Panorama (Albania)

Gjykata i refuzon lirinë Izet Haxhisë, tensione në sallën e gjyqit

Haxhia kërkon përjashtim­in e trupës gjykuese: Jeni të udhëzuar politikish­t, në shërbim Sali Berishës

-

Seanca gjyqësore ndaj Izet Haxhisë, i akuzuar për vrasjen e ish- deputetit Azem Hajdari, u shoqërua me tensione, pasi Gjykata nuk pranoi kërkesën e tij për lirim.

Gjykata Penale e Tiranës vendosi të mos pranonte kërkesën e tij dhe kjo shkaktoi nervozizëm te Haxhia. Ai u revoltua në sallën e gjyqit, ku pasi kërkoi disa herë fjalën, u ngrit në këmbë dhe akuzoi trupën gjykuese si të kapur politikish­t dhe në shërbim të Sali Berishës. Tensioni vazhdoi derisa kryesuesi i seancës vendosi të nxirrte nga salla e gjyqit Izet Haxhinë. Ky i fundit pretendon se gjatë qëndrimit në paraburgim në Turqi, në total duhet t'i llogariten 17 vite heqje lirie, por Prokuroria nga ana tjetër argumentoi se me gjithë qëndrimin në shtetin turk nuk mund të bëhen më shumë se 4 vite. Izet Haxhia ka fituar të drejtën për t'u rigjykuar e për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e ish- deputetit, Azem Hajdari, për të cilën është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burg. Pas ekstradimi­t nga Turqia në maj të vitit të kaluar, ai kërkoi rivendosje­n në afat, kërkesë që u pranua nga Shkalla e Parë. Dje, Gjykata vendosi që shqyrtimi i çështjes të fillojë më datë 6 shtator. SEANCA

Izet Haxhia, i cili nuk ka pranuar asnjëherë të jetë autor i vrasjes së Azem Hajdarit, kërkonte nga Gjykata të hetohej në gjendje të lirë, duke i hequr arrestin me pretendimi­n se dënimi nga drejtësia shqiptare ka qenë politik, me prova e fakte të manipuluar­a. Në seancën e djeshme nuk ishin të pranishëm asnjë nga familjarët e ish- deputetit Hajdari. Në kohën kur kryesuesi i seancës lexoi vendimin, duke deklaruar se nuk pranohet kërkesë për lirimin e Haxhisë, ky i fundit kërkoi të fliste, duke ngritur disa herë dorën. "Unë kërkoj përjashtim­in e kësaj trupe gjykuese, sepse jeni një trupë e urdhëruar politikish­t nga Sali Berisha dhe jeni në shërbim të tij", u shpreh ai duke u ngritur në këmbë pa miratimin e Gjykatës. "Po ju paralajmër­oj, nëse vazhdon t'i drejtohesh trupit gjykues, do të nxjerr përjashta", iu drejtua kryesuesi i seancës. Në këtë kohë ndërhyn avokati, Idajet Beqiri, duke iu drejtuar klientit të tij: "Mos fol, më dëgjo mua". Por brenda pak sekondash, kryesuesi i trupës gjykuese i drejtohet Izet Haxhisë: "Dil përjashta...". Në këtë formë u mbyll seanca e djeshme dhe shqyrtimi i çështjes u vendos që të fillojë më datë 6 shtator.

 ??  ?? Momenti kur Gjykata vendosi të nxjerrë jashtë Izet Haxhinë
Momenti kur Gjykata vendosi të nxjerrë jashtë Izet Haxhinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania