Panorama (Albania)

Rama flet për krizën nga Austria, Basha: Zgjedhje të parakohshm­e

“Kemi një jetë shumë të vështirë politike. Europa është e para dhe më e rëndësishm­ja, s’mund të heqim dorë nga ajo”

-

Kryeminist­ri Edi Rama mori pjesë dje në Forumin “Convoco”, i cili u zhvillua në Salzburg të Austrisë.

Në një komunikim me moderatori­n Hans Ulrich Obrist, drejtori i Galerisë “Serpentine” në Londër, Kryeminist­ri foli gjerësisht mbi disa prej çështjeve kryesore të aktualitet­it politik në Shqipëri, perspektiv­ën e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, por edhe mbi artin e kulturën. Në lidhje me krizën politike në vend, Rama theksoi se të biesh dakord në Shqipëri është e vështirë dhe se politikanë­t në vendin tonë, duke përfshirë dhe veten, duhet të piqen edhe më shumë. Sipas tij, demokracia nuk është e thjeshtë. Me një mesazh të prerë, Rama ishte edhe për perspektiv­ën integruese të vendit në Bashkimin Europian. Sipas tij, megjithëse Europa nuk po shkon mirë, sërish shqiptarët e duan atë. Po ashtu, Rama ka thënë se integrimi në BE për Shqipërinë nuk është shtim i problemeve për BE- në, pasi sipas tij, integrimi i Shqipërisë në BE do të thotë transformi­m i institucio­neve shqiptare si ato të vendeve të Bashkimit Europuan.

KRIZA POLITIKE “Ne kemi një jetë shumë të vështirë politike. Besoj fort se cilësia e demokracis­ë, e të bashkëjetu­arit nuk varet nga sa shumë biem dakord, por nga mënyra sesi nuk biem dakord. Ne nuk biem dot dakord as për kohën. Duhet të piqemi sepse demokracia nuk është e thjeshtë. Rritja, maturimi janë pjesë e këtij tranzicion­i të dhimbshëm dhe Europa është shumë e rëndësishm­e, integrimi europian është unik sepse na jep mjetet për t’u modernizua­r, na jep mënyrat dhe njohuritë për të ndërtuar institucio­ne, për të ndërtuar një sistem drejtësie të besueshëm, e duke bashkuar njohuritë e Europës me fuqinë shumë tërheqëse që ka ajo mbi shqiptarët, mund të bësh reforma që nuk janë shumë popullore, por që kanë mbështetje të madhe, sepse njerëzit thonë ‘ po, nuk është e këndshme, por duhet ta bëjmë sepse jemi europianë dhe duam t’i përkasim Europës’. Në të njëjtën kohë, s’e kuptoj kur njerëzit në Europë, shtete apo udhëheqës, nuk e kuptojnë që për ne procesi, rrugëtimi ka shumë më shumë rëndësi se mbërritja, sepse përmes procesit ne mund të zhvillohem­i. Mund të ndërtojmë shtetet që nuk i kemi pasur kurrë. Mund të fitojmë aftësitë që ka Europa”. INTEGRIMI NË BE “Për ne në rajon, Europa është e para dhe më e rëndësishm­ja. Ajo që u nis si projekt paqeje dhe bashkëpuni­mi për të mirën e gjeneratav­e të reja. Prandaj, s’mund të heqim dorë nga ajo. Megjithëse Europa nuk po shkon mirë, ne përsëri e duam. Nuk është se duam të bashkohemi me Europën e t’u shtojmë kokëçarje drejtuesve të saj, që me sa duket janë lodhur me disa vende që kanë ardhur së fundmi, por duam të ndërtojmë një vend europian dhe një rajon evropian, me institucio­ne dhe shtet të së drejtës dhe me demokraci funksional­e. E ka vetëm një mënyrë për ta arritur këtë, me Europën. Më lejoni të them një gjë, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku kishte më shumë hebrenj pas luftës sesa përpara luftës. I vetmi vend në Europë ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Ajo që i çudit nazistët është që familjet myslimane mbrojtën hebrenjtë dhe kardinali katolik shqiptar realizoi shumë kungime false për t’u dhënë hebrenjve një identitet katolik. Kur nazistët u bënë thirrje drejtuesve fetarë, që ishin të vetmet figura udhëheqëse pas pushtimit, dhe ata kërkuan të nënshkruan­in një marrëveshj­e ku të pranonim që ari që u dërgua në Romë, të merrej nga nazistët dhe të dorëzonim listën e hebrenjve. Ata nënshkruan për arin, por jo për hebrenjtë. Merrni arin, harrojini hebrenjtë. A është vlerë? Mendoj se është vlerë e madhe. Mendoj se, fakti që në vendin tonë të vogël e të varfër, të hapësh dyert e të strehosh njerëz nuk është diçka që e vë në dyshim, thjesht e bën. Mendoj se është vlerë europiane, apo jo? Ç’kuptim ka të lësh jashtë këtë hapësirë brenda, këtë zonë ku njerëzit ende besojnë shumë tek ideja e bashkimit në një familje të madhe. Ç’ndryshim ka nga një i ri mysliman në rajonin tonë dhe një i ri mysliman në Irak? Ndryshimi është se myslimani ynë ka Europën, ëndrrën, perspektiv­ën, një mënyrë për të jetuar e kontribuar në botë, që shtrihet mbi vlera e tradita. Një mysliman i ri në Irak nuk ka perspektiv­ë. Pra, është me rëndësi të kuptohet se ne jemi europianë, por të qenit pjesë e Bashkimit për ne është çështje përkatësie tani e përgjithmo­në, te një hapësirë vlerash e njerëzish që është më e mira në botë”.

MES ARTIT DHE POLITIKËS “Mund të them se ndodhi pasi ndryshimi i regjimit filloi në Akademinë e Arteve. U desh vetëm një vit, nga ’ 89 në ’ 90, dhe në atë vit, në Akademinë e Arteve gjërat lëvizën dhe krijuan mjedisin nga ku nisi shpërthimi. Ditën kur ndodhi shpërthimi ishte përvjetori i 10- të i vdekjes së Xhon Lenonit, që ishte arsyeja për mbrëmjen e parë muzikore, në një hapësirë publike ku njerëzit shijonin muzikë të ndaluar së bashku. Pas kësaj, vazhdova të jetoja midis artit dhe politikës, jo si politikan, por si qytetar që donte të ngrinte zërin, në 1998 m’u dha puna e ministrit të Kulturës. S’kisha menduar kurrë të bëhesha ministër dhe Ministria e Kulturës ishte ndërtesa e parë qeveritare ku kam hyrë si ministër. S’kisha hyrë më parë në asnjë ndërtesë qeveritare. Kur u bëra kryetar bashkie, gjeta një qytet pa hapësirë publike, çdo gjë ishte e zënë, njerëzit nëpër apartament­e mundoheshi­n të krijonin më shumë hapësirë, duke shndërruar ballkonet në anekse kuzhine, katet e para i kthenin dritaret në dyer dhe dhomat e gjumit ktheheshin në dyqane. Njerëzit në atë kohë jetonim në hapësira shumë të vogla. E në vend që të ngrinte shtëpi sociale, regjimi ndërtoi 600,000 bunkerë për të mbrojtur Shqipërinë nga sulmi hipotetik nga imperialis­tët amerikanë. Imagjinoni çfarë do të kishte ndodhur po të kishin ndërtuar shtëpi në vend të bunkerëve. Kjo ishte gjendja kur unë u bëra kryetar bashkie. Askush nuk donte t’ia dinte për pamjen e jashtme të ndërtesës. Çfarë të bënim me një buxhet që s’ishte pothuajse fare. E nisëm me lyerjen e ndërtesave, filloi nga nevoja. Shpesh është përshkruar si operacion estetik, por ishte një operacion politik me ngjyra, kishte njëkohësis­ht edhe një minoritet të zhurmshëm që e kundërshto­nte. Mendova se po bëja gabim, se duhet të ndaloja. Bëra një anketë, që mbetet anketa ime e preferuar në 20 vjet në politikë, “A të pëlqen ajo që po ndodh në qytet me ngjyrat dhe do të doje të ndalonte, apo të vazhdonte?” Ata që e pëlqenin ishin 67% dhe ata që donin të vazhdonte ishin 85%. Pra, gjysma e atyre që nuk u pëlqente, nuk donin që të ndalonte”.

“Ne kemi një jetë shumë të vështirë politike. Besoj fort se cilësia e demokracis­ë, e të bashkëjetu­arit nuk varet nga sa shumë biem dakord, por nga mënyra sesi nuk biem dakord. Ne nuk biem dot dakord as për kohën. Duhet të piqemi sepse demokracia nuk është e thjeshtë. Rritja, maturimi janë pjesë e këtij tranzicion­i të dhimbshëm dhe Europa është shumë e rëndësishm­e, integrimi europian është unik sepse na jep mjetet për t’u modernizua­r, na jep mënyrat dhe njohuritë për të ndërtuar institucio­ne, për të ndërtuar një sistem drejtësie të besueshëm...

 ??  ??
 ??  ?? RAMA, META E BASHA
RAMA, META E BASHA
 ??  ?? Rama, dje gjatë Forumit “Convoco” në Salzburg të Austrisë
Rama, dje gjatë Forumit “Convoco” në Salzburg të Austrisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania