Panorama (Albania)

Tayna, sakrificat e reperes për të bërë ndryshimin radikal në pamje, me aq shpejtësi sa fitoi famën në muzikë

-

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme. Tayna, reperja e cila u bë e famshme me një këngë, tani kërkon ndryshim radikal në pamje.

Kishte bërë disa këngë vite më parë, por në morinë e gjithë atyre këngëtarëv­e aq të suksesshëm të Kosovës, asnjë nuk kishte arritur të spikaste talentin e Taynës, me emrin e vërtetë Doruntina Shala dhe me origjinë nga Prizreni. Nuk kishte as ndonjë pamje që të të linte përshtypje, gjithçka brenda së zakonshmes. Por u desh kënga “Columbiana” dhe me siguri një menaxher i zoti për t’i treguar rrugën e suksesit dhe Tayna u bë kështu menjëherë e famshme. Që atëherë ka kaluar vetëm një vit dhe ajo është sot super e kërkuar në koncerte, ndërkohë që çdo këngë që pubikon, bëhet hit. Ka pasur disa kunja dhe ironi nga ndonjë koleg i saj, duke theksuar faktin se fama që vjen shpejt, ikën po aq shpejt, por ky nuk duket rasti i Taynës. Krahas talentit, ajo me siguri është edhe një vajzë e zgjuar, e cila rastin që i ka ardhur në duar, nuk do ta lëshojë.

Momentalis­ht po punon fort për të përmirësua­r pamjen e saj, deri dje disi të zakonshme. Dhe, në fakt, bashkë me rritjen e famës, ne shohim se Tayna çdo ditë e më shumë po merr pamjen e një dive të skenës, shumë seksi dhe bukuroshe. Pak ditë më parë, ajo postoi një video në “Instagram”, ku tregonte se sa po stërvitej që trupi i saj të merrte forma seksi. Tayna krenohej se si për një muaj kishte shtuar 6 kg dhe kur kjo arrihet me sport, me siguri kilet po shkojnë aty ku duhet. Së fundmi, Tayna ka treguar për ndjekësit e saj edhe ndryshimin e ri që ka bërë në portret. Reperja nga Prizreni i ka bërë flokët e saj sërish bionde dhe i ka shkurtuar ato në stilin “bob”, i cili është shumë në trend kohëve të fundit. Baluket pak të lëshuara i kanë dhënë një pamje edhe më tërheqëse, duke bërë që të pëlqehet në masë të madhe nga fansat. Megjithatë, akoma nuk dihet nëse janë flokët e saj apo po eksperimen­ton me ndonjë paruke për të kuptuar nëse pëlqehet nga fansat e saj apo jo. Tayna po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor më të fundit “Caliente”, i cili është pritur mirë nga fansat e saj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania