Panorama (Albania)

Basha nuk heq dorë, dy zgjedhje në një datë

“Duan të imponojnë me forcë vullnetin e pakicës, s’do t’i lejojmë”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, është i bindur se nëse në Shqipëri do të ketë zgjedhje të parakohshm­e, forca e tij politike do të jetë shumicë qeverisëse.

Me qëndrimin e pandryshua­r se zgjedhjet e parakohshm­e duhet të mbahen në të njëjtën ditë me ato për pushtetin vendor, Basha përsëriti kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën Kryeminist­ër. Nga Librazhdi, ku zhvilloi një takim me strukturat e demokratëv­e për aksionin politik të opozitës, kreu i opozitës premtoi se të gjithë ata që u përfshinë në vjedhjen e votave, duhet të shkojnë përpara drejtësisë dhe prapa hekurave. “Të gjitha të dhënat tregojnë se sot opozita e bashkuar është shumicë qeverisëse, edhe sikur zgjedhjet e lira e të ndershme të mbahen nesër. Detyrat tona nuk kanë qenë kurrë më të qarta e më akute. Pas çlirimit të vendit nga kjo monstër, duhet të veprojmë me vendosmëri dhe saktësi kirurgjika­le” tha Basha.

BASHKITË Një ditë pasi kreu i ri socialist i Bashkisë së Devollit hyri në zyrë me ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Basha iu bashkua protestues­ve të opozitës përpara bashkisë. Duke akuzuar socialistë­t për uzurpimin e godinave të pushtetit vendor, kryedemokr­ati garantoi se shumë shpejt pakica kriminale do të largohet. “Pakica kriminale 6 % ka uzurpuar aktualisht, në mënyrë hajduteske, godinën e Bashkisë së Devollit. Shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Devolli dhe nga e gjithë Shqipëria. Me pushtimin e bashkisë si hajdut, me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për t’i mbivendosu­r vullnetit të mbi 94% të qytetarëve të Devollit, vullnetin e kriminelëv­e dhe hajdutëve që mezi e nxorën 6% të votave në procesin e paligjshëm dhe antikushte­tues të 30 qershorit. Shporrja me çdo kusht, me çdo mjet, me çdo formë”, tha Basha. Për kreun e opozitës, vendimi i maxhorancë­s për të marrë me polici bashkitë ku nuk i votuan më shumë se 10% e qytetarëve është antikushte­tuese dhe dhunë kriminale. Duke shprehur keqardhje për sjelljen e Policisë, Basha garantoi se kushdo do të marrë përgjigjen e merituar. “Shpreh keqardhjen time më të thellë për keqpërdori­min e efektivëve dhe uniformës së Policisë. Nuk duhej të ishin në mbrojtje të hajdutit, duhej të ishin brenda, të arrestonin hajdutin. Hajdutët i kanë bërë llogaritë me ditët e fundit të korrikut dhe me fillimin e gushtit. Kanë kujtuar se në vapën e verës do të mund të realizojnë planin e tyre të vjedhjes. E kanë gabim. Mund të futen si hajdutë, por nuk do të qeverisin dot asnjë ditë, si hajdutët që janë. Sot e ditë përditë, në Devoll, në Kavajë, në Pogradec, në Shkodër, në Kamzë e në të gjithë Shqipërinë, hajdutët e pushtetit vendor, që dhunshëm e përdhunshë­m duan të imponojnë vullnetin e pakicës kriminale 6 % vullnetit të shumicës shqiptare, do të përballen me vendosmëri­në tonë. Rrëzimi i këtij regjimi hajdutësh është gjëja më e sigurt që mund të themi sot me gojën plot”, garantoi kreu i PD- së.

 ??  ?? PRESIDENTI META, DJE GJATE KONFERENCE­S
PRESIDENTI META, DJE GJATE KONFERENCE­S
 ??  ?? Basha, dje para Bashkisë së Devollit
Basha, dje para Bashkisë së Devollit
 ??  ?? Basha, dje në Pogradec
Basha, dje në Pogradec
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania