Panorama (Albania)

Si u shkrinë bashkë politikanë dhe artistë në betejën për teatrin dhe... dikush që çon pica brenda në sallë, fotot

-

Asnjëherë nuk i kishim parë kaq afër politikanë­t dhe artistët, sa në këtë rast kur beteja e artistëve për më shumë se një vit për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar, tani po shkon drejt fundit. Kjo sepse Teatri ka filluar të zbrazet për tu përgatitur shembja, në mënyrë që t’i lihet vendi ndërtimit të një Teatri të ri, fakt që artistët nuk e kanë pranuar që në krye të herës. Por mesa duket, tani ata e kanë kuptuar se të vetëm janë të pamundur dhe kanë kërkuar ndihmën e opozitës. Vetë lideri i Partisë Demkoratik­e Lulzim Basha i është bashkuar protestës, madje ka premtuar se kur të vijnë ata në pushtet, Teatri Kombëtar do të shpallet Monument Kulture dhe si i tillë do të jetë i paprekshëm. Me qindra forca të policisë bashkiake dhe asaj të shtetit, uzurpuan godinën, duke nisur zbrazjen e orendive, por u ndeshën me rezistencë­n e artistëve dhe shoqërisë civile. Në këtë përleshje për mbrojtjen e kësaj godine, nuk mungoi as dhuna fizike e ushtruar nga efektivët e policisë ndaj artistëve dhe qytetarëve të cilët u mobilizuan për mbrojtjen e tij. Për orë të tëra, artistët dhe policia u përplasën, duke mos i lejuar këta të fundit që të nisin shembjen e tij. Përplasja e parë fizike u shënua ishte ndaj regjisorit Edmond Budina. I tronditur dhe gati me lot në sy, regjisori Budina tregoi si është tërhequr zvarrë nga policia, ndërsa ai së bashku me 4 persona të tjerë po qëndronin tek hyrja e Teatrit Kombëtar si rezistencë për të ndalur shembjen e tij. “Sot është një ditë e trishtë. S’më ka ndodhur as në kohën e Ramiz Alisë. Policia atëherë nuk më ka tërhequr zvarrë. Ajo që ka ndodhur në vendin tim është një nga gjërat më të turpshme. Nuk po mbrojmë shtëpitë tona, por shtëpinë e shqiptarëv­e”, u shpreh regjisori, Pas shumë orësh protestë dhe rezistencë, artistët dhe qytetarët hynë brenda godinës nga fasadat anësore të saj, duke u lejuar edhe nga efektivët e policisë. Mes lotësh, ata puthën skenën ku numërojnë me qindra role. Ka qenë sërish regjisori Budina, i cili u gjunjëzua në skenë duke u shprehur se ky vend është i mrekullues­hëm dhe askush nuk mund ta prekë atë. Debati për Teatrin ka nisur që prej fillimit të vitit të shkuar, kur qeveria bëri të njohur projektin për shembjen e tij dhe ndërtimin e një godine të re, pas së cilës qëndron një projekt i paracaktua­r për një kompleks ndërtimesh shumëkatës­he që do të ngrihen nga kompania private “Fusha”. Tashmë beteja është edhe poltike dhe siç e shihni edhe nga fotot, eksponentë të lartë të Partisë Demokratik­e dhe LSI, madje dhe kryebashia­kë, kanë ardhurr në ndihmë të artistëve. Ata janë fotografua­r nga paparazzi ynë në kafenetë afër Teatrit. Një moment tjetër pikant është edhe ai i aktorit Romor Zalla, i cili po iu çon të ngujuarve në Teatër pica për arsye se ata kanë qëndruar me orë të gjata aty. Të shohim se çfarë përfundimi do të ketë kjo histori.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania