Panorama (Albania)

Ikën Zaganjori, edhe Gjykata e Lartë shkrihet si Kushtetues­ja

Këshilli i Lartë Gjyqësor përzgjedh gjyqtarë të lartë të përkohshëm, i merr nga Apeli i Krimeve të Rënda

-

Njësoj si Gjykata Kushtetues­e, me shkarkimin e Xhezair Zaganjorit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, tashmë u shkri edhe Gjykata e Lartë.

Aktualisht, i vetmi gjyqtar i lartë, edhe pse i ka përfunduar mandati, është Ardian Dvorani, i cili njëkohësis­ht qëndron edhe në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Deri në momentin e emërimit të kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, Dvorani merr kompetenca­t e përkohshme të kryetarit. Sipas një ndryshimi ligjor të vitit 2013, kjo Gjykatë duhet të ketë 19 anëtarë. Përpara nisjes së procesit të vetingut, 5 nga gjyqtarët e lartë dhanë dorëheqjen, pasi kishin mbushur vitet e mandatit në detyrë, ndonëse ligji parashikon se ata mund të qëndrojnë deri në momentin e zëvendësim­it, ashtu sikurse është rasti i Ardian Dvoranit. Këtij të fundit, mandati i ka përfunduar në vitin 2014, megjithatë po qëndron në këtë detyrë derisa të zëvendësoh­et. Mes 9 anëtarëve të mbetur, vetëm 4 prej tyre i rezistuan fazës së parë të vetingut, deri me shkarkimin fillimisht të Edmond Islamajt, ndërsa dje edhe kryetari i Gjykatës, Xhezair Zaganjori. Të vetmit që kaluan me sukses vetingun ishin Mehdi Bici, që u largua pasi u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ardian Dvorani, i cili aktualisht është në krye të KED- it. SHKARKIMI I ZAGANJORIT Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, u shkarkua dje nga detyra, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Më 24 korrik të vitit 2018, Zaganjori e kishte kaluar procesin e vetingut, duke u rikonfirmu­ar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. Atë kohë, KPK- ja vlerësoi se kreu i Gjykatës së Lartë pati bërë deklarime të pasakta të pasurisë dhe kontrata fiktive, por ai u mbrojt duke thënë se kontratat ishin formale për pronën dhe brenda ligjit. Megjithatë, KPK- ja e konfirmoi në detyrë, vendim që u kundërshtu­a nga Komisioner­i Publik, i cili e ankimoi çështjen në KPA. Dje Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e tij, duke dhënë edhe argumentet. Në momentin që KPA- ja dha vendimin, Zaganjori nuk ishte i pranueshëm në sallë. Sipas KPA- së, kryetari i Gjykatës së Lartë nuk mbulon pasurinë me burime të ligjshme dhe ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë. Në lidhje me shpenzimet e shkollimit të fëmijëve të tij jashtë shtetit, gjyqtari nuk justifikon shumën e shpenzimev­e. GJYQTARET E PERKOHSHEM Prej afro një viti, Gjykata e Lartë praktikish­t ka qenë jashtë funksionit, duke kryer vetëm detyrimet emergjente për raste ekstradime­sh dhe transferim­esh jashtë vendit. Prej disa muajsh nuk mund të kryente dot më as këto funksione, pasi trupa nuk mund të formohej. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të reagojë ndaj kërkesës së drejtuar nga Gjykata e Lartë për caktimin e gjyqtarëve për të gjykuar 4 çështje, që kanë të bëjnë me ekstradimi­n e shtetasve shqiptarë për në vendet e tjera. Sipas shortit të organizuar në mbledhjen e Këshillit, u caktuan për të gjykuar pranë Gjykatës së Lartë dy gjyqtarë të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Albana Boksi dhe Sokol Binaj. Këta do të plotësojnë trupën gjyqësore, e cila do të gjykojë çështjet e ekstradime­ve.

 ??  ?? Dje, gjatë shortit në KLGJ
Dje, gjatë shortit në KLGJ
 ??  ?? Xhezair Zaganjori
Xhezair Zaganjori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania