Panorama (Albania)

Von der Leyen: Mot i bukur në Varshavë

-

Rrallëherë është parë Kryeminist­ri Mateus Morawiecki kaq i qetë, gati i shkëlqente fytyra, si pas bisedës me Presidente­n e ardhshme të Komisionit të BE. Pak para bisedës, Ursula von der Leyen vërtet kishte lënë të kuptohej se kishte çështje, për të cilat nuk ka dakordim, si dhe nga ato, në të cilat kishte “dallime”. Në to bëjnë pjesë çështja e sundimit të ligjit dhe politika e migrimit. Por ajo u mjaftua me këtë fjali të thënë kalimthi.

Komisioni Europian ka nisur procedura të ndryshme juridike kundër Polonisë, duke përfshirë një procedurë që mund të rezultojë në humbjen e së drejtës së votës. Me Ursula von der Leyen- in, qeveria polake lidh shpresa. Varshava pret një lloj fillimi të ri nga Europa.

Që kur u emërua me ndihmën e qeverisë polake dhe më në fund u zgjodh, Von der Leyen- i paraqitet në Poloni si një lloj “kalorëse e bardhë”, e cila mund të zgjidhë të gjitha konfliktet e ngrira të Europës, e cila thjesht e kupton më mirë Lindjen. Mediat proqeverit­are theksojnë me dëshirë qëndrimin e saj kritik ndaj Rusisë, angazhimin e saj për më shumë përpjekje në fushën e mbrojtjes.

Nganjëherë, duket se ajo është gjithçka në të njëjtën kohë: në një kohë që komentuesi­t e krahut të djathtë, duke u nisur nga numri i madh i fëmijëve të saj, nxjerrin në pah se ajo ka pikëpamje konservato­re, autorë liberalë të majtë theksojnë se Von der Leyeni është shembulli më i mirë se mund të besosh edhe te Zoti, edhe të luftosh për të drejta të barabarta për të gjithë.

Polen, Warschau: Ursula von der Leyen und Premiermin­ister Mateusz Morawiecki ( Reuters/ K. Pempel) KLIMË E MIRË

Prej disa ditësh, mediat në Poloni pyesnin nëse zonja Von der Leyen do të sillte në kryeqyteti­n polak po aq klimë të mirë diskutimes­h sa në Bruksel. Mot të mirë Ursula von der Leyeni solli në Varshavë; temat irrituese ajo i shmangu. Para takimit, Von der Leyeni tha se donte të fliste me Morawiecki­n, ndër të tjera rreth zhvillimit të qëndrueshë­m, aspekteve të zhvillimit dhe të sigurisë.

Të gjithë e dinin që duhet të përballen me ndryshimet klimatike dhe të lënë trashëgim një tokë të pastër. “Por për këtë edhe duhet t’i bësh për vete njerëzit. Do të nevojiten shumë investime dhe prandaj po krijojmë një fond transformi­mi të drejtë për rajonet e prekura veçanërish­t”.

Pas bisedës, Kryeminist­ri Morawiecki i tha shtypit se ata do të punonin së bashku për të ndërtuar një “Europë të kompromisi­t” gjatë viteve të ardhshme. Edhe çështje personeli u diskutuan: Për Poloninë është veçanërish­t i rëndësishë­m një komisioner në sektorin ekonomik. SHPRESA POLAKE

Von der Leyen- i pozicionoh­et si ndërmjetës­e midis BE “të ri” dhe “të vjetër”, thotë Adam Szostkiewi­cz, një gazetar nga gazeta e përjavshme “Polityka” në bisedë me DW. “Mund ta lexosh si marrje të një kredie të besimit politik, si përpjekje për kompromis dhe për unitet në të gjithë BE”, shton gazetari.

Polen, Warschau: Ursula von der Leyen und Premiermin­ister Mateusz Morawiecki ( Reuters/ K. Pempel)

Në një intervistë për Süddeutsch­e Zeitung, Von der Leyeni foli, për shembull, për më shumë mirëkuptim për Poloninë dhe Hungarinë në aspektin e sundimit të ligjit. “Të gjithë ne duhet të mësojmë se sundimi i plotë i ligjit është gjithmonë qëllimi ynë, por askush nuk është perfekt”, tha Von der Leyen.

Ai që shikon më me kujdes, e kupton shpejt: fjalët e Von der Leyens- it janë gjeste që nuk kushtojnë shumë - dhe kjo mund ta ndihmojë qeverinë në Varshavë, që të braktisë pozicione që nuk i mban dot, duke e ruajtur fytyrën.

Von der Leyen “përcakton në mënyrë inteligjen­te kushtet, me të cilat ndoshta mund të bëhen kompromise”, i tha ministri i Europës, Konrad Szymanski, gazetës Rzeczpospo­lita. Për sundimin e ligjit, përveç “parjes me objektivit­et”, ajo deri tani ka ofruar vetëm një mekanizëm verifikimi për të gjithë në BE, i cili shqyrton rregullish­t sundimin e ligjit në të gjitha vendet e BE, në mënyrë që pyetjeve t’u përgjigjen jo vetëm dy dele të zeza nga Lindja, nga Polonia dhe Hungaria.

Por a do ta shfrytëzoj­ë shansin qeveria e PiS? A do të thotë një “Europë e kompromise­ve” edhe kompromise të PiS me politikën ndaj drejtësisë, në reformën më të rëndësishm­e, pa të cilën, sipas kreut të partisë Kaczynski, çdo gjë tjetër nuk do të kishte kuptim? Për këtë flasin pak gjëra.

Deri në nisjen zyrtare të detyrës nga Von der Leyen do të jenë marrë dy vendime: nga njëra anë, vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë për aspektet kyçe të reformës juridike - dhe nga ana tjetër, zgjedhjet parlamenta­re në Poloni në tetor, në të cilat PiS, partia në pushtet, shpreson të arrijë një shumicë absolute.

Në vjeshtën e hirtë do të marrë fund faza e motit të bukur - kur të bëhet fjalë për gjëra konkrete, për para, për parime, për atë, që thirrjet për kompromis, të pasohen nga zgjidhje të vërteta. D. W.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania