Panorama (Albania)

Hahn: Maqedonia e Veriut, hapa përpara Shqipërisë për negociatat

-

Komisioner­i për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn, deklaroi dje në një intervistë për gazetën gjermane “Der Standard”, se Maqedonia e Veriut është përpara Shqipërisë për sa i takon hapjes së negociatav­e. Sipas tij, mungesa e dialogut të brendshëm në Shqipëri mund të ndikojë në hapjen e negociatav­e në tetor. “Ne jemi ende duke punuar që të nisin negociatat me të dyja shtetet. Por nuk është sekret se gjendja shpirtëror­e midis shteteve anëtare për Maqedoninë e Veriut është thjesht më e mirë. Të dyja vendet kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga vendet anëtare të BE- së si kusht. Prandaj kemi bërë një rekomandim për të dyja vendet. Por Maqedonia e Veriut jo vetëm që ka arritur reformat e kërkuara, por edhe marrëveshj­en historike të Prespës dhe gjithashtu traktatin e miqësisë me Bullgarinë. Për Shqipërinë, për fat të keq, problemet janë tani në plan të parë, të tilla si që opozita nuk është në Parlament, se qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, dhe se ka një procedurë të impezimit kundër Presidenti­t. Sigurisht, vendet anëtare të BE- së vlerësojnë gjithashtu situatën e përgjithsh­me politike në shtet”, shprehet Hahn. Pyetjes së gazetarit se “Sa ka gjasa që vetëm MaqedoniSë Veriore t’i hapen bisedimet?”, ai u shpreh: “Nuk mund të them, ka kaq shumë vrull në të. Shpresa ime është që të gjitha forcat politike në Shqipëri ta njohin seriozitet­in e situatës dhe të kuptojnë se çfarë po bëjnë me sjelljen e tyre. Për shkak se popullsia dëshiron në 80 për qind fillimin e negociatav­e të pranimit, votuesit e të gjitha partive e mbështesin atë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania