Panorama (Albania)

Rama i mbyll derën opozitës për zgjedhje të parakohshm­e, nuk tërhiqet nga Teatri

“I keqardhur për Presidenti­n”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kriza politike në Shqipëri pritet të vijojë edhe në muajin shtator. Në një dalje për mediat përpara pushimeve të gushtit, Kryeminist­ri Edi Rama la të mbyllur çdo hapësirë komunikimi me opozitën dhe Presidenti­n e Republikës në lidhje me kushtet dhe proceset zgjedhore të parakohshm­e, që këta të fundit pretendojn­ë. Për kreun e qeverisë, historia e karameleve dhe “Qofteve te daja”, siç i cilësoi ai, ka marrë fund. E vetmja gjë, për të cilën Rama u tregua i gatshëm të negocionte me opozitën, ishte Reforma Zgjedhore, me të cilën kreu i qeverisë ftoi kundërshta­rët të përcaktojn­ë rregullat e lojës

A ka një përpjekje ndërkombët­are të diplomatëv­e, qoftë dhe këtu në Shqipëri, për një komunikim mes jush dhe zotit Basha, për të gjetur disa pika të përbashkët­a, mbi të cilat ndoshta mund të nisë dialogu? Jo, asnjë.

Nëse Komisioni i Venecias i jep të drejtë Presidenti­t ose qoftë edhe mund ta justifikoj­ë për shkak të rrethanave dhe situatës, çfarë do të ndodhë nga ana e maxhorancë­s, a do ndërpritet procedura për shkarkimin e tij?

Ne e kemi çuar çështjen për trajtim në Komisionin e Venecias, për të pasur një proces të konsolidua­r dhe të mirëkuptua­r nga publiku, tërësisht, por edhe të qartë për të gjithë komuniteti­n e miqve dhe të partnerëve tanë. Do presim edhe raportin e Komisionit të Venecias dhe pastaj do gjykojmë mbi bazën e raportit. Nuk mund të them kështu apo nëse ashtu. Procesi vazhdon. Nuk ishim të detyruar ta çonim në Komisionin e Venecias, por, duke qenë se i besojmë gjithnjë ndërtimit të proceseve të konsolidua­ra dhe të harmonizua­ra me mendimin më të mirë të fushës aty ku është e mundur dhe duke qenë se në këtë rast kemi mundësinë t’i drejtohemi një mendimi të padyshimtë për nga cilësia në këtë fushë, i jemi drejtuar Komisionit të Venecias. Do të presim.

Zgjedhjet e 30 qershorit kaluan. Ju sapo pohuat se nuk ka asnjë iniciativë të ndërkombët­arëve, për të pasur një komunikim mes jush dhe zotit Basha, po ndërkohë, a ka një urë komunikimi mes jush dhe zotit Basha drejtpërdr­ejt? Si do të vazhdohet? Do të lihet kështu situata dhe në shtator?

Situata, për sa më takon dhe duhet t’ua them paraprakis­ht sot, që pas pushimeve dhe të jenë të vetëdijshë­m për këtë, nuk mund të vazhdojë të marrë energjitë e mia dhe tonat për këtë çështje. Ne kemi dhënë qëndrimin. Unë e kam përsëritur pozicionin. Jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo moment me opozitën jashtë parlamenta­re, por nuk je mitë gatshëm të negociojmë asgjë që lidhet me vullnetin e popullit të shprehur me votë dhe nuk jemi të gatshëm e unë nuk jam i gatshëm që të harxhoj kohën time e të njerëzve me këtë muhabet çdo ditë. Me të drejtë, çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi, duke më dëgjuar edhe mua, mund të thotë, ik se na rrokanisët kokën që të gjithë. Ka shumë gjëra më të rëndësishm­e dhe ka shumë detyra më të rëndësishm­e për mua sot sesa të pres Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin, apo këdo qoftë tjetër, që të kandisen për të folur. Është puna e tyre! Ne kemi marrë një barrë, që mua më ka hequr përfundimi­sht mundësinë e atij pak gjumi që bëja përpara, sepse duhet të drejtojmë të gjitha bashkitë e vendit. Këtë barrë ne kemi detyrën ta mbajmë me dinjitet dhe me sukses. Është një punë kolosale, për të gjitha ato që thashë, për shumë të tjera që nuk është vendi dhe koha për t’i thënë, nga ana e qeverisë dhe fokusi im nuk është kjo loja macja me miun e atyre që zgjodhën një rrugë, që për mua ka qenë e qartë që ditën e parë. Unë jua kam thënë kur ishin në Parlament, kjo rrugë do t’ju çojë më keq sesa jeni. E zgjodhën. Të gjitha i kanë vendosur vetë. Nuk jam më vetëm Kryeminist­ri apo më saktë kryetari i Partisë Socialiste, me një numër të caktuar drejtuesis­h në bashki. Ne jemi gati, unë jam gati, nuk kam asnjë paragjykim, asnjë kusht. Duan të ulen e të për zgjedhjet e ardhshme. Duke rikujtuar se zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re janë në vitin 2021, kreu i maxhorancë­s i kujtoi opozitës të angazhohet për Reformën Zgjedhore, pasi do të humbin edhe stacionin e radhës zgjedhor. Kreu i qeverisë foli në bashkëbise­dimin me gazetarët edhe për marrëdhëni­en e tij me Ilir Metën, duke theksuar vazhdimish­t se ndjen keqardhje për sjelljen e Presidenti­t të Republikës, madje u tregua i gatshëm edhe ta ndihmojë. Sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar, Kryeminist­ri sqaroi edhe një herë se ajo nuk është një PPP, por shkëmbim i një toke pa vlerë mbrapa godinës së Teatrit me privatin, duke marrë në shkëmbim një teatër të ri kombëtar. diskutojmë për të ardhmen, e ardhmja vjen më shpejt sesa duket. 2021 është shumë afër, është shumë më afër sesa i duket atyre dhe nëse ata vazhdojnë kështu edhe disa muaj, 2021- shin e kanë paketuar përsëri me duart e tyre.

A keni frikë ju nga SPAK- u? Dhe nëse jo, është kjo për shkak se ju keni kapur pushtetin e drejtësisë, siç ju akuzon Presidenti përmes Ramaformës? Kur u futët në politikë, a mendonit se do t’i kishit në duart tuaja të gjitha pushtetet siç po ndodh tani? A e kishit ëndërruar ndonjëherë këtë?

Jo, as në ëndrrën më të keqe nuk e kam parë opozitën e këtij vendi të katandiset siç është katandisur. Këtë nuk e kam parë as në ëndrrën më të keqe dhe juve jeni në të drejtën tuaj të mendoni që kjo që them unë është “sikur”, por nuk është sikur fare. Është shumë e vështirë të qeverisësh me një opozitë që këmbëngul çdo ditë të vrasë veten, sesa me një opozitë që këmbëngul çdo ditë, në thonjëza, të të vrasë ty politikish­t, me ide, me argumente, me figura, me ritëm. Sepse një opozitë inekzisten­te është një boshllëk që të pengon të gjesh të gjitha forcat e nevojshme për të bërë punën maksimalis­ht mirë. Për sa u përket të gjitha pushteteve, nëse unë kam kapur Shtete e Bashkuara të Amerikës, nëse unë kam kapur Bashkimin Europian, atëherë nuk keni çfarë bëni, e keni humbur këtë betejë. Të thuash që mund të kapen Shtetet e Bashkuara, mund të kapet Bashkimi Europian, se ka një forcë të errët, deep– deep dhe e gjithë kjo mund të ndodhë në Shqipëri, janë gjëra që janë qesharake, në rastin më të mirë dhe janë klinikisht shqetësues­e, në rastin më të keq. Kjo nuk është çështje frike dhe trimëria. Kjo nuk është as çështje Mic Sokolash. Kjo është çështje thjesht veprash. Për sa i përket raportit tonë me drejtësinë, keni parë shembuj, ndoshta do shihni të tjerë, aty ku hyn drejtësia, ne hapim rrugën. Kështu që nuk është çështje tani të them unë kam frikë, nuk kam frikë, jam trim, jam gati të dal me rroba banje e t’i vërsulem ambasadës amerikane. Këto janë muhabete, që për fat të keq zhvillohen në institucio­net e larta. Për fat të keq!

Zoti Kryeminist­ër, kam dy pyetje. 10 ditë më parë pak a shumë, pas mbledhjes së Kryesisë thatë në Asamblenë Kombëtare që nuk do kishte ndryshime në qeveri. Po në shtator, me nisjen e sesionit të ri parlamenta­r, mendoni se mund të ketë nevojë për rishikim të kabinetit? Jo, në parim jo. Pastaj, nëse shfaqet një nevojë apo një situatë që unë nuk e di sot, kjo është temë tjetër. Por në parim jo.

Zoti Kryeminist­ër, pse Grupi juaj parlamenta­r po e shkarkon një socialist të vjetër si Arben Malaj? A lidhet kjo me kritikat e tij të fundit ndaj lidershipi­t tuaj? Dhe me njëjtën logjikë, a e larguat ju Ditmir Bushatin nga Qarku Shkodër për të njëjtat arsye, për shkak të qasjes së tij kritike, publike ose jo?

E para lidhet me Grupin Parlamenta­r. Pyesni deputetët që kanë kërkuar largimin e zotit Malaj. Unë, - ju nuk e besoni, jeni të lirë të mos e besoni, - nuk lexoj dhe është pjesë e paqes edhe kjo. Më ndihmon për paqen. Nuk lexoj përveçse në raste shumë të rralla, gjëra që m’i rekomandon Fuga dhe se çfarë mund të ketë thënë zoti Malaj për mua, nuk është ndonjë gjë që ma ka rekomandua­r për lexim. Për sa i përket tjetrës, nuk ka asnjë lidhje. Së pari, nuk më rezulton që Ditmiri të ketë bërë ndonjë kritikë shqetësues­e. Nuk më rezulton, nuk e di ku e keni..., mbase më ka shpëtuar, por edhe sikur të kishte ndodhur, nuk ka lidhje. Organizimi i ri kërkon disa angazhime, disa ritme, disa energji dhe disa aftësi që kanë kërkuar disa ndryshime, kaq. Shkodra është prioritet për mua, është prioritet shumë i rëndësishë­m në të gjitha aspektet. Është një fatkeqësi Shkodra që kemi sot dhe unë jam i vendosur që për Shkodrën të bëjmë ndryshimin që kemi bërë në të tjera zona. Mbas këtij mandati të Valdrinit, ndryshimi në Shkodër të ketë të njëjtin impakt që ka te ju dhe te të gjithë, ndryshimi që shihni në Vlorë.

Kur do ta prishni Teatrin Kombëtar? E dyta, pse ka ndërhyrë Policia dhe i ka penguar qytetarët dhe artistët të hyjnë në Teatër, për sa kohë gara është e hapur? Pra, përse ndërhyn Policia për të mbrojtur Teatrin nga ata që po mbrojnë Teatrin?

Është e thjeshtë, ne duam të ndërtojmë teatrin e ri. Nuk ndërtohet dot me fondet e buxhetit tonë. Sepse po të ndërtohej, do e kishin ndërtuar të tjerët. Atëherë, çfarë bën një qeveri që do ta ndërtojë teatrin? Fton sipërmarrj­en private. Në këtë rast, koincidon kërkesa e një sipërmarrë­si për të zhvilluar një pronë private me interesin tonë për të bërë teatrin. Çfarë kemi ne në dispozicio­n për sipërmarrë­sin për të bërë teatrin? Kemi një truall matanë teatrit, jo truallin e teatrit. Kemi një truall matanë teatrit, një vrimë të zezë, me mbetje të ish- dekorit të Bashkisë së Tiranës dhe bëjmë një këmbim. Nuk është një PPP ku ne i themi sipërmarrë­sit si në Rrugën e Arbrit, ndërtoje ti brenda 3 vitesh dhe ne do t’i japim lekët për 13 vite. Por është një PPP, ku i thuhet ti merr këtë truall, bashkoje me truallin

Nuk po shembim ndonjë vlerë arkitekton­ike të kohës së Italisë. Është merita vetëm e jona që trashëgimi­a e asaj kohe doli nga gropa

tënd dhe ndërto atë që të duhet për zhvillim, neve na ndërto teatrin. Dhe do të ndërtosh teatrin në fillim, pastaj vazhdo bëj atë që ke për të bërë. Është një rastësi fatlume që aty matanë murit të teatrit ka një truall që është i Bashkisë së Tiranës, që ka aty 30 vite si një kuadrat plehrash dhe që kthehet në një letër me vlerë, po themi, për të “blerë” një teatër, pa nxjerrë asnjë qindarkë nga buxheti dhe asnjë qindarkë nga xhepat e taksapague­sve. Ne fitojmë teatrin që nuk e bënë dot as komunistët, as paskomunis­tët, sepse është buxhet shumë i madh për buxhetin e shtetit shqiptar.

Përse qeveria nuk pret një vendim të Gjykatës Kushtetues­e për Teatrin, tashmë që Presidenti i Republikës e ka dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetues­e?

Për të njëjtën arsye që nuk presim dot tërmetin, për të marrë vendime të tjera.

Në vitin 2017, për tejkalimin e krizës u desh që të vinin në Shqipëri zyrtarë të lartë huaj ndërkombët­arë. Tani në vitin 2019, do të presim sërish të vijnë zyrtarë të huaj, apo do të udhëtoni ju bashkë me zotin Basha në një nga vendet aleate? Jo, asnjëra, as tjetra. Nuk mendoni se zgjedhjet e parakohshm­e do të shuanin krizën politike në Shqipëri si me opozitën dhe me Presidenti­n Meta, por akoma më shumë me problemet në mandatin tuaj të dytë, që praktikish­t duket sikur ende nuk e keni nisur? Jo nuk mendoj. Ju thatë, i gatshëm të diskutoj për të ardhmen, 2021- shi është shumë afër. A mund të jetë pjesë e këtij diskutimi X muaj përpara 2021- shit edhe e famshmja qeveri tranzitore?

Jo.

 ??  ??
 ??  ?? RAMA E BASHA
RAMA E BASHA
 ??  ?? Rama, dje gjatë bashkëbise­dimit me gazetarët
Rama, dje gjatë bashkëbise­dimit me gazetarët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania