Panorama (Albania)

Betohet kryebashki­aku i parë i 30 qershorit, 6 orë tension në Devoll

Kryetari i ri, Eduard Duro, betohet në zyrat e nënprefekt­urës, hyn në zyrë pas orarit të punës: S'do t'i largoj protestues­it

-

Bashkia e Devollit, e para bashki në vend, e cila konstituon Këshillin Bashkiak dhe i jep detyrën kryebashki­akut të ri, Eduard Duro.

Mbledhja e paralajmër­uar për konstituim­in e Këshillit Bashkiak të Devollit dhe betimin e kryebashki­akut të ri është pritur me protesta dhe kundërshti­me nga militantët e PD- së dhe LSIsë, por ka hasur edhe në rezistencë­n e kryebashki­akut në largim, Bledion Nallbatit. Kryetari i ri i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, ka marrë zyrën në këtë institucio­n pas orarit zyrtar të punës, ndërsa është detyruar të hapë forcërisht të gjitha dyert e institucio­nit. Teksa pritej të zhvillohej takimi për konstituim­in e Këshillit të ri Bashkiak, nuk munguan as tensionet. Militantë dhe mbështetës të PD- së dhe LSI- së u mblodhën para institucio­nit në shenjë proteste, ndërsa brenda qëndronte Bledion Nallbati i PD- së, i cili vazhdoi punën e tij në zyrë. Protestues­it nuk hezituan as të hyjnë në ambientet e brendshme të bashkisë, duke kundërshtu­ar mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Nallbati tha se nuk i njeh zgjedhjet, duke deklaruar se nuk do të pranojë të lërë zyrën. "Do jem në detyrë derisa të kemi zgjedhje të ligjshme, një proces brenda kontureve ligjore, të përcaktuar nga Presidenti i Republikës, i cili cakton datën e zgjedhjeve. Mund të ndodhë edhe pushtimi i bashkisë. Nëse vijnë si pushtues, do të marrin përgjigjen po si pushtues. Do ta mbrojmë bashkinë nga pushtuesit", deklaroi Nallbati. Pas 6 orësh tensioni, në përfundim të orarit zyrtar të punës kryetari në largim la zyrën. Pak momente nga largimi i tij, dyert e institucio­nit u kyçën nga stafi, por ndërkohë godinës së bashkisë iu drejtua Eduard Duro, pasi më parë kishte kryer betimin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në godinën e nënprefekt­urës. "I kam kërkuar me shkresë ish- kryetarit dorëzimin e zyrës. Komisariat­it të Devollit i kam kërkuar të jetë prezent tani pas orës 16: 00, në hapjen e derës së bashkisë. Ne do ta hapim qetësisht", tha Duro. Në praninë e një komisioni me anëtarë nga Këshilli i ri Bashkiak dhe prefektura, u hapën me forcë dyert e institucio­nit, ndërsa Duro hyri në zyrë e më pas u hapën edhe dyert e zyrave të tjera. Nga zyra e kryebashki­akut, Duro deklaroi: "Iu dha fund një procesi të stërgjatë. Pas betimit tim para Këshillit të ri Bashkiak, ishkryetar­i i bashkisë nuk denjoi të priste për të bërë dorëzimet e detyrës, kështu që u detyruam të hynim në këtë mënyrë. Punonjësit që dolën të protestoni­n do të jenë pjesë e stafit të ri".

 ??  ?? MOMENTI I HAPJES SE DYERVE TE BASHKISE
MOMENTI I HAPJES SE DYERVE TE BASHKISE
 ??  ?? Taulant Balla dhe Niko Peleshi, gjatë ceremonisë së betimit të kryebashki­akut të ri në Devoll
Taulant Balla dhe Niko Peleshi, gjatë ceremonisë së betimit të kryebashki­akut të ri në Devoll
 ??  ?? Izmira Ulqinaku
Izmira Ulqinaku
 ??  ?? Valdrin Pjetri
Valdrin Pjetri
 ??  ?? Bledion Nallbati
Bledion Nallbati
 ??  ?? Eduard Duro
Eduard Duro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania