Panorama (Albania)

Vasili, ndryshe nga PD: Ulemi me Ramën për t’i dhënë fund krizës

-

Nënkryetar­i i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shprehet i gatshëm të ulet në një tryezë dialogu me Edi Ramën. Sipas numrit dy të LSIsë, opozita nuk e përjashton kreun e PS- së nga tryeza e diskutimit për të zgjidhur krizën e thellë politike që po kalon vendi. “Edi Rama është kryetar i Partisë Socialiste dhe kriza do të zgjidhet mes opozitës dhe PS- së. Unë shpreh vullnetin tim që zgjidhja të marrë fund sepse pasojat e krizës i vuan Shqipëria dhe ekonomia e saj. Duhet rikthim i shtetit ligjor. Kriza e zgjatur del jashtë kontrollit dhe të dëmtuarit janë gjithmonë qytetarët”, tha Vasili për “A2 CNN”. Nënkryetar­i i LSI- së theksoi se kjo nuk përbën një ndarje pikëpamjes­h me Partinë Demokratik­e: “Me PD- në nuk kemi pasur asnjë ndarje për çështje të mëdha të karakterit parimor. Mendojmë njëlloj që kriza duhet zgjidhur, ndërmjetës­imi ndërkombët­ar është i mirëpritur dhe në 13 tetor të shkojmë të mbajmë zgjedhje dhe t’i heqim damkën e votimeve vendit tonë”, theksoi nënkryetar­i i LSI- së. Sipas Vasilit, zgjedhjet në Shqipëri e kanë një datë të caktuar nga Presidenti: 13 tetorin. “Duhet të hapen procedurat e zgjedhjeve të 13 tetorit. Vetëm Rilindja e Edi Ramës po i kundërshto­n dekretet e Presidenti­t. Meqë nuk kemi Gjykatë Kushtetues­e, ( Rama) le të ndjekë procedurat për zgjedhjet e ligjshme dhe më pas të ankohet në Gjykatën Kushtetues­e. Edhe nuk është ankuar dhe kërkon të rrëmbejë pushtetin në tavolinë me votime pa zgjedhje. Siç regjistroi ankim Presidenti për teatrin, edhe Edi Rama të ankohet”, deklaroi Vasili.

 ??  ?? Petrit Vasili
Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania