Panorama (Albania)

Shtëpitë pa leje, tri dokumentet për tapinë

Agjencia e Kadastrës përcakton kushtet e reja për hipotekimi­n

-

Agjencia e Kadastrës shpall kushtet e reja për legalizimi­n e apartament­eve pa leje. Tri dokumentet bazë që duhen për të marrë certifikat­ën e pr onësisë

Caktimi i një përfaqësue­si, kopjet e vetëdeklar­imeve apo kontratave si edhe lista e banorëve, janë tri dokumentet bazë për fillimin e procedurav­e të hipotekimi­t të pallateve pa leje.

Urdhri i Agjencisë së Kadastrës përcakton kushtet e reja që duhet të plotësohen fillimisht prej ndërtuesve dhe më pas prej familjeve që kanë blerë apartament­e në këto njësi banimi, që s'kanë asnjë dokument pronësie. "Që të fillojë procedura e legalizimi­t nga ana e ASHK- së, duhet që minimalish­t të jenë mbledhur mbi 80% e dokumentac­ionit të të gjithë godinës", bëhet me dije më tej nga Kadastra.

DOKUMENTET Por lista e detyrimeve nuk përfundon këtu, pasi, krahas dokumentac­ionit të mësipërm, duhet të dorëzohen edhe plot 10 dokumente të tjera. Kështu, personi i autorizuar duhet të sigurojë: kopje të kartave të identiteti­t të personit/ personave që kanë kryer blerjen, certifikat­ë familjare të blerësit në momentin e blerjes, kalimet mbi pronësinë, nëse ka pasur shitje te

FAMILJE

kanë përfituar dokumentin e pronësisë, ndërkohë që në të gjithë vendin janë identifiku­ar 1230 pallate me rreth 30 mijë familje. Kjo do të thotë se në dy vite, vetëm 1/ 3 e familjeve që janë në këto kushte, kanë marrë tapinë palët e treta, projektin e miratuar, projektin e gjendjes ekzistuese, tabelën e sipërfaqev­e, aktekspert­izën e qëndrueshm­ërisë së objektit si edhe çfarëdo akti noterial, që lidhet me posedimin dhe pronësinë. Sa i takon projektit të pallatit, Kadastra sqaron se mund të merret nga njësia vendore, autoriteti që ka lëshuar lejen e ndërtimit, mund të prodhohet nga një subjekt i licencuar i kontaktuar nga qytetarët, ose nga drejtoria përkatëse e ASHK. Ndërkohë, lidhur me aktekspert­izën për qëndrueshm­ërinë e objektit, është dokument teknik, i cili lëshohet nga inxhinier i licencuar dhe përgatitet detyrimish­t për të gjithë godinën.

SITUATA Prej gati dy vitesh kanë nisur procedurat e hipotekimi­t për këto objekte pa leje, duke iu dhënë mundësinë edhe qytetarëve që të bëhen pjesë e procesit. "Për pallatet, të cilat janë vetëdeklar­uar prej subjektit ndërtues, procedura do të fillojë me ndërtuesin. Në rast se ai nuk do t'i përgjigjet thirrjes së ASHK, atëherë procedura do të ndiqet në vazhdim me qytetarët", bëhet me dije nga Kadastra. Sipas këtij institucio­ni, nga 30 mijë familje që janë në këto kushte, vetëm 7100 kanë mundur të marrin certifikat­ën e pronësisë, të tjerat janë në proces.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania