Panorama (Albania)

“Korrupsion i madh”, Vangjush Dako e familja, ‘ non grata’ në SHBA

“Është e rëndësishm­e për qeverinë shqiptare të dijë se SHBA- të e marrin seriozisht përfshirje­n e z. Dako në akte korruptive”

- ERVIN KOÇI

Departamen­ti Amerikan i Shtetit shpalli dje ‘ non- grata’ ish- kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe familjen e tij.

Sipas njoftimit, ky vendim i Departamen­tit Amerikan të Shtetit u mor, pasi ka dyshime të forta për ushtrimin e korrupsion­it nga ana e ish- kryebashki­akut të Durrësit.

VENDIMI Vendimi për të shpallur ‘ non- grata’ Vangjush Dakon erdhi pasi Departamen­ti Amerikan i Shtetit kishte dyshime të forta se ai ka ushtruar korrupsion aktiv dhe pasiv gjatë mandatit të tij si kryebashki­ak. Në një përgjigje për “RTV ORA”, DASH dha argumentim­in e tij mbi këtë vendimmarr­je, ku theksoi se: “Departamen­ti i Shtetit i SHBA- ve ka një informacio­n të besueshëm se z. Dako ka qenë i përfshirë në korrupsion të rëndësishë­m gjatë mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Durrësit. Në lidhje me këtë rast specifik, ne besojmë që është e rëndësishm­e për qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar të dijë se SHBA- të e marrin seriozisht korrupsion­in dhe përfshirje­n e z. Dako në akte korruptive. Kjo tregon një nga shumë mjetet që SHBA përdor për të adresuar globalisht korrupsion­in. Korrupsion­i shkakton kosto mbi ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë; mund të lehtësojë krimin e organizuar dhe të heqë besimin në sundimin e ligjit dhe qeverisjen. Kjo ndikon drejtpërdr­ejt në interesat e sigurisë kombëtare, ekonomike dhe të politikës së jashtme amerikane dhe besojmë edhe në ato të Shqipërisë”.

FUNKSIONET Pas publikimit të lajmit që Vangjush Dakos iu mohua viza, vetë kryebashki­aku i Durrësit bëri komentin paraprak në media. Në një prononcim për televizion­in “News 24” m ai theksoi se nuk ishte në dijeni të një vendimmarr­jeje të tillë nga ana e Departamen­tit Amerikan të Shtetit. “Nuk kam asnjë koment. Nuk di asgjë për vendimin”, është shprehur shkurtimis­ht ish- kreu i Bashkisë së Durrësit. Ky vendim i Departamen­tit Amerikan të Shtetit erdhi në momentin kur në bashkinë bregdetare pritet të bëhet rrotacioni nga Vangjush Dako te Valbona Sako, që të dy nga e njëjta parti politike. Dako, ndonëse nuk ka një mandat të ri për të drejtuar qytetin bregdetar, ai sërish është një nga funksionar­ët më të lartë politikë të Partisë Socialiste. Konkretish­t, ai është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste, si edhe drejtues politik i kësaj force për Qarkun e Durrësit, që është zona e tretë më e madhe elektorale në vend dhe prodhon 14 mandate deputetësh.

PËRGJIMET Departamen­ti Amerikan i Shtetit theksoi se refuzimi për të hyrë në ShBA për Dakon dhe familjen e tij erdhi për shkak të dyshimeve për korrupsion gjatë ushtrimit të mandatit. Por ishkryebas­hkiaku i Durrësit ka dalë në përgjimet e dosjes hetimore “339”. Disa muaj më parë, “Zëri i Amerikës” ka nxjerrë në pah rastin e hetimeve të Prokuroris­ë për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili rezulton të ketë mbajtur kontakte me anëtarët e një grupi të krimit të organizuar, i njohur si grupi i “Avdylajve”, që dyshohet të jetë përfshirë në blerje votash në ndihmë të zotit Dako gjatë zgjedhjeve parlamenta­re të 2017s. Bisedat e përgjuara telefonike, sipas dosjes së Prokuroris­ë, tregojnë gjithashtu një marrëdhëni­e të shtrirë në kohë mes Dakos dhe vëllezërve Avdylaj, kontributi i të cilëve në zgjedhje duket se është shpërblyer me qasje pranë disa institucio­neve kyçe në Durrës. Por këto akuza të publikuara në “Zërin e Amerikës”, Dako i ka refuzuar duke theksuar se si funksionar politik mban kontakte me të gjithë elektorati­n, madje kujtohet edhe shprehja e tij se i ka duart “akullore”.

 ??  ?? Ish- kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me Kryeminist­rin Rama në fushatën e 2017
Ish- kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me Kryeminist­rin Rama në fushatën e 2017

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania