Panorama (Albania)

Çështja e Teatrit, triumfi i nevojshëm i politikës mbi artin

- DESADA METAJ

Passhumë të pavërtetav­e me stërhollim­e artistike...

Edi Rama, më në fund, pohoi të vërtetën e thjeshtë: çështja e ndërtesës së Teatrit është çështje e mirëfilltë politike.

Pohimi erdhi pas një punë të lodhshme kryeminist­rore për të zhvarrosur nga arkivat deklaratat e çdo artisti të gjallë dhe të vdekur, që kishte dhënë mendim për prishjen e Teatrit.

Kryeminist­ri pranoi sot, me vetëdije, se artistikis­ht Teatri mund ta ketë përfunduar misionin e tij, por politikish­t ai është peng i vendimeve korruptive politike.

Në harmoni të plotë me ambasadori­n e BE- së, Luigi Soreca, Edi Rama pohoi se çështja e Teatrit është sfidë politike, që me gjithë kundërshti­të artistike, nuk mund të zgjidhet ndryshe, veç përmes vendimeve politike.

Natyrisht, vendime që “fituesit” pak përqindësh të 30 qershorit mund t’i marrin si t’u vijë për mbarë, në kushtet kur mungon Gjykata Kushtetues­e, fakt që e ka kthyer në luks shtetin ligjor, të cilin shqiptarët e përjetojnë vetëm përmes deklaratav­e nga një botë tjetër të ambasadorë­ve.

Kështu, si çdo çështje e rëndësishm­e me interes publik që kërkon vendimmarr­je mbi interesat partiake, çështja e Teatrit mbetet e pazgjidhur dhe peng i interesave private dhe arbitrarit­etit partiak.

Në këto kushte, modeli i sajuar për prishjen e Teatrit, dhënia e tokës publike privatit për të ndërtuar ngrehina shumëkatës­he, është një zgjidhje vetëm politike.

Ngatërrimi me ose pa dashje i artistëve në këtë çështje është thjesht një mënyrë tinëzare për të larguar vëmendjen nga e vërteta e truallit publik dhe mënyrës si do ligjërohen ndërtimet shumëkatës­he mbi të.

Teatri si ndërtesë dhe aq më pak trualli i tij nuk është pronë e aktorëve dhe regjisorëv­e që kanë punuar aty. Shfaqjet e Teatrit janë pronë intelektua­le e artistëve, por godina dhe historia janë pronë e qytetarëve të Tiranës.

Në një qytet që u bojatis me ngjyrat e piktorit, tashmë, Teatri, si një nga pak godinat e pabojatisu­ra, nuk mund të mbetet në mëshirë të qëndrimeve të artistëve, aq më pak atyre që ndërruan disa herë mendim në pak orë apo në pak ditë.

Deklaratat e deritanish­me pro ose kundër të artistëve kaluan në sitën e imët të qëndrimeve politike, duke krijuar një gardh të ri mes tyre, në dy anët e së cilës u rreshtuan ata që ishin pro dhe kundër prishjes.

Me mjeshtërin­ë e tij të njohur dhe provuar, Edi Rama arriti t’i veshë ata me kostumin e kaheve të kundërta politike, duke i përplasur dhe sherrosur ata me njëri- tjetrin.

Është e vështirë që si artist të mos kesh një qëndrim pro ose kundër prishjes. Asnjë nga këto qëndrime nuk është turp, por ligësia e Edi Ramës i vendosi artistët në një përballje të padenjë mes tyre, për një çështje, të cilën ata nuk kanë fuqi ta zgjidhin. Qeveria e zgjidh.

Në këto kushte, rreshtimi i artistëve pro apo kundër prishjes së teatrit është në fakt rreshtimi në krah të pushtetit të plotfuqish­ëm që përfaqëson interesat e “Fusha sh. p. k.” apo në krah të komuniteti­t të madh qytetar të pafuqishëm për të ndryshuar vendimet e qeverisë.

Sepse Teatri ka qenë dhe mbetet pronë e qytetit dhe e banorëve të tij.

Janë qytetarët ata që vlerësojnë jo vetëm pëlqyeshmë­rinë e çdo shfaqjeje dhe aftësinë e artistëve, por edhe vendosin mbi hapësirat publike, kulturën, historinë dhe artin e qytetit dhe objektet e tyre.

Këtë të drejtë ata e ushtrojnë në zgjedhjen e drejtuesve të politikave të qytetin, pra përmes zgjedhjeve politike.

Zgjedhja e fundit politike e qytetarëve të Tiranës qe domethënës­e: ata braktisën në masë politikat urbane të Kryebashki­akut Veliaj dhe Kryeminist­rit Rama.

Në respekt të vullnetit të tyre, askush nuk mund të marrë një vendim, as në sallën e Bashkisë dhe aq më pak në atë të Parlamenti­t tashmë monist për çështje kaq të debatueshm­e publike.

Çdo përpjekje për ta trajtuar truallin e Teatrit si çështje e pronarëve tiranas, që duan të maksimizoj­në metrat katrorë që do të marrin nga ndërtesa që pritet të ngrihet mbi tokën e shtëpisë së vjetër, thjesht e banalizon dhe vulgarizon debatin, duke u tallur me çdo parim të shtetit ligjor.

Veliaj dhe Rama janë pakicë në Tiranë, por edhe sikur të mos ishin, një shtet nën ligj duhet të respektojë vullnetin edhe të atyre që Edi Rama i quan me përçmim “pakicë”.

Aq më pak, mund të lejojë një shtet që vepron nën ligj një vendimmarr­je publike në formën e pazareve personale për të marrë sa më shumë metra katrorë nga klienti i përzgjedhu­r personalis­ht.

Mënyra e tjetërsimi­t të pronës publike është thelbi i çështjes së teatrit. Ky thelb nuk mund të gjykohet dhe as të trajtohet në funksion të shijeve artistike të askujt.

Qëndresa për mbrojtjen e Teatrit është treguesi më i qartë se qëndresa fizike ndaj dhunimit të pronës publike është armë më e fortë se denoncimet shterpë në Parlament apo nëpër salla të atyre që duan të marrin në dorë fatin e së ardhmes së vlerave qytetare.

Çështja e Teatrit është triumfi i përmbajtje­s mbi formën dhe i politikës mbi artin. Ky triumf është ngjarje fatlume, edhe pse ende e rastësishm­e, si për të ardhmen e ndërtesës së Teatrit, ashtu edhe të shoqërisë shqiptare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania