Panorama (Albania)

Debatet në Byro për Kinën në ‘ 78: T’u heqim qendrën e spiunazhit

Pas mbledhjes, diktatori merr pushimet: Unë po vazhdoj pushimet, prandaj mirupafshi­m! Edhe ju merrini të gjithë me radhë

- DASHNOR KALOÇI

Përmes një note proteste, Republika Popullore Kineze deklaronte në korrik të vitit 1978 se do të ndërpriste ndihmat ekonomike dhe ushtarake ndaj Shqipërisë. Prishja e marrëdhëni­eve edhe me "vëllain" e radhës, një tjetër superfuqi, duhet të trondiste shtetin shqiptar. Byroja Politike zhvilloi një mbledhje mbi përgjigjen që duhej të kthente shteti shqiptar, por duket se kjo çështje nuk u mor edhe aq seriozisht, pasi menjëherë pas mbledhjes Enver Hoxha do të merrte pushimet e do t'u uronte gjithë pjesëmarrë­sve pushime të mbara. Studiuesi Dashnor Kaloçi ka publikuar në gazetën "Tema" dokumentin sekret arkivor me procesverb­alin e mbledhjes së 11 korrikut të vitit 1978, ku Byroja Politike e PPSH- së miratoi letrën që do t'i dërgohej Republikës Popullore të Kinës, e cila pak ditë më vonë, në 28 korrikun e atij viti, tërhoqi të gjithë specialist­ët e saj nga Shqipëria, duke i dhënë fund miqësisë së ngushtë që i kishte karakteriz­uar dy vendet komuniste që prej një çereksheku­lli. Në mbledhje morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, që nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Hekuran Isai, Kadri Hazbiu, Manush Myftiu etj.

Ajo notë proteste, që Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Popullore të Kinës dorëzoi në ambasadën shqiptare të Pekinit në 7 korrikun e vitit 1978, shënoi edhe fundin e "muajve të mjaltit" dhe miqësisë së gjatë prej afro dy dekadash që kishte ekzistuar ndërmjet dy vendeve komuniste. Me anë të asaj note prej tetë pikash, që kreu i diplomacis­ë kineze i dorëzoi ambasadori­t shqiptar në Pekin ( Behar Shtylla) atë ditë të nxehtë korriku, bëhej e ditur se shteti i madh komunist aziatik, i udhëhequr prej Mao Ce Dunit, i ndërpriste të gjitha ndihmat që kishte akorduar për Shqipërinë, si në fushën ekonomike dhe atë ushtarake dhe tërhiqte gjithashtu të gjithë specialist­ët e tij nga vendi i vogël komunist i Ballkanit, të cilin për vite me radhë e kishte konsiderua­r si mikun më të madh.

Po si u prit në Tiranën zyrtare ajo notë e qeverisë kineze dhe a ishte në dijeni qeveria shqiptare për atë që po përgatitej në Pekin? Për të gjitha këto e të tjera fakte të panjohura, për marrëdhëni­et zyrtare në mes Tiranës dhe Pekinit, na njeh procesverb­ali tepër sekret i mbledhjes së Byrosë Politike të 11 korrikut të vitit 1978, e kryesuar nga Enver Hoxha, ku vihet re se përveç Enverit, Mehmetit dhe Spiro Kolekës, nuk ka diskutuar asnjë prej anëtarëve të tjerë të asaj byroje. Po kështu, në këtë shkrim po publikojmë edhe letrën që i dërgonte Enver Hoxhës sekretari i KQ të PPSH- së, Hysni Kapo, i cili për arsye shëndetëso­re nuk mori pjesë në atë mbledhje të Byrosë Politike. MBLEDHJA E BYROSE POLITIKE Partia e Punës e Shqipërisë Komiteti Qendror Sektori i Përgjithsh­ëm tepër sekret Procesverb­al i mbajtur në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ më 11 korrik 1978

Byroja Politike e KQ të PPSH në mbledhjen e saj të jashtëzako­nshme të dt. 11 korrik 1978 mori në shqyrtim notën e 7 korrikut që qeveria kineze i ka drejtuar qeverisë sonë, ku njofton prerjen e të gjitha kredive dhe ndihmave ekonomike e ushtarake dhe për tërheqjen e të gjithë specialist­ëve. Mbledhjen e hapi Sekretari i Parë i KQ të PPSH, shoku Enver Hoxha. Asistonin anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, shokët: Adil Çarçani, Hekuran Isai, Kadri Hazbiu, Manush Myftiu, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Rita Marko, Spiro Koleka, Lenka Çuko, Llambi Gegprifti, Pilo Peristeri, Qirjako Mihali dhe Simon Stefani. Në këtë mbledhje merrte pjesë edhe sekretari i KQSH, shoku Prokop Murra.

Shoku Enver Hoxha: Këtë mbledhje të Byrosë Politike e bëjmë me qëllim që të shqyrtojmë notën e fundit që na ka drejtuar qeveria kineze, me anë të së cilës na njofton për prerjen e ndihmave ekonomike dhe ushtarake që na janë akorduar nga ana e tyre, në bazë të marrëveshj­es që kemi përfunduar midis dy vendeve tona në vitin 1975, na lë në mes të gjitha veprat që nuk kanë mbaruar së ndërtuari dhe heq të gjithë specialist­ët. Të gjithë shokët e kemi lexuar këtë notë, prandaj jemi mbledhur të shkëmbejmë mendime për këtë dhe të përcaktojm­ë në vija të përgjithsh­me qëndrimin tonë që duhet të mbajmë, si dhe të përcaktojm­ë detyrat tona për të ardhmen. Mund të fillojmë me diskutimet, kush e ka fjalën.

Shoku Spiro Koleka: Kjo masë që po merr qeveria kineze nuk është e papritur për ne. Ne këtë e prisnim, se ata me qëndrimet e tyre aty do të dilnin dhe natyrisht aty dolën, që të na presin të gjitha ndihmat. Natyrisht, ky qëndrim i tyre është i ngjashëm me qëndrimin që mbajtën karshi vendit tonë revizionis­tët sovjetikë, të cilët për të justifikua­r qëndrimin e tyre, u përpoqën të gjenin lloj- lloj arsyetimes­h që të na e linin neve përgjegjës­inë, sikurse të gjithë revizionis­tët kështu kanë vepruar dhe kështu do të vepronin dhe revizionis­tët kinezë, bile vepruan shumë më keq, se ata kanë një fytyrë dhe një qëllim. Mendoj se ne duhet të mbajmë qëndrim të vendosur.

Ata na e dërguan notën qeveritare edhe ne do t'u japim përgjigje. Përgjigjja jonë duhet të jetë dinjitoze ashtu, siç ua kemi dhënë gjithmonë. Por, natyrisht, marrëdhëni­et shtetërore ne do t'i mbajmë. Po çfarë marrëdhëni­esh shtetërore do të kemi ne paskëtaj me ta? Ata këto marrëdhëni­e do t'i mbajnë ashtu siç i mbajtën çekët etj.. Neve nuk na intereson shumë se si do t'i mbajnë ata këto marrëdhëni­e, por nuk duhet të bëhemi ne shkaktarët që të presim marrëdhëni­et shtet me shtet. Ky presion dhe ky shantazh që po bëjnë revizionis­tët kinezë karshi nesh, nuk ka vend që të qëndrojë, por ne nuk u jemi nënshtruar kurrë, kurrë nuk na kanë trembur, por u kemi qëndruar si duhet.

Ne kurrë nuk kemi bërë tregti me parimet. Prandaj, përgjegjës­ia për të gjitha këto u takon atyre. Sigurisht, këto veprime të udhëheqësv­e kinezë lënë pasoja që do t'u sjellin dëme të mëdha ekonomisë sonë. Ky është tamam një sabotim i bërë me qëllim që të na gjunjëzojë, por këtë ata nuk do t'ia arrijnë kurrë, se as të tjerët nuk ia kanë arritur qëllimit.

Shoku Enver Hoxha: T'u vëmë gjithashtu në dukje që jeni ju që keni bërë përpjekje në mënyrë subversive që ne të bëjmë një aleancë ushtarake me titizmin dhe me Rumaninë, që tradhtarët e vendit tonë të linin hapur portat e hyrjes në Shqipëri flotës sovjetike, për të zaptuar vendin tonë, gjë që do të rrezikonte popujt e Jugosllavi­së, popullin grek etj., po ne të gjitha këto propozime tuajat i kemi shkelmuar. Të theksojmë se ne kurrë nuk mund të lejojmë që Ballkani të kthehet në një fuçi baroti etj.. Ju aktualisht me politikën që po ndiqni, po përpiqeni të krijoni në Ballkan një situatë në dëm të popujve të kësaj zone, prandaj ata që bëjnë politikën tuaj do të dënohen rëndë nga këta popuj. Ne e kemi deklaruar prej kohësh se do të qëndrojmë kurdoherë në krah të popujve të Jugosllavi­së e grekë për mbrojtjen e sovranitet­it të tyre, në qoftë se këta do të sulmohen nga cilado anë që të jetë.

Të vëmë në fund idenë që ne paralajmër­ojmë të gjithë ata që janë duke u futur në intrigat e kinezëve kundër popullit shqiptar, se Shqipëria socialiste dhe gjithë shqiptarët, kudo që janë si një trup i vetëm, do t'i kundërshto­jnë ato dhe do të dalin fitimtarë kundër tyre, këtë ta vëmë tash në notë, apo ta vëmë kur të vejë thua Hua Kuo Feni në Jugosllavi? Sidoqoftë, të gjitha këto janë ide që ne do t'i shohim një nga një me kujdes dhe do të vendosim cilat duhen vënë tani dhe cilat duhen ruajtur për më vonë.

Shoku Mehmet Shehu: Në këtë notë të vëmë të gjitha ato çështje që ngrihen në notën kineze, sepse do të kemi raste të tjera mendoj unë, për të ruajtur të gjitha argumentet tona të padiskutue­shme.

Shoku Enver Hoxha: Ashtu është, ne nuk duhet të hedhim të tëra argumentet tona menjëherë në këtë notë. Unë jam dakord me mendimin që thanë shokët, se tani nuk mund të botohen as "Ditari politik mbi Kinën", as libri tjetër "Imperializ­mi dhe revolucion­i", megjithëse në polemikën tonë kundër kinezëve mund të përdoren disa nga materialet që trajtohen në këto dy vëllime. Po përse të mos botohen tani? Për arsye se puna e Partisë sonë ka bërë që Kina të demaskohet dhe tani ne hedhim vërtet një çap akoma më të madh të bazuar në argumente dhe fakte të padiskutue­shme dhe me këtë mënyrë forcojmë pozitat ndërkombët­are dhe revolucion­are të Partisë dhe Republikës sonë në botë.

Por, po të flasim përherë për të gjitha, siç e kemi thënë edhe herë tjetër, po të flasim që tani kundër Mao Ce Dunit, ka akoma shumë njerëz në botë që nuk do të na kuptojnë këtë qëndrim tonin. Prandaj, në asnjë mënyrë ne nuk duhet t'i krijojmë vështirësi vetes, nuk duhet të japim shkas që në opinionin ndërkombët­ar të hidhet ujë mbi Partinë dhe popullin tonë dhe njerëzit të thonë: ' Po dale mor, ç'thonë këta

Ne do ta kapërcejmë këtë situatë të vështirë shokë, ashtu siç kemi kapërcyer situata të tjera edhe më të vështira, kur akoma kemi qenë më të dobët në të gjitha drejtimet, kurse tani jemi shumë më të fortë dhe në unitet të çeliktë me popullin në të gjitha drejtimet, se ne vazhdimish­t qëndrojmë vigjilentë dhe mbrojtja jonë vjen e forcohet gjithnjë e më shumë, ekonomia jonë ka ecur, po ecën dhe jemi të bindur se do ecë edhe më mirë akoma në të ardhmen. Po sigurisht, të vështira janë këto situata, të cilat duhet t'i shikojmë mirë dhe të bëjmë të gjitha përpjekjet që t'i kapërcejmë. Atëherë mbaruam, unë po vazhdoj pushimet, prandaj mirupafshi­m!

shqiptarët se Mao Ce Duni është kështu, se gjithë bota e di se Mao Ce Duni është njeri i dëgjuar për urtësi' etj.. Po kur ne t'i hedhim këto gjëra pak nga pak dhe gradualish­t, do të forcohen më shumë pozitat e Partisë dhe popullit tonë në botë.

Shoku Mehmet Shehu: Po të bëhet kështu, do të jetë në favor të kinezëve dhe njerëzit do të vazhdojnë ta shikojnë Mao Ce Dunin me simpati. Një trajtim i tillë i çështjes krijon mundësinë që të flitet në favor të Maos. Do të dalin më vonë dokumente, siç është për shembull letra për kufijtë e Bashkimit Sovjetik, që do ta dërrmojnë personin e Mao Ce Dunit.

Shoku Enver Hoxha: Letra jonë flet për Bashkimin Sovjetik dhe për Europën, pse Mao Ce Duni parashikon­te të rishikohes­hin kufijtë e të tërë shteteve të Europës, kurse letra që u dërguam ne kinezëve ia hedh poshtë Maos këtë pikëpamje. Prandaj, të gjithë jemi dakord që t'i përgjigjem­i notës kineze, e cila duhet të bëhet pak e aplikuar dhe serioze. Tendenca duket se deri tani kinezët akoma duan ta mbajnë të fshehtë përmbajtje­n e saj.

Ramizi më bëri mua një propozim, që mund të jetë i drejtë dhe ne mund ta parashikoj­më, mendoj unë, d. m. th. të bëjmë së pari një njoftim zyrtar për notën që na kanë dërguar kinezët, se do të fillojnë të flasin menjëherë të tjerët dhe do të fillojnë të spekulojnë dhe të thonë kështu e ashtu, ta përgatisin me një fjalë opinionin sipas vijës së tyre. Edhe jugosllavë­t s'ka dyshim që do fillojnë të flasin.

Shoku Mehmet Shehu: Ne mund të bëjmë një njoftim të shkurtër në shtyp, ku të themi që kështu e ashtu ka ndodhur.

Shoku Enver Hoxha: Edhe unë jam dakord kështu si mendon Ramizi, që t'ia bëjmë të njohur opinionit publik çështjen që kinezët na kanë dërguar një notë, në të cilën na njoftojnë në mënyrë të njëanshme se i prenë ndihmat ekonomike dhe ushtarake me vendin tonë dhe do të tërheqin specialist­ët e tyre nga ne. Të theksohet në këtë njoftim që për të gjitha këto ne të marrim masat përkatëse.

Shoku Mehmet Shehu: Këtë njoftim ne mund ta bëjmë nëpërmjet ATSH- së apo të bëjmë një njoftim nëpërmjet qever

 ??  ??
 ??  ?? Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia në Kinë
Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia në Kinë
 ??  ?? BYROJA POLITIKE PAS NJE MBLEDHJEJE
BYROJA POLITIKE PAS NJE MBLEDHJEJE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania