Panorama (Albania)

“Më mbroni nga këto egërsira”, Maks Velo flet në protestë: Ky Teatër duhet të jetojë

Budina: Në qoftë se ndodh edhe një shkëndijë, dijeni se e kanë vënë ATA. Të jemi vigjilentë e të mos përçahemi

- ANILA DEDAJ

“Jo muze! Teatri Kombëtar duhet të jetë i gjallë!”. Maks Velo e tha qartazi mbrëmjen e djeshme gjatë protestave të përditshme që mbahen në mbrojtje të godinës, se Teatri duhet të jetojë, ndërsa muze e arkiva Shqipëria ka dhe e kanë vendin tjetërkund.

“Është teatri më i mirë në Shqipëri! Nuk ka tjetër si ky, mblidheni mendjen”, tha arkitekti. Ndërsa ata që duan të bëjnë krahasime, i ftoi të hedhin sytë nga arTurbina. “Shkoni atje, i shikoni shfaqjet. DO të bindeni se nuk ka teatër si ky. E kam thënë, as i Elbasanit, i Sarandës, Korçës apo Vlorës nuk kanë këto vlera. Ky është një teatër i përsosur”. Velo theksoi se godina ka nevojë për rikonstruk­tim që të forcohet dhe pas një ndërhyrjej­e të tillë, sipas tij Teatri mund të jetojë edhe 100 vjet, bashkë me frymën e të gjithë aktorëve që kanë jetuar atje. “Ky teatër duhet të jetojë. Ai na jep sinjale sikur të ishte një qenie e gjallë, thotë: ‘ Më mbroni nga këto egërsira’. Teatër si ky nuk bëhet më në Shqipëri”, u shpreh Velo. BUDINA: KA PAS NJERËZ

TË FUTUR, DO TA MBROJMË TEATRIN ME

ÇDO MJET Regjisori Edmond Budina, dje në mbrëmje me gjysmë zëri, si pasojë e ditëve ku mbrojtja e Teatrit duhet të ishte verbale dhe fizike, foli për solidarite­tin që kanë shprehur mediat e huaja, por edhe individë të thjeshtë në mbështetje të kauzës. “Janë shprehur me qindra. Asnjë prej tyre nuk thotë që teatri të shembet”. Regjisori theksoi se asnjë intelektua­l e njeri i kulturuar nuk mund t’i lejojë vetes që të thotë se Teatri duhet të shembet. “Bashkohem me Maksin, ky është teatri më i mirë në Shqipëri, ndaj duhet të jetojë dhe ne nuk duhet ta lëmë të vdesë. Nga dita në ditë ne po shtohemi dhe kjo i tmerron ata që ushtrojnë dhunë kundrejt nesh. Prandaj u them të mos ndahemi. Të mos shkëputemi, të mos përçahemi, se ata veprojnë. Veprojnë dhe veprojnë ligsht”, u shpreh ai. Regjisori tha se situata e krijuar kërkon një vigjilencë të fortë sepse në protestë ka individë të futur nga ATA. “Unë kam të dhëna të sakta se ata kanë futur njerëzit e tyre këtu. Prandaj ne duhet të kemi kujdes që të mos ndodhë ndonjë shkëndijë. Por ta dinë se, në qoftë se ndodh një gjë e tillë, shkëndijën e kanë vënë ata. Ne do ta mbrojmë Teatrin me gjak, me çdo mjet”, pohoi Budina.

Regjisori tha dy fjalë edhe sa u përket kolegëve, që shpesh fyejnë ata që mbrojnë godinën. “Ne këtu në këtë shesh nuk kemi fyer asnjë. Se jemi qytetarë dhe jo sharlatanë, ndërsa ata të paguar nga politika. Ju që shkruani e shani kolegët, i quani mediokër, hajdeni e dilni këtu para, kushdo qofshi. Ju të dyve që ju kam dëgjuar, më dilni se ju njoh mirë, s’po jua them emrat, po ju rezervoj sot. Po me ne nuk loz njeri dhe ne nuk jemi minorancë. Në protestë kanë qenë së paku 20 aktorë. Këtu ishte Fitim Makashi, Saimir Kumbaro etj., për të luftuar me trupat e tyre. Ky shesh ka prodhuar shumë qytetari”, tha artisti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania