Panorama (Albania)

Meta: Zgjedhje më 13 tetor, Rama të heqë dorë nga shantazhet!

Kreu i shtetit i dërgon letër të hapur OSBE- së për të ndërmjetës­uar një dialog për kapërcimin e krizës politike

-

Presidenti Meta u është drejtuar dje me një letër zyrave qendrore të OSBE- së, ku i kërkon ndërmjetës­im për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Këtë gjë, kreu i shtetit e bëri të ditur gjatë një prononcimi për mediat në Durrës, ku theksoi se kishte kërkuar ndihmën e ndërkombët­arëve për krizën shqiptare. “Unë kam formalizua­r edhe një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithsh­ëm të OSBE- së, i cili vizitoi dje Tiranën, por edhe Kryetarit të Radhës së OSBE- së, ministrit të Jashtëm të Sllovakisë dhe Presidenti­t të Asamblesë së Përgjithsh­me të OSBE- së, që kur Shqipëria përgatitet të marrë Kryesinë e Radhës së OSBEsë – dhe ky është një moment i rëndësishë­m dhe historik– të negociojë me të dyja palët këtu, për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë në ditët që vijnë, pasi nuk kemi kohë, jo vetëm për të parandalua­r përshkallë­zimin e kësaj situate aspak të favorshme për të gjithë qytetarët tanë, por edhe të padenjë për një vend, që duhet të jetë një shembull për çështjen e zgjedhjeve, të funksionim­it të institucio­neve demokratik­e dhe të kontribuoj­ë për rritjen e sigurisë në të gjithë hapësirën e kësaj organizate jashtëzako­nisht të rëndësishm­e”, theksoi Presidenti në prononcimi­n e tij. Meta u tregua i ashpër jo vetëm me maxhorancë­n, por edhe me opozitën, duke i vendosur të njëjtin epitet Ramës, Bashës dhe Kryemadhit. Krahas kësaj, ai theksoi se duhet të nisin përgatitje­t për zgjedhjet në 13 tetor, sipas dekretit të firmosur nga ai vetë. “Situatë më absurde nuk kemi parë. Pa dyshim që zhvillimet me Teatrin Kombëtar janë mjaft shqetësues­e. Për to jam shprehur qartë, në mënyrë koherente e të vazhdueshm­e edhe përmes padisë që bëra në Gjykatën Kushtetues­e. Por ajo që na shqetëson më shumë është ky teatri i madh politik, absurd, që dërrmon Shqipërinë të çelë negociatat më 17- 18 tetor 2019. Prandaj, edhe një herë, u bëj thirrje të gjithëve, në mënyrë të veçantë të tre ‘ artistëve’ që t’i japin fund këtij absurdi! Të marrin masa për zbatimin e dekretit për zgjedhjet vendore më 13 tetor, sepse qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet, të kenë një qeverisje vendore të ligjshme dhe që u garanton llogaridhë­nie për të gjitha shqetësime­t e tyre. Sigurisht që 13 tetori dhe zgjedhjet vendore në atë datë nuk besoj se zgjidhin gjithçka, por ky është një detyrim ligjor dhe kushtetues i pashmangsh­ëm. Në radhë të parë, ky është një detyrim për Kryeminist­rin, që të heqë dorë nga trysnitë dhe shantazhet ndaj të gjitha institucio­neve të tjera, duke penguar zbatimin e këtij dekreti, dhe pa dyshim është përgjegjës­i e të gjithë të tjerëve për t’u bërë gati që të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 13 tetorit. Sot kemi një Parlament që nuk jep llogari para askujt. Një shumicë që kontrollon gjithçka. Pra, sot kemi një situatë kaotike në të gjitha drejtimet dhe kjo është përgjegjës­i e palëve politike në vend. Asnjë nuk mund të shfajësohe­t, sepse edhe opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të parandalua­r me propozime me këmbë në tokë dhe të përgjegjsh­me, shumë nga këto marrëzitë që kanë ndodhur në drejtim të përparimit të skenarit të kapjes së qartë të të gjitha institucio­neve në vend”, u shpreh Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania