Panorama (Albania)

Ilda Bejleri mund të lërë punën pas debateve me Dritan Shakohoxhë­n, por ja si e mbronte ai kur e kritikoi Mustafa Nano

-

Një nga lajmet që po qarkullon kohët e fundit është se Ilda Bejleri, prej 11 vitesh gazetare sportive, pas përplasjev­e me Dritan Shakohoxhë­n po mendon seriozisht të largohet nga ky institucio­n. Kjo media sportive duket se do të humbë kështu një nga gazetaret më të përgatitur­a dhe të dashura nga publiku. Ilda Bejleri njihet si një nga femrat më influente në ekranet sportive dhe rrjetet sociale, krahasuar me koleget e saj. Nuk dihet se kur ka ndodhur ky debat, po të kemi parasysh që xhirimet e programit “Diell” bëhen disa ditë përpara, por të ftuar në këtë program, dukej se mes Shakohoxhë­s dhe Ilda Bejlerit gjithçka po shkonte mirë. Madje, ata shkëmbyen edhe batuta plot humor me njëritjetr­in. Nuk dihen arsyet e “urrejtjes” së Dritan Shakohoxhë­s ndaj Ilda Bejlerit, por njerëz afër tyre tregojnë se gjithçka lidhet me protagoniz­min në kanalin “Supersport”.

Për mometin, këtij lajmi nuk i ëhstë përgjigjur asnjëri, as Shakohoxha dhe as Ilda Bejleri, e cila këto kohë ka dhuruar show në rrjete sociale me pushimet e saj luksoze në Mikonos. Madje, ndjekësit e saj janë bërë kuriozë se ku i gjen ajo paratë për të bërë një jetë të tillë, ndërsa Ilda ka dhënë një përgjigje që nuk pritej, duke thënë se gjyshja e saj ka qenë e pasur dhe ka trashëguar pasuri prej saj, gjë që i mundëson të bëjë jetën e luksit siç asaj i pëlqen. Por duke iu kthyer debatit me Shakohoxhë­n, në fakt, në publik të paktën, dukej sikur mes tyre kishte një marrëdhëni­e të mirë kolegësh, por edhe shokësh.

Në kohën kur gazetari Muç Nano foli për lakuriqësi­në në ekran si të papranuesh­me, duke marrë si shembull Ilda Bjelerin, Shakohoxha nxitoi që ta mbronte duke thënë këto fjalë: “Ilda është një super gazetare, super e zonja, super profesioni­ste”, ka thënë ai. Më tej Shakohoxha ka shtuar se Ilda ka rreth 13 vite që është gazetare dhe nuk ia vlen të diskutohet çfarë vesh, por çfarë ajo bën.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania