Panorama (Albania)

Rama e quan Teatrin “stallë”, për shembjen përdor artistët

-

Kryeminist­ri Edi Rama vijon të flasë për Teatrin Kombëtar edhe përmes rrjeteve sociale. Duke qenë se në asnjë rast artistëve nuk u jepet alternativ­e “edhe për një teatër” të ri, disa janë ‘ zënë në grackë’ për të mos i humbur brezit të ri mundësinë e një teatri modern. Çdo frazë e thënë apo e shkruar nga artistë e intelektua­lë që mund të favorizojë shembjen, ose të krijojë një ide të tillë, postohet së fundmi në murin e tij. Sigurisht që ndërsa godinën aktuale e quan ‘ stallë’, një rast i tillë shërben së paku edhe për të kujtuar vlerat e figurave si përkthyesi Jusuf Vrioni, i ndarë nga jeta 18 vite më parë. Rama ka sjellë në vëmendje një intervistë të diplomatit dhënë disa vite më parë, ku Vrioni tregon për një vilë të vjetër, të gjendur midis Kaprit dhe Anakaprit të Italisë, realizuar me materiale të dobëta, të njëjtat sipas tij me të cilat është ndërtuar Teatri Kombëtar e që mund të shkonin deri në 25 vjet. Përkthyesi i Kadaresë thekson se edhe pse e ndan preokupimi­n e artistëve të Teatrit, ajo ndërtesë duhet rrëzuar për sa i përket anës teknike. Rama ka publikuar gjithashtu qëndrimin e aktores Drita Haxhiraj, e cila më herët është shprehur për kushtet e vështira, në të cilat kanë punuar në Teatër. “Në atë godinë ruajmë kujtime të hidhura edhe të ëmbla. Godina është shumë e shtrenjtë për ne, është ‘ Jerusalemi ynë’, siç ka thënë edhe Robert Ndrenika. Por duhet t’ju them se gjendja e saj fizike është e rëndë. Kur ne futeshim poshtë skenës për të kaluar në anën tjetër, atje kishte lagështirë dhe myk. Aty janë sëmurur shumë aktorë”, është shprehur aktorja duke theksuar nevojën për një teatër të ri modern, jo për të kaluar radhën apo për të përfituar ndonjë tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania