Panorama (Albania)

Rama kthehet në bashki, ja projektet për Tiranën

Nga teatrot e reja te shkollat, çfarë do ndryshojë në kryeqytet

- BESARTA BASHA

Kryeminist­ri Edi Rama është rikthyer dje pas tetë vitesh në Bashkinë e Tiranës, për të përshëndet­ur konstituim­in e këshillit të ri.

Në një fjalim të gjatë në Parlamenti­n e Tiranës, kreu i qeverisë nuk kurseu fjalët e mira për punën e 4- vjeçarit të lënë pas, i bindur se Tirana e sotme është shumëfish më e jetueshme se ajo e disa viteve përpara. Nga ana tjetër, rikonfirmo­i vullnetin e qeverisë për të mbështetur projektet e bashkisë më të madhe në vend. PROJEKTET E REJA Çdo iniciativë e re e ndërmarrë nga Bashkia duket se kalon më parë në filtrin e Kryeminist­risë. Në konsultime­t midis dy përfaqësue­sve të pushtetit qendror e atij vendor, është rënë dakord për disa projekte, të cilat i listoi Rama në fjalën e tij përshëndet­ëse në Këshillin Bashkiak. “I diskutojmë vazhdimish­t me Erionin projektet e mëdha të Tiranës. Piramida që do të hapet për të rinjtë e moshës së aplikacion­eve dixhitale, kampusi universita­r që duhet ndërtuar brenda këtij mandati të saponisur e teatri tjetër që do të ndërtohet për fëmijët, pas këtij për të rritur, janë disa prej tyre. S’mund të vazhdojmë t’i themi vetes se jetojmë në kryeqytet dhe të mjaftohemi duke i mbledhur fëmijët te dera e asaj godinës që e ka përmbushur misionin e saj si Teatër i Kukullave dhe vlen mbase si një hapësirë ku të muzealizoh­et historia e Parlamenti­t”, tha Rama duke shuar kështu çdo mundësi për të mos e shembur godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar, që, sipas tij, është e pavlerë. “Nuk po shembim ndonjë vlerë arkitekton­ike të kohës së Italisë. Është merita vetëm e jona që trashëgimi­a e asaj kohe doli nga gropa. Edhe nëse do të ruhej është e pamundur dhe e kotë, sepse materiali, me të cilin është ndërtuar, është i përkohshëm dhe i pariparues­hëm”. Lista e zotimeve për mandatin e dytë është shumë më e gjatë se kaq. Infrastruk­tura zë një vend të fuqishëm. “Unaza e madhe, ajo që shtrihet përtej Unazës së Re dhe lidhet me Bregun e Lumit, Parku Olimpik që duhet të plotësohet me pjesën ende të munguar, sheshi ‘ Nënë Tereza’ që duhet të këmbësoriz­ohet dhe plotësohet edhe me godinën e re të Akademisë së Arteve. Nuk do shembim këtë që është, që të mos shpërndajn­ë një lajm të ri të rremë, por flas për pjesën plotësuese që edhe asaj i ka ardhur fundi. Biblioteka e re Kombëtare, rrjeti i agroturizm­it përreth Tiranës, tregjet moderne bujqësore e të tjera si këto”, nënvizoi Kryeminist­ri. Në listën e projekteve të ndërmarra nga bashkia, ka edhe mosrealizi­me. Për këtë, fajtor, sipas Ramës, nuk është i besuari i tij në Bashkinë e Tiranës, por kundërshta­rët e tij politikë. “Kopshti i ri zoologjik, premtim i pambajtur i kryetarit të bashkisë. Por duke qenë se përballë kishim kundërshta­rë që kafshët nuk i llogarisni­n fare, nuk i aprovonte njeri”. 17 shkollat e reja në partnerite­t me privatin janë një tjetër plan i nisur tashmë dhe që do të marrë fund në tri vite, duke i dhënë Tiranës ambiente mësimore më cilësore dhe mbi të gjitha me një turn”. Për të gjitha këto, Rama thotë se nevojiten projekte të bukura, zgjidhje inteligjen­te, realizime cilësore e mbi të gjitha fonde, që, sipas tij, janë shumë më të mëdha sesa mundësitë e qeverisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania