Panorama (Albania)

Qëlloi veten me pistoletë, familjarët: S’kishte probleme

Ende s’dihet shkaku që e shtyu 27- vjeçarin në vetëflijim

-

BULQIZE – I jep fund jetës duke qëlluar vetën në kokë, mister rrethanat. Një 27- vjeçar ka qëlluar veten me pistoletë në banesën e tij, në momentin kur nuk kishte asnjë person tjetër në shtëpi. Familjarët pasi dëgjuan krismën shkuan në banesë, ku e gjetën të mbuluar në gjak. Menjëherë 27- vjeçari u transportu­a për në Spitalin Rajonal të Bulqizës, në gjendje kritike për jetën. Pas mbërritjes në spital, mjekët konstatuan se i riu kishte ndërruar jetë dhe se nuk mund të bënin asgjë për ta rikthyer. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në Shupenzë, ndërkohë që deri tani nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të riun drejt vetëvrasje­s. “Në Njësinë Administra­tive Shupenzë, rreth orës 17: 30, në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagos­ur me armë zjarri shtetasi E. T., rreth 27 vjeç. I plagosuri është transportu­ar në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarj­e për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, bëhet e ditur nga Policia. Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes ka marrë në pyetje familjarët e 27- vjeçarit, për të mësuar më shumë mbi atë që ka ndodhur. Të afërmit e të riut kanë deklaruar para oficerëve të Policisë se tragjedia u ka ardhur edhe atyre në mënyrë të papritur. Familjarët e viktimës shprehen se 27- vjeçari nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim para tyre. Gjithashtu, sipas tyre, ai nuk vuante as nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë Policia ka ngritur dy pista hetimore, ku kryesorja është ajo e vetëvrasje­s për shkak të gjendjes depresive. Pavarësish­t se i riu nuk ka shfaqur shenja të dukshme, ai mund të ketë vuajtur nga depresioni, që e ka shtyrë drejt vetëflijim­it. Nga ana tjetër, nuk përjashtoh­et mundësia që i riu të ketë qëlluar veten me pistoletë për shkak të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur me familjarët, apo nga ndonjë histori e dështuar dashurie. a. l

 ??  ?? Spitali i Bulqizës
Spitali i Bulqizës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania