Panorama (Albania)

KLGJ vendos emërimin e gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë

-

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të martën të ndjekë një rrugë të shkurtër për mbushjen e vakumit të krijuar nga mungesa e Gjykatës së Lartë, përmes caktimit të gjyqtarëve të Apelit për çështje që kanë të bëjnë ekskluzivi­sht me ekstradime­t apo transferim­et jashtë shtetit të personave të dënuar. Përmes një njoftimi për shtyp, KLGJ- ja e cilësoi këtë vendim “një masë të jashtëzako­nshme”, që sipas saj synon t’i paraprijë çdo situate që mund të çonte në cenimin e marrëdhëni­eve ndërshtetë­rore të Shqipërisë, apo të cenonte detyrimet nga konventat ndërkombët­are. “Kjo masë u vlerësua si mundësia më e mirë ligjore, që mund të përdoret shumë shpejt dhe në mënyrë sa më efikase për të bërë të mundur daljen nga ngërçi, në të cilin ndodhet Gjykata e Lartë. Ndërkohë, është detyrë funksional­e e Këshillit për të zgjidhur problemin e krijuar, për emërimin sa më të shpejtë të anëtarëve të Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin e KLGJ- së. Gjithashtu, Këshilli njoftoi se pjesë e shorteve për të shqyrtuar çështje të ekstradime­ve apo të transferim­eve në Gjykatë të Lartë do të bëhen vetëm ata gjyqtarë të Apelit, të cilët plotësojnë kriterin kushtetues të 13 viteve përvojë dhe të jenë konfirmuar në detyrë në kuadër të procesit të vetingut. I pyetur nga BIRNi se ku është bazuar vendimi i së martës, anëtari i KLGJ- së, Erion Muharremaj, sqaroi se ai mbështetej në pikën 3 të nenit 4, në pikën 1 të nenit 147, si dhe në shkronjën “a” të pikës 1 të nenit 147/ a të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë. Muharremaj shtoi se vendimi ishte gjithashtu në përputhje me nenet 2, 89, 97 dhe 98 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Vendimi i KLGJ- së për të zgjidhur një pjesë të ngërçit përmes caktimit të gjyqtarëve nga Apelet është mbështetur edhe nga një opinion i misionit EURALIUS në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania