Panorama (Albania)

Arrestohet "çiklisti" nga Durrësi, dyshohet se vodhi 7 biçikleta

-

TIRANË - Shërbimet e Komisariat­it nr. 3 finalizuan dje operacioni­n e koduar "Çiklisti", duke vënë në pranga një 28- vjeçar nga Durrësi që dyshohet të ketë vjedhur 7 biçikleta. Policia ka sekuestrua­r 4 prej biçikletav­e që ai dyshohet të ketë vjedhur, si dhe disa objekte që ai përdorte për realizimin e ngjarjeve. Policia tha se si rezultat i punës së bërë, bazuar mbi informacio­net e marra në rrugë operative, për një shtetas që dyshohej se kishte kryer këto vjedhje, shërbimet e Policisë të Komisariat­it nr. 3 kanë finalizuar operacioni­n ku kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit G. B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje. Në momentin e ndalimit në rrugën "Don Bosko", Policia i gjeti këtij shtetasi 4 biçikleta të vjedhura, si dhe sendet që përdorte për kryerjen e vjedhjeve, konkretish­t: thikë, kaçavidë, çelësa të vegjël biçikletas­h, pinca, kapele për maskim etj. Në vijim të hetimeve, bazuar në prova të grumbullua­ra dhe pamje filmike, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 3 vjedhjeve të tjera biçikletas­h, të ndodhura gjatë muajve mars- prill të këtij viti në Tiranë. "Po vijon puna në bashkëpuni­m me komisariat­et e tjera të Policisë së Tiranës për dokumentim­in e vjedhjeve të tjera të biçikletav­e të ndodhura në kryeqytet, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera të biçikletav­e duke ua shitur personave të rastësishë­m në shuma më të vogla nga vlera e tyre reale", tha dje Policia. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi E. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë për "Përvetësim të sendeve të vjedhura".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania