Panorama (Albania)

Tërhoqën para nga ATM- të me karta të klonuara, 2 rumunë në pranga

-

Policia shqiptare finalizoi dje operacioni­n e koduar "Credit Card Fraud", në fushën e krimit kibernetik, duke vënë në pranga dy shtetas rumunë dhe një tjetër u procedua në gjendje të lirë. Gjatë operacioni­t që u finalizua në afërsi të Qafë Thanës, Policia sekuestroi karta krediti të klonuara dhe pajisje të tjera që shërbenin për klonimin e kartave. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë dje se Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuteri­ke në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë nën drejtimin e Prokuroris­ë së Tiranë, finalizoi operacioni­n policor "Credit Card Fraud", në funksion të procedimit penal të vitit 2019, për kryerjen e veprës penale "Mashtrimi kompjuteri­k", i ndjekur me metoda speciale të hetimit. Si rezultat i operacioni­t u bë arrestimi i shtetasve me iniciale A. B., 37 vjeç, banues në Rumani; C. M., 41 vjeç, banues në Rumani; si dhe u procedua penalisht L. C., 38 vjeç, po ashtu lindur dhe banues në Rumani. Policia tha se shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kriminale të paligjshme, duke tërhequr para nga bankomate të një banke të nivelit të dytë, me karta të klonuara. Burime zyrtare pohuan dje se në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë, një bankë shqiptare e nivelit të dytë ka bërë kallëzim penal se në ATM- të e saj, persona të paidentifi­kuar kanë përdorur 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe. Departamen­ti i kartave informon se procesori i tyre ka dhënë alarm për disa veprime të dyshimta të kryera në ATM- të e kësaj banke. Nisur nga kallëzimi i bërë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuteri­ke në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë regjistroi në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë procedimin penal, që u ndoq me metoda speciale të hetimit për dy javë. "Si rezultat i veprimeve të kryera, këqyrjes së pamjeve filmike dhe sistemit të hyrje- daljeve, u identifiku­an dy persona dhe në bashkëpuni­m me Policinë Kufitare në Qafë- Thanë u bllokuan dhe u shoqëruan së bashku me shoferin e mjetit, me të cilin ata qarkulloni­n. Nga veprimet hetimore u arrestuan shtetasit A. B. dhe C. M., ndërsa shtetasi L. C. u procedua penalisht në gjendje të lirë. Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve, u gjendën dhe u sekuestrua­n 3 telefona, 8 karta të ndryshme bankare, një sasi parash, pajisje për shkrues kartash magnetike dhe një laptop", tha zyrtarisht Policia.

 ??  ?? Provat që iu sekuestrua­n shtetasve rumunë
Provat që iu sekuestrua­n shtetasve rumunë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania