Panorama (Albania)

Vrau vajzën, 49- vjeçari del para Gjykatës, avokati: Do të kërkojmë lirimin

Sabrina Lekaj u ankohej shpesh shoqeve për marrëdhëni­en e vështirë që kishte me prindërit: Nëna më quan të përdalë

-

Petrit Lekaj, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, ka dalë para Gjykatës. 49vjeçari dëgjoi akuzën e Gjykatës i shtrirë në spital.

Gjykata e Adelaides e cilëson atë autor të vrasjes me thikë të Sabrina Lekaj, 20 vjeçe. Pavarësish­t akuzës së rëndë, avokati i tij tha se mund të kërkojnë lirimin me kusht pas disa javësh, pasi të jetë shëruar nga plagët që i shkaktoi vetes me thikë. Petrit Lekaj u shfaq në Gjykatë përmes telefonit, ndërsa qëndronte në spital i ruajtur nga Policia. 49vjeçari do të qëndrojë në arrest me burg deri në daljen e dytë para Gjykatës.

“Në javët e ardhshme mund të kërkojmë lirim me kusht, kjo do të varet nga gjendja shëndetëso­re”, tha avokati Ben Sale.

Sabrina Lekaj u gjet e vdekur në makinën e saj “Mercedes Benz”, në ulësen e pasagjerit, vetëm 250 metra larg banesës, ndërsa babai i saj në ulësen e shoferit ishte me plagë në bark. 20- vjeçarja, sipas shoqeve të saj, kishte një marrëdhëni­e të vështirë me prindërit. Vetëm pak orë para incidentit tronditës, Sabrina u kishte treguar mikeshave se sa e vështirë ishte për të jeta brenda katër mureve të shtëpisë.

20- vjeçarja dyshohet se ka pasur një debat të fortë me të atin për shkak se kishte kaluar natën në shtëpinë e shoqes së saj. Në kushte të rënduara psikologji­ke, ai dyshohet se e ka goditur atë disa herë me thikë, duke i marrë jetën. Më pas ka tentuar që të vrasë edhe veten me thikë, duke shkaktuar në trupin e tij disa plagë në stomak. 49- vjeçari do të qëndrojë në burg, ndërsa dalja e ardhshme para Gjykatës pritet të jetë në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas avokatit të tij mbrojtës, deri para kësaj periudhe nuk do të ketë kërkesë për lirim me garanci pasurore. Sabrina ishte një studente për Mjekësi, ndërsa ka studiuar edhe për piano. “Ajo ishte një vajzë shumë e dashur, vinte të tjerët para vetes së saj. Ishte shumë, shumë e zgjuar, kishte notat më të larta të mundshme. Kam qenë gjithnjë krenare për të sepse ishte e talentuar dhe e jashtëzako­nshme. Gjithmonë nuk mjaftohej me kaq, duke thënë ‘ mund të jap më shumë, do të bëhem më e mirë’. Ishte më e mira”, thotë një prej shoqeve të saj, Jana Fandi.

Fqinjët e familjes shqiptare me origjinë nga Shkodra kanë deklaruar për mediat se Policia kishte shkuar në banesën e çiftit Lekaj pak para se të ndodhte tragjedia. Por Policia ka refuzuar të japë informacio­n për natyrën e vizitës së tyre në banesën e familjes.

NGJARJA Sabrina Lekaj u ishte ankuar shoqeve për prindërit e saj kohët e fundit. Në mesazhet që mikeshat e shqiptares kanë treguar, Sabrina shprehet se ishte e trishtuar për jetën e saj brenda katër mureve në Adelaide, ku jetonte bashkë me prindërit, Petrit dhe Romina Lekaj, dhe vëllain e vogël. Po ashtu, ajo u tregon shoqeve të ngushta se prindërit e kanë quajtur të përdalë dhe se ndihet nën presion për të shkuar në universite­t.

Sabrina shpesh u kishte folur shokëve për marrëdhëni­en e paqëndrues­hme me prindërit dhe herë pas here ata kishin debate. Për këtë arsye, ajo nuk dëshironte që të jetonte më në një çati me ta. “Vetëm qaj. Isha vërtet shumë e mërzitur sepse mami më quan gjithmonë kurvë”, thuhet në një prej mesazheve që 20- vjeçarja ka shkëmbyer me mikeshat e saj në rrjetet sociale. Ndërsa në një mesazh tjetër që ajo i shkruan një shoqeje, e këshillon që të mos e nisë universite­tin, pasi është një “kurth”. Me këtë ajo i referohet pamundësis­ë për t’u larguar nga shtëpia e prindërve kur je duke studiuar. Prindërit e 20- vjeçares kanë emigruar disa vite më parë nga Shkodra për në Australi, ku punojnë si zhvillues të pronave të paluajtshm­e. Së fundmi, ata kishin shitur një shtëpi me tri dhoma gjumi për 590 mijë dollarë. Miqtë e viktimës tregojnë se ata nuk i kishin takuar kurrë prindërit e Sabrinës dhe se nuk ishin lejuar asnjëherë që të flinin në shtëpinë e saj. Ato thonë gjithashtu se prindërit i kishin ndaluar 20- vjeçares që të kishte të dashur apo të fliste natën në telefon, kur duhej të studionte. Sabrina e kaloi natën e fundit të jetës së saj bashkë me Valstar, në një festë në lokalin e tyre të preferuar në Adelaide, të quajtur “The Dog and Duck”. Ato kishin dalë për të festuar përfundimi­n e sezoneve të provimeve. Sabrina sapo kishte marrë përgjigje pozitive për pranimin në Universite­tin e Jugut në Australi, pasi ishte një prej studenteve më të shkëlqyera, me mesatare 9.9. Pas kthimit nga festa, Sabrina qëndroi te shtëpia e shoqes deri në orën 13: 00 të pasdites së të shtunës. Kur kishte hipur në makinën e saj për të shkuar në shtëpi, i kishte thënë shoqes se do t’i shkruante sapo të mbërrinte atje.

 ??  ?? Viktima Sabrina Lekaj me të ëmën
Viktima Sabrina Lekaj me të ëmën
 ??  ?? I akuzuar për vrasje, Petrit Lekaj
I akuzuar për vrasje, Petrit Lekaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania