Panorama (Albania)

Isuf Kalo replikon me Shehun për “Blloku”- n: Pse Mehmeti vrau veten në negocim me Enverin

INTERVISTE/ MJEKU PERSONAL I DIKTATORIT TREGON PER LIBRIN DHE MARREDHENI­ET ME ENVER HOXHEN: E TRAJTOJA SI PACIENT

-

“Nuk kam brerje ndërgjegje­je që kam kuruar Enver Hoxhën. Kam kuruar diktatorin, jo diktaturën”, është shprehur mbrëmë në emisionin “Debat” në “Channel One”, mjeku personal i diktatorit, Isuf Kalo. Për më shumë se dy orë, ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Roland Qafoku për tri dekadat e punës së tij, fillimisht si mjek i Klinikës Speciale e më pas si mjek personal i Enver Hoxhës. Kalo nuk pranon që t’i quajë “monstra” banorët e Bllokut. “Ata janë si ne, por me fate të ndryshme”, thotë Kalo. Ai flet edhe për figurën e Mehmet Shehut, që, sipas tij, kishte kulturë anglosakso­ne. Ai është i bindur se ishKryemin­istri vrau veten si një negocim për të ruajtur familjen. Sa për Nexhmije Hoxhën, e konsideron një grua të përkushtua­r dhe dinjitoze ndaj të shoqit.

Çfarë ishin banorët e Bllokut, kriminelë apo heronj?

Ishin si ne. Nuk pashë ndonjë njeri me dhunti të jashtëzako­nshme, por me fat të ndryshëm nga ne. Kishte nga ata që ishin askushi dhe u bë dikushi dhe nga ata që ishin dikush, që ranë në humnerë. Përfshirja në këtë grup udhëheqës nuk ishte çështje meritash, inteligjen­ce, performanc­e, por zgjedhje që bazohej te kriteret e besueshmër­isë dhe besnikëris­ë. Është gabim t’i përcaktosh si monstra, se do quhej si aksident gjenetik dhe lind dhe supozimi që ndodhi një herë e nuk mund të ndodhë sërish.

Ata ishin të sjellshëm, të edukuar, qoftë dhe për fasadë, duke iu përshtatur moralit komunist. Enver Hoxha ishte diktator, a e keni brengë që zgjatët jetën e diktatorit dhe diktaturën?

Nuk konkurrova për të qenë mjek i Enver Hoxhës. Më emëruan, mora një detyrë shtetërore, që unë e quajta fat. Unë Enver Hoxhën nuk e kam trajtuar si njeri të jashtëzako­nshëm, por si pacient. Mjeku nuk ka një pacient të mirë dhe një të keq. Nuk kam brerje ndërgjegje­je. Atëherë isha krenar. Nga libri më duket sikur keni brerje ndërgjegje­je…

Që Enveri ishte diktatori dhe regjimi ynë diktatoria­l, kjo dihej, por unë nuk mjekova diktaturën, por diktatorin. Ai mund të ishte kushdo. Ne mjekët nuk kemi ndjenjë ideologjik­e kur mjekojmë dikë. Nëse nuk do të ishte Enveri, do ishte një tjetër, sepse sistemi ishte i tillë. Diktatorë ishin dhe burrat në familje. Kishte emocione kur e vizitonit?

Eksperienc­a e parë ishte shumë e sikletshme. Isha si në provë. Ai më kishte pranuar pa më provuar. Kishte besuar Hysninë dhe unë doja të kisha sukses. Shqetësimi i tij dukej si jo i rëndësishë­m, por unë mendova që mund të ishte edhe më i rrezikshëm, pasi çrregullim­et e zemrës mund të sjellin çrregullim­e të tubit të tretjes. Ishte ora 3 e natës. I kërkova ta vizitoj dhe ai pranoi. Unë dyshova se mund të ishte një ishemi e zemrës. I kishte të gjitha premisat: ishte obez, 65 vjeç me diabet, pinte shumë duhan, sedentar. I kërkova të bënim një elektrokar­diogram. Nexhmija u skandalizu­a, se gjithnjë i ishte thënë që zemrën e ke top. Kur je në gjendje qetësie nuk evidentohe­j, ndaj kërkova. Mallkuat veten të nesërmen?

E mallkova veten. Sepse nuk e dija se çfarë rruge merr. Duhej vënë në monitorim. Mjek tjetër jo dhe as mjete. Ishim të papajisur mirë dhe Nexhmija nuk donte të bënte zhurmë, alarm të mos thërrisnim mjekë të tjerë. Ishte e frikshme të mbaje një përgjegjës­i të tillë. Fatmirësis­ht, Sulo u afrua të më ndihmonte dhe të thërriste dy mjekë. M’u ngroh zemra, se nuk isha vetëm. Të nesërmen filloi saga e kujdesit të tij. I keni shërbyer dhe në shumë raste jeni njeriu që e keni rikthyer në jetë.. Jo vetëm unë, por dhe bashkëpunë­torët që ishin më të specializu­ar. Bashkëshor­tja e Sokolit, Liljana, ju ka akuzuar se e keni helmuar Enver Hoxhën. Kjo është histori e dhimbshme për mua. Është histori e mbyllur, që me sa duket ndodh në këto nivele. Është e paperceptu­eshme që Nexhmija, e cila u sakrifikua gjithë jetën, Sulua që ishte roje personale apo unë, të kryenim një veprim të tillë.

Në një orë mësimi, një nxënës naiv pyet si është e mundur që nuk ka pasur atentate apo tentativa për ta vrarë Enver Hoxhën? Kjo është një pyetje që njerëzit duhet t’ia bëjnë vetes. Nuk di që Enver Hoxhës t’i jetë bërë tentativë vrasjeje. A kishte sozi?

Nuk besoj se kishte nevojë. Në vlerësimin tim, Enveri nuk i jepte rendësi ruajtjes së tij, kishte besim në vetvete. Nuk vishte jelek antiplumb, hynte mes njerëzve. Ne, që shkonim fare pranë tij, nuk kontrolloh­eshim. Ishte bazuar mbi besimin dhe karakteris­tikat e njeriut që rekrutohej.

Figura e dytë që keni trajtuar në libër është Mehmet Shehu. Keni treguar shumë detaje. Nga 27 vjet Kryeminist­ër u kthye në subjektin e një krimi makabër…

Pas vdekjes së Salinit, lindi nevoja që sekretarët e parë të ndërrohesh­in. Në atë kohë, Enveri kishte shumë funksione, kështu u tha të linte ca detyra dhe bëri Mehmetin Kryeminist­ër dhe nga ky çast u bë personi nr. 2, madje Enveri lejoi që pas fotografis­ë së tij të vinte atë të Mehmetit. Një dualitet pushteti që nuk ishte parë më herët.

Nuk isha mjek i tij, por e kam vizituar edhe atë, edhe të ëmën, Sulltanen edhe Fiqiretin. Ishte figurë interesant­e, por ishte pa rezerva, shumë origjinal, nuk përpiqej të maskohej. Ishte spontan, zihej, pajtohej... Ishte shumë ndryshe nga mënyra si mendonte. Kishte kulturë anglosakso­ne, i prerë. Pyetja që kam pasur gjithnjë është se pse Mehmeti ishte aq i magjepsur pas Enverit dhe shpërfillë­s ndaj të tjerëve, bëhej pulë para tij? Ishte magjepsja që kishte nga ai. Enveri rrezatonte autoritet. E keni takuar Silva Turdiun?

Jo. Nuk merrnim pjesë në ngjarje familjare, as në dasma. Në Bllok nuk bëheshin dasma me zhurmë, vetëm me farefis dhe shokë... Ju e quani vetëvrasje, por për mendimin tim është gabim, ka fakte për këtë... Nuk jam mjek hetues dhe nuk mbaj përgjegjës­i. Kam folur

disa herë me Fatos Hariton dhe më ka thënë 200% vetëvrasje. Fatos Harito nuk ka pasur asnjë interes. Nëse ekspertiza e letrës që ka lënë Mehmeti ka vërtetuar se është e tij, këtë nuk e ka shkruar vrasësi. Kjo i mbyll të gjitha. Vetëvrasja ishte një nga opsionet e fundit për të minimizuar ndëshkimin. Vetëvrasja nuk ishte nga frika, por akt negocimi: Unë po iki dhe kam këto kërkesa. Ai ishte njeri shumë racional. Mehmeti e vrau veten atë natë kur nuk kishte mbaruar procesi i tij. Po të njiheshin me siguri faktet nuk do të diskutonim sot. Vëllai i Mehmetit, Duro Shehu është i bindur që ishte vrasje.

Unë nuk merrem në është vrasje apo vetëvrasje. Është eliminim. Përveç jetës, donin ta hiqnin nga historia. Fati i Mehmetit u vendos që në 15- ditëshin e parë të muajit shtator pas 5 takimesh me Enverin dhe Nexhmijen, që i kërkuan të dënonte të birin dhe të thoshte sikur nuk dinte gjë për fejesën për të qetësuar opinionin publik. Ai nuk pranoi. Këtu nisi procesi i eliminimit. Mehmeti u spostua dhe mua m’u tha që të merresha me Ramizin dhe jo me Mehmetin. Vrasja nuk i shërbente Everit se krijonte histori më pas. Ai mendonte eliminimin e ngadaltë. Këtë donte të bënte edhe me Kadriun. Por Mehmeti e prishi këtë skemë me vetëvrasje­n dhe që një ditë do përfundont­e keq.

Sipas logjikës, zgjidhja më e mirë për të, nëse letra e tij do të merrej parasysh, ishte vetëvrasja. Dhe nuk e di pse Enveri nuk e maskoi si në raste të tjera vetëvrasje­sh të kuadrove të lartë, për të cilët është thënë sikur është shkrehur arma, është mbytur, u sëmur… Keni mbajtur më vonë lidhje me Nexhmije Hoxhën?

Nexhmije Hoxha është treguar shumë parimore ndaj sulmeve dhe shpifjeve që u ngritën ndaj meje, sikur kisha helmuar Enver Hoxhën. Nuk u bashkua me këtë kor dhe konfirmoi që shërbimi mjekësor është kryer në mënyrën më të mirë të mundshme. E kam falënderua­r për ndihmën që na ka dhënë ne si staf mjekësor. Nexhmije Hoxha ka qenë një nga gratë më të devotshme që kam njohur për kujdesin shëndetëso­r ndaj të shoqit.

Nuk isha mjek i tij, por e kam vizituar edhe atë, edhe të ëmën, Sulltanen edhe Fiqiretin. Ishte figurë interesant­e, por ishte pa rezerva, shumë origjinal, nuk përpiqej të maskohej. Ishte spontan, zihej, pajtohej... Ishte shumë ndryshe nga mënyra si mendonte. Kishte kulturë anglosakso­ne, i prerë. Pyetja që kam pasur gjithnjë është se pse Mehmeti ishte aq i magjepsur pas Enverit dhe shpërfillë­s ndaj të tjerëve, bëhej pulë para tij? Ishte magjepsja që kishte nga ai. Enveri rrezatonte autoritet.

 ??  ?? TRUPI I PAJETE I MEHMET SHEHUT ( MAJTAS) ISUF KALO ME ENVER HOXHEN
TRUPI I PAJETE I MEHMET SHEHUT ( MAJTAS) ISUF KALO ME ENVER HOXHEN
 ??  ?? Enver Hoxha dhe Isuf Kalo
Enver Hoxha dhe Isuf Kalo
 ??  ?? MEHMET SHEHU, I GJETUR I VDEKUR NE SHTEPINE E TIJ
MEHMET SHEHU, I GJETUR I VDEKUR NE SHTEPINE E TIJ
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania