Panorama (Albania)

Meta apel “tre artistëve” për zgjedhjet më 13 tetor, letër OSBE për krizën

“Zgjedhje të parakohshm­e, në një ditë me zgjedhjet kushtetues­e lokale”

-

Partia Demokratik­e dhe aleatët e saj janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në 13 tetor.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi në një takim me strukturat lokale të PDsë në Sarandë, se demokratët janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhjet kushtetues­e të dekretuara nga Ilir Meta, duke shtuar se në të njëjtën datë duhet të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshm­e. “Vendosmëri të plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re, në një ditë me zgjedhjet kushtetues­e lokale, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën Kryeminist­ër. Dhe me nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë personave që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e shqiptarëv­e, siç e ka mësuar tashmë gjithë bota”, tha kreu i opozitës nga Saranda. Sipas Bashës, procesi i 30 qershorit jo vetëm është nul nga ana kushtetues­e, por edhe ishte një arsye më shumë për të treguar për shqiptarët dhe faktorin ndërkombët­ar se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje. Për aq kohë sa vendi nuk ka akoma një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e, Basha deklaron me bindje se 30 qershori nuk mund të prodhojë një rezultat të ligjshëm. “30 qershori vetëm sa vërtetoi edhe një herë se me Edi Ramën s’mund të ketë një proces normal zgjedhor. Natyrisht që 30 qershori është nul, është nul nga ana kushtetues­e. Me 10 qershor, i vetmi institucio­n që dekreton zgjedhjet, Presidenti i Republikës, e anuloi si datë, caktoi një datë tjetër. I vetmi institucio­n që mund ta gjykojë është Gjykata Kushtetues­e. Ndaj, 30 qershori është nul. Nuk ka prodhuar dhe s’mund të prodhojë asnjë rezultat të ligjshëm”, deklaroi Basha.

ORGANIZIMI Pavarësish­t paligjshmë­rive të konstatuar­a në të gjithë procesin e 30 qershorit, opozita veçon se e gjitha shërbeu për të kuptuar se Partia Demokratik­e dhe aleatët e saj janë shumicë qeverisëse. “Në praninë e OSBE/ ODIHR- it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Në këtë kuadër, përpjekja jonë opozitare jo vetëm që korri një sukses të plotë, por po ashtu bëri një matje shumë më të rëndësishm­e se çdo sondazh. Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishë­m ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Kjo është shumica ‘ Rama ik’”, theksoi kreu i PD në një tjetër takim me demokratët në Himarë. Kryedemokr­ati ka shfrytëzua­r të gjithë periudhën e pushimeve të verës për të organizuar strukturat, në mënyrë që ato të jenë funksional­e për zhvillimet e forta politike që demokratët presin në muajin shtator. Krahas kësaj, PD është duke punuar për programin e saj qeverisës kur të vijë në pushtet. “Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive në jetë vjen nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga qeveria me një grusht klientësh. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërroh­et nga Edi Rama me një grusht biznesmenë­sh grabitqarë, që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri- tjetrin. Deti duhet të ishte burim mirëqenie, burim të ardhurash për të gjithë shqiptarët. Por, tani është vetëm për milionerët”, tha Basha.

 ??  ??
 ??  ?? GJATE VOTIMEVE TE 30 QERSHORIT
GJATE VOTIMEVE TE 30 QERSHORIT
 ??  ?? Basha, dje në Himarë me strukturat e PD
Basha, dje në Himarë me strukturat e PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania