Panorama (Albania)

“I keqardhur për Presidenti­n, i gatshëm ta ndihmoj”

Rama: Tërmetin e ka të thjeshtë, nxjerr një dekret dhe e shtyn

-

Por çfarë jeni i gatshëm të diskutoni? Për Reformën Zgjedhore, që është me shumë rëndësi që të adresohet sipas rekomandim­eve të bëra nga OSBE- ODHIR- i dhe sipas porosive të lëna nga Këshilli Europian dhe që është një bazë shumë e rëndësishm­e për lojën. Pra, palët negociojnë rregullat e lojës, palët nuk vendosin rezultatin e lojës. Kjo është shumë e thjeshtë. Rezultatin e vendos loja. Palët, përpara se të hyjnë në lojë, negociojnë dhe dakordësoj­në rregullat, nëse duan rregulla të reja, ose u nënshtrohe­n rregullave ekzistuese. Ka mbaruar historia e shpikjeve dhe historia e karameleve. Karamele më nuk ka. “Qofte te daja” më nuk ka, sepse “daja” ka vdekur në 30 qershor për të gjitha partitë politike shqiptare. Kush është parti politike dhe do të fitojë çfarëdo qoftë, duhet të hyjë në lojë dhe ta fitojë. Kush fiton dhe kush humbet, e vendos vetëm populli, askush tjetër. Me zotin Meta jeni takuar pas 30 qershorit? Jo, faleminder­it. Keni deklaruar se jeni të gatshëm të uleni në tryezë me opozitën, por a është në planet tuaja që të rregulloni marrëdhëni­et me Presidenti­n Ilir Meta?

Jo, nuk e kam në plan, por jam i gatshëm ta ndihmoj Presidenti­n në rast se ma kërkon, sepse sinqerisht jam shumë i keqardhur për Presidenti­n dhe jam shumë i keqardhur për gjendjen e institucio­nit. Por si shenjë e parë jam kursyer dhe do të vazhdoj të kursehem, sepse realisht situata e Presidenti­t është e rëndë dhe nuk dua t’i shtoj më shumë vështirësi në perceptimi­n e realitetit.

Mund të fillojë rregullimi i marrëdhëni­eve me zotin Meta, duke i kthyer një përgjigje për shqetësimi­n e tij për tërmetin?

Tërmetin ai e ka shumë të thjeshtë, nxjerr një dekret dhe e shtyn.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania