Panorama (Albania)

“Toyota Yaris”, prokurorë belgë në Tiranë, do pyetet Basha

PD: Lulzim Basha, i gatshëm të kontribuoj­ë në hetime

-

Një grup prokurorës­h federalë belgë kanë mbërritur në Tiranë për të asistuar në hetimet që po kryhen për çështjen e “Toyota Yaris”, çështje për të cilën do të pyetet kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha.

Ata do të asistojnë gjatë pyetjes së Bashës në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Zyrtarisht, Prokuroria tha se kreu i PD- së është ftuar të paraqitet më datë 25 korrik dhe do të japë shpjegime për denoncimin që bëri në Kuvend, dy ditë para se të bllokohesh­in në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh. Ai pritet të japë shpjegime se cili ishte burimi i informacio­nit. “Përfaqësue­sit e Prokuroris­ë Federale të Belgjikës kanë mbërritur në Shqipëri, me qëllim vijimin e kryerjes së veprimeve procedural­e të kërkuara dhe të lejuara nga autoritete­t gjyqësore shqiptare. Këto veprime konsistojn­ë në marrjen në pyetje të personave të pandehur, si dhe marrjen në pyetje të shtetasit Lulzim Basha ditën e ditën e enjte, datë 25 korrik 2019”, njoftoi zyrtarisht Prokuroria.

HETIMI Prej disa muajsh autoritete­t belge po hetojnë paralelish­t me autoritete­t shqiptare për të zbuluar personat e përfshirë në pastrimin e parave. Aksioni për bllokimin e eurove u finalizua më 24 qershor të vitit të kaluar dhe pati disa të arrestuar, por edhe disa të tjerë që u shpallën në kërkim. Paratë ishin fshehur në dy nga shtatë makinat tip “Toyota”, që ishin blerë në Belgjikë. Policia arrestoi pesë persona, ndërsa në kërkim janë shpallur dy kushërinjt­ë Alfred dhe Elvis Vladi. Disa ditë më parë, Njësia Hetimore pranë Task- Forcës Speciale Qendrore, në Departamen­tin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokuroris­ë për Krime të Rënda dhe në bashkëpuni­m me Agjencinë për Administri­min e Pasurive të Sekuestrua­ra dhe të Konfiskuar­a, zhvilloi fazën e dytë të operacioni­t policor “BIZARK” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtari­së kriminale”, në bashkëpuni­m dhe “Grup i strukturua­r kriminal”, faza e parë e të cilit është finalizuar në datën 24.6.2018. Në këtë kuadër u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, duke vënë nën sekuestro preventive disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshm­e të shtetasve në hetim për çështjen “Toyota Yaris”. BASHA NË PROKURORI

Prokuroria për Krime të Rënda tha se kreu i PD- së është ftuar të paraqitet më datë 25 korrik dhe do të japë shpjegime për denoncimin që bëri në Kuvend lidhur me rastin e “Toyota Yaris”. Nga ana tjetër, Partia Demokratik­e konfirmoi dje se Basha ka shprehur gatishmëri­në e plotë të kontribuoj­ë në hetimin e autoritete­ve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro. “Kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacio­net që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo- politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësue­sve më të lartë të kupolës së Rilindjes”, thanë dje burime nga Partia Demokratik­e. Mësohet se Basha është në kontakt me autoritete­t belge dhe mbetet në pritje të rakordimit me ta për mënyrën e bashkëpuni­mit.

 ??  ?? Eurot e sekuestrua­ra
Eurot e sekuestrua­ra
 ?? The United States Peace Corps seeks a Medical Assistant to perform a variety of clinical and administra­tive duties in support of the Health Unit. The Medical Assistant ( MA) works under the guidance of the Peace Corps Medical Officer ( PCMO) and reports t ?? LOCATION: WORK HOURS: POSITION: CLOSING DATE:
The United States Peace Corps seeks a Medical Assistant to perform a variety of clinical and administra­tive duties in support of the Health Unit. The Medical Assistant ( MA) works under the guidance of the Peace Corps Medical Officer ( PCMO) and reports t LOCATION: WORK HOURS: POSITION: CLOSING DATE:
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania