Panorama (Albania)

Hiqen kasat fiskale, qeveria ligj të ri për faturat, sa do të paguajnë bizneset

NDRYSHON SKEMA PER TE GJITHA BIZNESET. SA DO KUSHTOJE PROGRAMI I RI

- TIRANE

Në mes të fushatës kundër informalit­etit, qeveria prezanton një sistem të ri të raportimit fiskal, që do të prekë të gjitha bizneset në vend.

Bëhet fjalë për ndryshim radikal të raportimit të aktiviteti­t ekonomik të biznesit te Tatimet. Të gjitha bizneset, nga 1 janari 2020, edhe pse kanë blerë një kasë 350 euro dhe paguajnë 60 euro në vit për mirëmbajtj­en e saj, do të duhet të pajisen me një sistem tjetër kompjuteri­k. Programi i ri, që do të zëvendësoj­ë atë aktualin në kasat fiskale, bën të mundur raportimin në kohë reale të çdo transaksio­ni që bën biznesi. "Administra­ta Tatimore do të ketë informacio­n dhe pasqyrim për secilën faturë të lëshuar dhe të paguar me para në dorë ose në mënyra tjera në kohë reale, nëpërmjet një lidhjeje interneti me tatimpague­sin, institucio­net financiare ose ndërmjetës­it financiar". E thënë më thjeshtë, çdo shitje e një produkti nga çdo biznes në Republikën e Shqipërisë, do të dalë në kohë reale edhe në sistemin tatimor. Ky soft i ri do të jetë i detyrueshë­m për çdo biznes në vend dhe do të nisë nga 1 janari. Burime zyrtare në Ministrinë e Financave, konfirmuan se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga nisma e re e formalizim­it.

SI DO FUNKSIONOJ­Ë SISTEMI I RI

E gjithë paketa e Financave ka një synim: kontrollin e rrugës së një produkti nga krijimi apo importi, deri në shitjen finale te konsumator­i. E ndarë në dy faqe, strategjia e re parashikon që nga 1 janari të hyjë në funksionim softi i ri, që do të evidentojë në kohë reale transaksio­net finale, pra shitjet fundore. Më pas, në vitin 2021 do hyjë faza e dytë që do të kontrolloj­ë në kohë reale edhe transaksio­net mes bizneseve. Janë rreth 160 mijë biznese të regjistrua­ra në Shqipëri. Të gjitha këto biznese, para se të pajisen me programin e ri, duhet të sigurojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacio­nit nënshkrimi­n elektronik. Nënshkrimi elektronik do të shërbejë për të hequr nga qarkullimi çdo lloj fature, që aktualisht shkruhet me dorë. Nënshkrimi elektronik, sipas Financave, ka një kosto prej 4 mijë lekësh në vit. Ai rinovohet çdo vit.

ÇFARË NDODH ME KASAT FISKALE?

Ministria e Financave pretendon se shumica e kasave fiskale do ta suportojnë programin e ri. Burime zyrtare konfirmuan dje se programi i ri do t'i kushtojë biznesit rreth 60- 80 euro në vit. Nëse kasat nuk e suportojnë? Atëherë Financat kanë menduar që programi të instalohet në kompjuterë­t e shitjeve që ka çdo biznes. Programi mund të instalohet edhe në telefonat smart dhe të lidhet me një printer fiskal. Faturat e printuara, menjëherë do të jenë të raportuara edhe në Tatime. Pra, kostoja e një biznesi nga 1 janari do të shtohet me të paktën 100 euro në vit, në mënyrë që Tatimet të jenë në gjendje të kontrolloj­në çdo veprim të tij. Nga ana tjetër, bizneset nuk do të pagujnë më rreth 60 euro në vit për mirëmbajtj­en e kasave. Çfarë ndodh me kasat e blera tashmë dhe që nuk e suportojnë programin e ri? Qeveria nuk ka parashikua­r asnjë subvencion, thjesht do jenë kosto në kurriz të biznesit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania