga fondi i ALUIZNI- t. Për të bërë të mundur përshpejti­min e pagesave, nuk shërbeu as ndryshimi i listës së dokumentev­e me anë të së cilave synohej lehtësimi i praktikës së aplikimit. Për grupet e interesit, shifrat e ulëta të përfituesv­e janë lexuar si mosdakordë­si e pronarëve, të cilët sipas tyre nuk kanë aprovuar as vlerësimin e kryer dhe as skemat e kompensimi­t. Kjo ka sjellë numër të ulët aplikimesh dhe për pasojë, edhe numër të reduktuar përfituesi­sh. Por si do të ndahet fondi i mbetur? Agjencia e Trajtimit të Pronave, në 6- mujorin e dytë do të vazhdojë të marrë në shqyrtim aplikimet e dorëzuara. Sikundër ka ndodhur në dy vitet e fundit, përparësi do të kenë familjet që preken nga ndërtimet informale dhe ata pronarë, të cilët aplikojnë me kërkesë të veçantë. Kjo e fundit është një skemë kompensimi që iu jep mundësinë pronarëve me vendime të reja apo të vjetra në kohë, që të bëhen pjesë e procesit. Pagesa bëhet me këste përkatësis­ht brenda 1,3 dhe 5 viteve dhe pronarët s'mund ta marrin të plotë shumën që iu është caktuar, por deri në 40 për qind të vlerës së saj dhe për pjesën e mbetur nënshkruaj­në një deklaratë ku thonë se heqin dorë.

SKEMAT Me ndryshimet e bëra rreth dy vite më parë, prioritet ka kompensimi në pronën e njohur. Për çdo familje të shpronësua­r do të shikohet fillimisht mundësia që t'i kthehet një pjesë e tokës që i është konfiskuar. Nëse kjo nuk realizohet, pronarëve iu lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht për 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të rinj. Për pjesën e mbetur do të mbulohen nga fondi i tokës që ATP- ja disponon. Për shpërndarj­en e kësaj sipërfaqej­e do të aplikohet kriteri i përzgjedhj­es së një prone, e cila është gjeografik­isht afër pronës së njohur për kompensim. Përveç kësaj, pronarët kanë të drejtë të zgjedhin edhe skemën e pagesës me këste, pjesëmarrj­en në ankand ose kompensimi­n në masën 100 për qind nga fondi fizik. Në muajin shkurt të këtij viti, Agjencia e Trajtimit të Pronave përmbylli edhe vlerësimin për më shumë se 18 mijë dosje. Ndërkohë mbeten më shumë se 7 mijë dosje të tjera të patrajtuar­a, të cilat si mundësi të fundit kanë gjykatat. Jo të pakta në numër ishin edhe familjet, të cilat morën më pak në raport me vlerën që ka prona e tyre sot në treg, siç nuk munguan edhe rastet që dolën "pa asgjë" në përfundim të procesit vlerësues.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania