Panorama (Albania)

Kalojnë vetingun kandidati i SPAK e gjyqtari i Gjirokastr­ës

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it konfirmoi dje në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Klodian Braho, i përzgjedhu­r nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë si kandidat për anëtar të SPAK- ut. Ai është radhitur i gjashti sipas pikëzimit në listën e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë për Prokurorin­ë e Posaçme Antikorrup­sion. Braho rezultoi se kishte pasuri të justifikua­ra, aftësi profesiona­le të larta dhe figurë të pastër sipas raportit të DSIK- ut, pa asnjë kontakt me botën e krimit. Por që vendimi të jetë i formës së prerë, duhet pritur edhe veprimi i Komisionie­rit Publik nëse ai do ta ankimojë ose jo në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Po kështu, edhe Ramiz Lala, kryetar i Gjykatës Administra­tive Gjirokastë­r, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. Trupa gjykuese për Lalën përbëhej nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Pamela Qirko, duke marrë vendimin për ta konfirmuar në detyrë, që do të thotë se nuk i kanë gjetur probleme me pasurinë, profesiona­lizmin dhe integritet­in. Lala u emërua kryetar i Gjykatës Administra­tive të Gjirokastr­ës në tetor të vitit 2013 dhe vazhdon të mbajë të njëjtin post prej gati 6 vitesh. Ndërsa Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë edhe gjyqtaren e Apelit për Krime të Rënda, Nertina Kosova. Katër muaj më parë, Komisionie­ri Publik ankimoi vendimin e KPK- së me argumentin se nuk ka bërë hetim të plotë për gjyqtaren, por pas provave të paraqitura ka kërkuar lënien në detyrë të saj. Gjyqtarja Nertina Kosova e kaloi vetingun më 17 korrik të vitit 2018. KPK- ja në relacionin për Kosovën doli në përfundimi­n se gjyqtarja nuk kishte fshehur pasurinë, ishte e aftë profesiona­lisht dhe nuk kishte lidhje me persona të lidhur me krimin.

 ??  ?? Klodian Braho në KPK
Klodian Braho në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania