Panorama (Albania)

Tentoi të korruptont­e policin, arrestohet i riu nga Shkodra

-

LEZHE - Një 22- vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi tentoi t’i ofronte ryshfet një punonjësi të Policisë Rrugore në Lezhë. Në pranga ra i riu me iniciale B. P., banues në Vig, Shkodër. Ai tentoi të korruptont­e punonjësin e Policisë Rrugore në aksin rrugor Thumanë- Milot, me qëllim shmangien e pezullimit të lejes së drejtimit të automjetit. 22- vjeçari, në momentin e ndalimit nga Policia Rrugore, mësohet se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësis­ë. Pas konstatimi­t me radar, i riu, në momentin që është përballur me punonjësin e Policisë, ka tentuar që të shmangë pezullimin e patentës, duke i ofruar para. Bashkë me dokumentac­ionin e makinës që iu kërkua për verifikim, 22vjeçari, mes tyre, kishte futur dhe një kartëmoned­hë prej 1 mijë lekësh të rinj. “B. P., 22- vjeç, banues në Vig, Shkodër, në aksin rrugor Thumanë - Milot, ka shkelur rregullat e qarkullimi­t rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësis­ë, konstatuar nga agjenti verifikues me radar dhe gjatë momentit të ndalimit, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentac­ionin një kartëmoned­hë të prerjes 1000 lekë, me qëllim shmangien e masës administra­tiv”, bëhet e ditur nga Policia. E gjithë kjo është regjistrua­r nga kamerat që punonjësit e Policisë Rrugore kanë të instaluara në trup, duke bërë që i riu nga Shkodra të arrestohet në kushtet e flagrancës për veprën penale “Korrupsion­i aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe çështja tashmë i ka kaluar Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. e. h.

 ??  ?? Paratë që 22- vjeçari i ofroi Policit
Paratë që 22- vjeçari i ofroi Policit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania