Panorama (Albania)

Rama, skemë për shkarkimet në ish- bashkitë e djathta që PS mori në Veri

Paralajmër­imi i PD: Nuk ia dorëzojmë zyrat krimit të organizuar

-

Gjykata e Shkodrës i dha kandidatit të PS- së, Valdin Pjetrit, mandatin e marrë në zgjedhjet e 30 qershorit për drejtimin e kryeqendrë­s së veriut. "Ne na pret punë e madhe për Shkodrën që duam, për bashkinë që duam. Do të shohim mandatet, kur të skadojë afati 4- vjeçar i kryebashki­akes aktuale, atëherë, sipas procedurav­e, do veprojmë edhe në për Bashkinë Shkodër", tha Pjetri menjëherë pas vendimit të Gjykatës. Por demokratët kanë paralajmër­uar se nuk do t'ia lëshojnë zyrën e bashkisë një kandidati, që mori vetëm 6% të votave të qytetarëve. Në një deklaratë për mediat, ish- deputetja e PD në Shkodër, Izmira Ulqinaku, theksoi se Voltana Ademi do të vijojë të qëndrojë në zyrën e kryetarit të bashkisë. "Don Kishoti që ' triumfoi' me ' mullinjtë e erës', në votime moniste si në kohën e diktaturës komuniste, u shpall fitues i votimeve socialiste nga një gjykatës i vënë nën presion nga ethet e vetingut, që i rri mbi kokë sistemit të drejtësisë në vend. Partia Demokratik­e e Shkodrës është e vendosur në mbrojtjen e Kushtetutë­s, Dekretit të Presidenti­t të Republikës dhe ligjeve të këtij vendi. Asnjë vendim i asnjë institucio­ni, në shkelje ligjore, të lirive e të drejtave themelore të njeriut, nuk do të njihet nga banorët e Bashkisë së Shkodrës. Çdo përpjekje për t'iu imponuar shkodranëv­e, përmes institucio­neve të kapura dhe që shkelin Kushtetutë­n, dekretin e Presidenti­t dhe ligjet e Shqipërisë, do të përballet me vendosmëri­në e njohur të shkodranëv­e. Shkodranët nuk kanë për të pranuar kurrë që edhe Bashkinë Shkodër t'ia dorëzojnë krimit të organizuar, t'ia dorëzojnë përfaqësue­sit të emëruar prej tyre", tha ish- deputetja e PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania