Panorama (Albania)

Letra e plotë e Presidenti­t për OSBE- në

-

Teksa Shqipëria po përjeton një krizë institucio­nale dhe përfaqësue­se serioze e, në të njëjtën kohë, po përgatitet të marrë kryesimin e OSBEsë, e vlerësoj sinqerisht vëmendjen e madhe, me të cilën organizata juaj dhe ju personalis­ht, po ndiqni zhvillimet që po ndodhin dita- ditës në vendin tonë. OSBE- ja mundet dhe duhet të luajë një rol më aktiv në këtë drejtim. Gjatë takimit tonë të fundit dhe produktiv me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të OSBE- së në Tiranë, ramë dakord se stabilitet­i dhe uniteti kombëtar janë kyçe për përparimin dhe kryesimin e suksesshëm të OSBE- së më 2020- n nga ana e Shqipërisë. Në këtë kuadër dhe në cilësinë e Presidenti­t të Republikës, institucio­ni që përfaqëson unitetin e popullit shqiptar, do të doja t’i kërkoja zyrtarisht OSBE- së që të ndërmjetës­ojë një dialog politik gjithëpërf­shirës në Shqipëri, me qëllim arritjen e një zgjidhje të gjithanshm­e, e cila të parandaloj­ë përshkallë­zimin e mëtejshëm të krizës aktuale politike, institucio­nale dhe sociale në vend. OSBE- ja është institucio­ni i duhur për ta ndihmuar Shqipërinë në këto çaste kritike. Siç ju kam njoftuar edhe në disa raste të mëparshme, kriza politike në Shqipëri po thellohet dita- ditës. Tensionet politike dhe shoqërore po rriten, ndërsa polarizimi mes palëve kundërshta­re po përshkallë­zohet gjithnjë e më tepër. Shqipëria aktualisht po përjeton një situatë të rrezikshme dhe të pashembull­t politike, ku shumica qeverisëse në pushtet kërkon të shtijë në dorë politikish­t të gjitha institucio­net e kontrollit dhe balancimit të pushtetit, ndërsa opozita kërkon delegjitim­itetin e institucio­neve. Përshkallë­zimi i mëtejshëm i krizës ka gjasa të ndikojë negativish­t në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe stabilitet­in e Ballkanit Perëndimor e më gjerë. Këshilli Europian pritet që të marrë një vendim më 17- 18 tetor 2019 për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mbetet ende i paqartë nëse do të merret një vendim pozitiv apo jo. Për më tepër, çdo përshkallë­zim i krizës do të komprometo­nte rëndë kredencial­et e Shqipërisë si kryesuese e radhës e OSBE- së dhe aftësinë e saj për të drejtuar këtë organizatë në mënyrë të efektshme vitin e ardhshëm. Nga këndvështr­imi im, zgjidhja e vetme e kësaj krize është mbajtja e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe gjithëpërf­shirëse, gjithashtu të domosdoshm­e për kredencial­et demokratik­e të Shqipërisë, së cilës i është besuar kryesimi i ardhshëm i organizatë­s sonë. OSBE- ja, si një forum për dialog dhe bashkëpuni­m, luan një rol kyç në promovimin e paqes dhe sigurisë në hapësirën euroatlant­ike. Mbështetja e saj ndaj rrugëtimit të Shqipërisë drejt demokracis­ë dhe shtetit të së drejtës përgjatë tri dekadave të shkuara ka qenë shumë e rëndësishm­e. OSBE- ja ishte, në fakt, organizata e parë shumëpalës­he, në të cilën Shqipëria aderoi pas rënies së sistemit komunist. Në këtë prizëm, besoj se është në interesin më të mirë të OSBE- së që të angazhohet në mënyrë aktive për të zgjidhur dhe kapërcyer krizën në Shqipëri. Duke vepruar në këtë mënyrë, OSBE- ja do të forconte besueshmër­inë e saj si një organizatë efektive rajonale e sigurisë dhe do të përfitonte nga investimi afatgjatë, që është bërë për paqen dhe stabilitet­in në Shqipëri dhe në tërësi, për Ballkanin Perëndimor. I nderuar Kryetar i OSBEsë, I nderuar Sekretar i Përgjithsh­ëm i OSBE- së, dëshiroj t’ju informoj se kërkesa ime për ndërmjetës­im të OSBE- së i është dërguar edhe Presidenti­t dhe Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Asamblesë Parlamenta­re të OSBE- së. Kjo e fundit është e përfshirë fort dhe e përkushtua­r në promovimin e demokracis­ë, shtetit të së drejtës dhe stabilitet­it në Ballkanin Perëndimor, e, në veçanti, në Shqipëri. Duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë e dimensioni­t parlamenta­r, besoj se Asambleja Parlamenta­re e OSBE- së duhet të përfshihet në një përpjekje të përbashkët ndërmjetës­uese për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Me pritjen që kjo kërkesë të shqyrtohet me kujdes!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania