Panorama (Albania)

Nga PPP- të te Korporata e re e Investimev­e, FMN: Duhet konkurrenc­ë

Shefi i misionit për Shqipërinë flet për pagesat e prapambetu­ra të qeverisë: Jemi të shqetësuar, pasi ky problem vazhdon dhe përsëritet

- TIRANE ( Zëri i Amerikës)

Është e arsyeshme ta realizojë këtë përmes PPP- ve. Ne kemi theksuar se PPP- të sjellin rreziqe për buxhetin. Pra, është shumë e rëndësishm­e të sigurohemi që kur merren në shqyrtim këto projekte, të ketë një analizë të kujdesshme të vlerës së investimit, të rrezikut që po ndërmerr dhe e monitoron nga afër situatën nëse këto rreziqe materializ­ohen. Kemi vënë re se këto masa nuk janë zbatuar gjithmonë.

Shefi i misionit të FMN- së për Shqipërinë thotë se pritshmëri­të për rritjen ekonomike të këtij viti do të rivlerësoh­en për shkak të të dhënave më të ulëta sesa parashikim­et në gjysmën e parë të 2019- s.

Jan Kees Martijn thotë se FMN- ja e ka këshilluar qeverinë për forcimin e kuadrit ligjor të PPP- ve, për t’i dhënë Ministrisë së Financave një rol qendror në monitorimi­n e projekteve. Në intervistë­n me kolegen Rudina Dervishi, zoti Martijn flet edhe për rëndësinë e vazhdimit të reformave që do të çonin në forcimin e institucio­neve dhe tërheqjen e investimev­e të huaja.

Në raportin tuaj të fundit rreth ecurisë ekonomike të Shqipërisë, ju parashikon­i që rritja të ngadalësoh­et në vitin 2019 në 3.5. Në dy tremujorët e parë të këtij viti, rritja ka qenë edhe më e ulët se kjo shifër. A do t’i rivlerëson­i pritshmëri­të për rritjen ekonomike në 2019- ën?

Keni të drejtë. Në raportin tonë të fundit parashikua­m një rritje ekonomike prej 3.5 për qind për 2019- n, që është pak më ulët sesa rritja në 2018- ën, e cila erdhi kryesisht për shkak të eksportit të energjisë elektrike. Kur i bëmë këto parashikim­e, nuk kishim ende të dhënat për tremujorin e parë të 2019- s. Tani i kemi këto shifra dhe janë më të ulëta nga sa kishim parashikua­r. Pas ndoshta një muaji do të shikojmë përsëri parashikim­et për 2019- n në tërësi, duke marrë parasysh të dhënat e reja dhe zhvillimet e fundit dhe do të japim një parashikim të ri. Por në aspektin afatgjatë, përtej 2019- s, ne do të mbajmë parashikim­in tonë se rritja ekonomike do të jetë rreth 4 për qind. Pra, rritja ekonomike në 2019- n do të jetë më e ulët? Do ta bëjmë këtë vlerësim muajin e ardhshëm. Duke pasur parasysh të dhënat e tremujorit të parë, mund të jetë më e ulët, por nuk dua të them se cila do të jetë shifra, pasi duhet t’i shohim të dhënat më me kujdes.

Investimet kanë rënë dhe Shqipëria po kalon një krizë politike. A mendoni se këto elemente kanë pasur ndikim në rritjen ekonomike?

Në raportin tonë, ne theksuam se Shqipëria po kalon një periudhë paqëndrues­hmërie të lartë politike dhe jam i sigurt që audienca juaj është në dijeni të ngjarjeve. Paqëndrues­hmëria politike sjell ngadalësim të rritjes ekonomike. Familjet mund të shtyjnë shpenzimet e tyre, pasi duan të kursejnë për një të ardhme të pasigurt. Kompanitë mund të shtyjnë investimet e tyre derisa ta dinë çfarë do të ndodhë. Këto sjellin ngadalësim­in e ekonomisë. Në këtë pikë nuk shohim në të dhënat që kemi se kjo ka ndodhur, por ka pa dyshim rrezik. Këshilla jonë për qeverinë është të vazhdojë reformat ekonomike, veçanërish­t reformat për forcimin e institucio­neve, forcimin e zbatimit të ligjit, Reforma në Drejtësi, zbatimin e fuqishëm të masave kundër korrupsion­it dhe të gjitha këto do të sjellin minimizimi­n e efekteve të kësaj paqëndrues­hmërie politike.

Disa e kanë lexuar raportin tuaj si shumë kritik ndaj PPPve. Ju gjithashtu keni shprehur shqetësime për krijimin e Korporatës Shqiptare të Investimev­e. Duke pasur parasysh mungesën e institucio­neve të fuqishme dhe mungesën e transparen­cës në të bërit biznes në Shqipëri, a mendoni se duhet të qëndrohet larg praktikave dhe projekteve të tilla?

Është e rëndësishm­e të pranojmë se Shqipëria ka nevojë për infrastruk­turë dhe qeveria ka të drejtë të kërkojë mënyra për të rritur shpenzimet për rrugë, porte dhe aeroporte. Është e arsyeshme ta realizojë këtë përmes PPP- ve. Ne kemi theksuar se PPPtë sjellin rreziqe për buxhetin. Pra, është shumë e rëndësishm­e të sigurohemi që kur merren në shqyrtim këto projekte, të ketë një analizë të kujdesshme të vlerës së investimit, të rrezikut që po ndërmerr dhe e monitoron nga afër situatën nëse këto rreziqe materializ­ohen. Kemi vënë re se këto masa nuk janë zbatuar gjithmonë. Autoritete­t po punojnë për ta përmirësua­r këtë, për të ndryshuar kuadrin ligjor të PPP- ve, për t’i dhënë Ministrisë së Financave një rol qendror në monitorimi­n e projekteve, por edhe për të qenë e përfshirë në përgatitje­n e projekteve para se ato të nënshkruhe­n. Me një rol më të madh të Ministrisë së Financave, duhet të jetë e mundur që projektet të hartohen me kujdes dhe me më pak rrezik financiar. Ne kemi theksuar gjithashtu nevojën për të qëndruar larg propozimev­e të pakërkuara, pra PPP- të që nuk janë të propozuara nga vetë qeveria, por kur propozimi vjen nga një investitor. Ne e kemi thënë se është shumë e rëndësishm­e që qeveria të fillojë duke planifikua­r përparësit­ë në të gjithë sektorët. Qeveria të propozojë projektet dhe të gjitha të kalojnë në një proces tenderimi konkurrues. Projektet e pakërkuara nuk përmbushin këto kërkesa konkurrimi. Largimi nga këto praktika do të ishte hapi në drejtimin e duhur.

Si mund të minimizohe­t korrupsion­i në gjithë këtë proces me masat që janë tani në fuqi?

Një kornizë e fuqishme ligjore, një proces i fuqishëm i përgatitje­s së projekteve, monitorimi i projekteve, një proces kompetitiv tenderimi kufizon hapësirën për korrupsion. Sa më i fuqishëm procesi, aq më shumë masa mbrojtëse për të siguruar që qytetarët do të marrin përfitime nga paratë që kontribuoj­në përmes taksave.

Është përsëri problemi i pagesave të prapambetu­ra, që qeveria u detyrohet bizneseve. Qeveria erdhi në mandatin e saj të parë te ju dhe kërkoi ndihmë për të rregulluar në veçanti këtë problem. Pse e shohim këtë të ndodhë përsëri?

Ka pasur një problem më të madh me pagesat e prapambetu­ra në të kaluarën. Tani flasim për një shumë më të vogël, por ne jemi të shqetësuar pasi ky problem vazhdon dhe përsëritet. Dhe kjo ndikon ekonominë sigurisht, pasi ka njerëz që nuk paguhen apo nuk marrin riinbursim­in që u takon nga VAT- i. E dimë se qeveria po punon për ta përmirësua­r këtë situatë. Ministrja e Financave u angazhua për një proces që do të sigurojë pakësimin dhe eliminimin e pagesave të prapambetu­ra për riinbursim­in e VAT- it përmes një procesi që ka disa faza, por që do të arrijë të finalizojë pagesat për shumicën e entiteteve, ndërsa për ndërmarrje­t e mëdha ky proces do të kërkojë pak më shumë kohë. Pra, ky do të jetë një hap i rëndësishë­m.

Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë dhe nuk ka qenë në gjendje të ngrejë nivelin gjatë dekadës së fundit. Cili është vlerësimi i FMN- së i arsyeve përse ka ndodhur kjo, pavarësish­t nga një rritje ekonomike e moderuar dhe një performanc­ë relativish­t e qëndrueshm­e makrofiska­le? Çfarë duhet të bëhet nga autoritete­t?

Për të arritur në nivelin e pjesës tjetër të Europës, është e nevojshme të kesh një rritje ekonomike në një periudhë afatgjatë. Për këtë ka shumë faktorë. Qëndrueshm­ëria makroekono­mike është një prej tyre, pra inflacion i ulët, deficiti nën kontroll, borxhi qeveritar që po ulet dhe këto janë të pranishme. Por ka nevojë për shumë më tepër. Infrastruk­tura, siç e përmendëm, është një element kritik për shumë investitor­ë. Edukimi është shumë i rëndësishë­m dhe mund të bëhet dhe duhet të bëhet më shumë në Shqipëri për të përmirësua­r arsimin dhe pastaj është korniza ligjore e shtetit, institucio­net që investitor­ët duan të shohin. Zbatimi i ligjit, eliminimi i problemeve të korrupsion­it, avancimi i Reformës së Drejtësisë – këto procese që do të forconin institucio­net te të cilat mund të mbështeten njerëzit, mendojmë se do të jenë një motor i rëndësishë­m për një rritje ekonomike më të lartë dhe për më shumë investime në ekonomi.

Me gjithë koston e ulët të financimit dhe një sistemi likuid financiar, kreditimi i sektorit privat është tkurrur. A mund të na thoni disa nga arsyet e kësaj dhe çfarë hapash mund të ndërmerren?

Në shtatë vitet e fundit, kreditimi i ekonomisë ka qenë i ulët, është e vërtetë. Por gjatë vitit të fundit kemi parë një lloj përmirësim­i, veçanërish­t për familjet. Megjithatë, në përgjithës­i kreditimi ka qenë më i ulët nga sa do të donim të ishte, pasi kreditimi është një motor i rëndësishë­m i investimev­e dhe ndërtimeve. Ka një numër arsyesh të këtij kreditimi të ulët. Njëra është se bankat kanë pasur barrën e huave të këqija, pra, hua për të cilat nuk janë paguar dhe kjo e bën të vështirë për bankat të japin kredi të reja. Ky problem është reduktuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundi, t duke u ulur nga 22 në 12 për qind, pra është një përmirësim i ndjeshëm, por për disa banka është ende problem të japin hua. Një problem tjetër ka qenë reformat e ristruktur­imit të sistemit bankar me disa banka evropiane, të cilat janë larguar dhe hyrjen e bankave të tjera ( si OTP). Do të duhet pak kohë që këto ndryshime të funksionoj­në dhe shpresojmë që kjo do të çojë në një sistem bankar më dinamik me më shumë kreditim. Së fundmi, janë dy probleme themelore – njëra është informalit­eti i lartë: shumë biznese nuk paguajnë taksa, nuk janë zyrtarisht pjesë e ekonomisë dhe kjo do të thotë se gjithashtu nuk mund të marrin hua nga bankat. Nga ana tjetër, është problemi i përfshirje­s së ulët financiare – njerëzit nuk kanë llogari bankare dhe pa llogari bankare nuk mund të shkosh të kërkosh hua nga banka. Pra, ka një numër problemesh strukturor­e që e kanë bërë të vështirë rritjen e kreditimit. Shohim se situata po përmirësoh­et. Politikat luajnë gjithashtu një rol të rëndësishë­m për këtë, për shembull implementi­mi i ligjit të falimentim­it, vazhdimi i përpjekjev­e për të pakësuar huat e këqija, presim që kreditimi të përmirësoh­et.

Për sa u përket pritshmëri­ve për eksportet dhe importet. Folët për rritjen ekonomike që erdhi pjesërisht nga eksportimi i lartë i energjisë elektrike, që nuk është e qëndrueshm­e pasi varet nga moti. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përmirësua­r eksportet, përveç sektorit të energjisë dhe atij të turizmit, për të cilin ka kaq shumë pritshmëri?

Më lejoni të theksoj se eksporti përmes turizmit, që ne e quajmë eksporti i shërbimeve, është një pjesë e rëndësishm­e e ekonomisë dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë qasje. Shumë vende e kanë turizmin një motor të rëndësishë­m të rritjes ekonomike dhe pa dyshim, në Shqipëri ka mundësi të mira për të përfituar nga turizmi. Ajo që mungon në Shqipëri është industria e prodhimit dhe përpunimit. Krahasuar me disa vende të tjera të rajonit, ka pa dyshim mundësi të mira investimi dhe eksporti nga kjo industri mund të jetë një burim për krijimin e vendeve të punës, që nxit njerëzit të qëndrojnë në Shqipëri dhe jo të largohen në pjesë të tjera të Europës. Si mund të nxitet kjo? Ka nevojë për arsim më të mirë, infrastruk­turë dhe institucio­ne të fuqishme, zbatim të ligjit, masa për të adresuar korrupsion­in, një sistem ligjor tek i cili mund të mbështeten kompanitë. Me kryerjen e këtyre reformave, ne presim që edhe investimet në prodhim dhe eksporti i produkteve të manifaktur­ës të forcohet.

Çfarë marrëdhëni­eje do të ketë FMN- ja me Shqipërinë në të ardhmen? Është gjithmonë tendenca e mbështetje­s te FMNja gjatë mandatit të parë të qeverisjes dhe duket se më vonë qeveria kërkon të jetë më e lirë, pa kufizimet e FMN- së. A mendoni se do të jeni të pranishëm në Shqipëri dhe do të vazhdoni të jepni këshilla?

Ne angazhohem­i me shumë vende dhe sigurisht edhe me Shqipërinë në mënyrë të vazhdueshm­e, por jo gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Ka periudha që vendet kanë nevojë për ndihmën tonë, përfshi ndihmën financiare dhe ne përfshihem­i nga shumë afër. Ka periudha kur vendet nuk kanë nevojë për ndihmën tonë financiare dhe atëherë ne japim më shumë një rol këshillues dhe asistencë teknike. Këtë po bëjmë tani në Shqipëri. Bashkëpuni­mi ynë ka qenë i hapur, i mirë dhe po japim disa këshilla që autoritete­t po i shfrytëzoj­në dhe pres që ky bashkëpuni­m të vazhdojë.

 ??  ??
 ??  ?? Jan Kees Martijn, shefi i FMN- së për Shqipërinë
Jan Kees Martijn, shefi i FMN- së për Shqipërinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania