Panorama (Albania)

Sakatoi kunatën me sëpatë, kapet në Tiranë 62- vjeçari

Fshihej në kryeqytet. Sherri mes dy familjeve për shkak të rrugës

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Sakatoi kunatën në Durrës, duke i thyer gjymtyrët dhe brinjët, kapet pas 1 viti në kryeqytet 62vjeçari nga Armatha.

Bie në prangat e Policisë Medi Koleci, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare, mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpuni­m. Policia e Durrësit bëri me dije se: “Nga Shërbimet e Policisë së Postës Manëz, Durrës, në bashkëpuni­m me Shërbimet e Policisë së Komisariat­it Nr. 3 Tiranë, në rrugën ‘ Jordan Misja’, Tiranë, është kapur dhe ndaluar shtetasi Medi Koleci, 62 vjeç, banues në fshatin Armath, Durrës”. Koleci, në vitin 2018, në fshatin Armath, Durrës, në bashkëpuni­m me dy djemtë e tij, ka goditur me mjete të forta ( sëpatë) kunatën e tij, Qefsere Koleci, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën. Shkak për këtë konflikt është bërë një mosmarrëve­shje mes dy familjeve për një pronë, që e pretendoni­n të dyja palët. Në ngarkim të Medi Kolecit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 20.10.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare, e mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpuni­m. Gjykata e vendosi në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi Medi Koleci ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Ai jetonte në kryeqytet, me qëllim shmangien e arrestimit. Por, me ndihmën e Policisë së Tiranës u bë e mundur zbulimi i vendndodhj­es dhe arrestimi i tij. Tashmë, ai do të përballet me akuzën “Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare e mbetur në tentativë”. Zanafilla e konfliktit mes dy familjeve Koleci ( vëllezër) kishte të bënte më një rrugë që kalonte në një pjesë toke, që Medi Koleci pretendont­e se i përkiste atij. Dy familjet Koleci kanë banesat ngjitur në Manëz të Durrësit dhe kanë pasur një konflikt pronësie për një rrugë. Për rreth 20 vite, familja e Medi Kolecit kishte mbjellë ullishte në një rrugë që lidhej me banesën e 55vjeçares së plagosur. Për shkak se kishte bllokuar pronën, një ditë para plagosjes, forcat e INUK Durrës shkuan për të prishur ullishten e 62- vjeçarit Medi Koleci dhe për të hapur rrugën. Ai kundërshto­i forcat e INUK dhe të Policisë, dhe u shoqërua në komisariat ku qëndroi gjithë natën. Pasi doli nga qelia, Medi Koleci shkoi në banesën e tij dhe rreth orës 08: 30 u konfliktua MUAJ ka zgjatur arratia e Medi Kolecit, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. 62vjeçari u arrestua në kryeqytet në rrugën “Jorgan Misja”, pasi ishte shpallur në kërkim që prej tetorit të vitit të kaluar. me kunatën, Qefsere Koleci. Me ndihmën edhe të djemve, ai dhunoi 55- vjeçaren, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe në trup. Konflikti buron, pikërisht nga prona e mbjellë me ullishte nga ana e 62- vjeçarit, e cila bllokonte rrugën e banesës së kunatës së tij. Gjykata e kishte cilësuar të paligjshme mbjelljen e tokës me ullishte nga Medi Koleci, duke i dhënë të drejtë Qefsere Kolecit.

 ??  ?? Kunata e dhunuar nga 62- vjeçari, Koleci
Kunata e dhunuar nga 62- vjeçari, Koleci
 ??  ?? Roja bregdetare, Mikele Kushova
Roja bregdetare, Mikele Kushova

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania