Panorama (Albania)

Meta: Zgjedhje vendore më 13 tetor, s’ka integrim në BE me qoka

“Pa zgjedhje vendore të standardev­e më të besueshme demokratik­e, mos prisni asnjë mrekulli që të bjerë nga qielli më 18 tetor”

- ERVIN KOÇI

Presidenti Meta doli dje në një deklaratë për mediat, ku prezantoi krijimin e forumit “U’ jam Arbëresh”.

Pavarësish­t qëllimit për daljen përpara mediave, kreu i shtetit dha edhe qëndrimet e tij mbi krizën politike në vend. Ai u pyet për qëndrimet që janë mbajtur nga partitë e vogla opozitare për datën e dekretuar nga ai, 13 tetorin, për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, ku theksoi se kjo është e vetmja ditë kushtetues­e ku do të mbahen zgjedhjet lokale. Sipas tij, ky proces është bllokuar nga ana e Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Krahas kësaj, Meta foli edhe për procedurën e shkarkimit dhe dha komentin e tij, pasi Komisioni i Venecias futi në axhendën e punimeve kërkesën e PS- së për shkarkimin e Metës.

13 TETORI “Unë jam 1000 % i bindur, e theksoj edhe një herë, që zgjedhje të ligjshme vendore janë ato të 13 tetorit. E ka bllokuar KQZ- ja, se ka qenë e zënë me këto rezultatet që kanë dalë tani vonë. Kjo është tjetër gjë, shpresojmë ta zhbllokojë se duhej ta kishte zhbllokuar me kohë. T’u jepet mundësia të gjitha partive opozitare të regjistroh­en, kush ka dëshirë të regjistroh­et, kush nuk ka dëshirë të mos regjistroh­et, kush ka dëshirë të dalë në fushën e lojës, kush do të bashkohet me spektatorë­t. Sepse edhe opozita duhet ta ketë të qartë, nuk mund të rrijë anash problemeve dhe sfidave të mëdha që ka vendi. Nuk mjafton vetëm me denoncime, por duhet të marrë përgjegjës­i dhe njëkohësis­ht ne duhet të jemi me këmbë në tokë. Pa dyshim, një minimum standardes­h të domosdoshm­e, të cilat na mundësojë përmirësim­in e besueshmër­isë sa i takon kriterit të zgjedhjeve, që është një kriter i pakalueshë­m, i panegociue­shëm i Bashkimit Europian. Garanci për këto duhet të japë qeveria dhe qeveria nuk ka pse të mos i japë këto garanci, në qoftë se vërtet është e interesuar për çeljen e negociatav­e të Shqipërisë. Mendimi im ka qenë edhe Parlamenti, sepse nuk më duket që kemi një Parlament funksional, kemi një përfaqësue­s dhe kemi një Parlament që vërtetë i realizon ato detyra që ka një Kuvend i tillë në një vend ku sundon ligji. Por, në çdo rast, zgjedhjet vendore të 13 tetorit, janë në fuqi dhe unë edhe deri në 12 tetor do t’ua përsëris të gjithëve këtë gjë dhe së dyti jam i gatshëm në 13 tetor, edhe Presidenti të votohet nga populli dhe partitë të nxjerrin kandidatët e tyre”. SHKARKIMI I PRESIDENTI­T “Unë nuk druhem as nga Komisioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias, të cilën ua kam mbajtur sekret, por e vizitova tani që mora ‘ Luanin e Artë’ në Venecia dhe që vërtet është diçka frymëzuese, edhe për krijimtari në fusha të tjera, por nuk e besoj në fushën e ligjeve. Sepse ligjet janë pak të ftohta, janë pak të akullta dhe janë pak të palëvizshm­e. Por unë nuk kam hallin e Venecias, por kam hallin që të dalë mbi ujë ky gjyqi i Beketit dhe që qeveria ta fitojë tani apelimin që ka bërë. Sepse është faturë e madhe shumë për qytetarët shqiptarë në rast se do të ketë dështim dhe të shikojë e të hapë sytë për gjithë proceset e tjera që janë në arbitrazhe e në gjykatat europiane. Sepse janë mjaft të rëndësishm­e për kostot që do të paguajnë apo jo qytetarët shqiptarë deri tani”. KRIZA POLITIKE DHE

INTEGRIMI “Unë nuk jam këtu t’i bëj qokat askujt, as opozitës, as qeverisë. Unë jam këtu t’i shërbej një interesi kombëtar të të gjithë shqiptarëv­e, sepse ky është një qëllim kombëtar, që nga 8 dhjetori i vitit 1990 e deri më sot, i gjitha forcave politike. Është një dëshirë, një aspiratë e pandryshue­shme dhe e padevijues­hme e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Dhe po ua përsëris edhe një herë tjetër, pa zgjedhje vendore, të paktën minimumi gjithëpërf­shirëse, të standardev­e më të besueshme demokratik­e, më 13 tetor mos prisni asnjë mrekulli që të bjerë nga qielli më 18 tetor, edhe që të gdhiheni më 18 tetor me çelje negociatas­h. Prandaj kam apeluar për një kohë të gjatë, për dialogun politik, real, të sinqertë, bashkëpunu­es midis dy palëve për këtë çështje madhore të qytetarëve shqiptarë. Kështu që, kjo është e vërteta e asaj që kam thënë, që e them prapë. Ju mbajeni, ju shënojeni, ju regjistroj­eni, ju shënoni edhe deklaratat e të tjerëve se çfarë kanë thënë në vijimësi. Unë jam i gatshëm të jap përgjegjës­i maksimale, jo vetëm si President i Republikës së Shqipërisë sot për këtë qëllim kombëtar të gjithë qytetarëve shqiptarë, por njëkohësis­ht edhe si një ishpolitik­an aktiv edhe në të kaluarën përsëri për sa i takon gjithë kësaj çështjeje”.

KOMENTI PËR NDËRKOMBËT­ARËT “Siç ka shqiptarë të ndryshëm, ka edhe ndërkombët­arë të ndryshëm. Për çështjen e integrimit europian ua thashë, po ua përsëris edhe do t’ua përsëris prapë, edhe regjistroj­eni: Nuk realizohet integrimi europian as me lobingje, as me qoka! Janë disa standarde të Kopenhagen­it, disa kritere të Kopenhagen­it. Nuk kanë ndryshuar dhe nuk kanë për të ndryshuar, sepse ditën që do të ndryshojnë nuk do të ketë më Europë të bashkuar dhe unë jam i bindur e shpresëplo­të që kjo ditë nuk do të ndodhë. Pavarësish­t se ka përpjekje për t’i dhënë goditje dhe për t’i futur thika pas shpine Europës së bashkuar duke keqpërdoru­r situata të caktuara në Ballkan. Por shqiptarët asnjëherë nuk do të bëhen pjesë e këtyre përpjekjev­e sepse integrimi europian i Shqipërisë dhe i këtij rajoni përputhet plotësisht me interesin kombëtar të të gjithë shqiptarëv­e në këtë rajon”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania