Panorama (Albania)

Kompensimi i pronave, ATP nis ndarjen e fondit fizik

Ndahen 25 milionë lekë dhe 56 hektarë tokë bujqësore

-

Edhe pse ishte thënë që përparësi do të kishte ndarja e fondit fizik, 6- mujori i parë i këtij viti u mbyll me bilanc zero.

Vendimi i shumëpritu­r erdhi dje ku njësoj si vitin e kaluar, ka vetëm një pakicë përfituesi­sh. "ATP njofton se aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 11 aplikimeve, me objekt kompensimi­n financiar dhe kompensimi­n fizik nga fondi i tokës në dispozicio­n të ATP- së, për pronën e njohur me vendimet e ishKKKP- ve. Nga aplikimet e shqyrtuara deri tani, rezulton se: 10 aplikime, vendimet e të cilave përfitojnë kompensim financiar dhe fizik nga fondi i tokës në dispozicio­n të ATPsë dhe për 1 aplikim, është vendosur përfundimi i procedimit administra­tiv", thuhet në njoftimin e Agjencisë. Fondi financiar i vënë në dispozicio­n për këto familje, që me formulën e re u takon të marrin vetëm 20 për qind të vlerës së pronës në lekë, është 25 milionë lekë. Pjesa e mbetur mbulohet nga fondi fizik që ATP disponon. "Vlera e fondit financiar të shpërndarë është 25 225 602,8 lekë. Ndërsa sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 563 364.3 m2, ( 56.3 ha). Gjithashtu, njoftojmë se të gjithë subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimi­n e vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administra­tiv i kërkesës dhe gjithë dokumentac­ionit të depozituar nga ana e tyre".

APLIKIMI

Në njoftimin për mediat, Agjencia e Pronave ka ripërsërit­ur thirrjen për aplikime. "Sqarojmë se procesi i aplikimit dhe ekzekutimi­t të vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht për vitet 1993- 2013 është një proces i vazhdueshë­m dhe i hapur për të gjithë subjektet. ATP fton të gjithë subjektet e vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentac­ionin përkatës". Për procesin e aplikimit nga pronarët kërkohet konfirmimi nga ZVRPP- ja përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohe­t dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerje­s, dëshmi trashëgimi­e nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimt­arëve, prokurë, numër llogarie dhe dokument identifiki­mi. Me ndryshimet e bëra nuk do të jetë më e nevojshme që pronarët të shkojnë në Gjykatë apo në njësinë administra­tive, në të cilën kanë banuar deri në vitin 1991. Kjo gjë shmanget, pasi për të vërtetuar nëse një vendim është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, nuk nevojitet shkresë zyrtare, mjafton vetëm një deklaratë noteriale, e cila do të ketë të njëjtin funksion. Nga ana tjetër, as për faktin nëse është përfituar nga ndarja e tokës në 1991 nuk duhet më vërtetim, por vetëm deklaratë noteriale, në të cilën pronari apo përfaqësue­si me prokurë vetëdeklar­on nëse ka përfituar nga ndarja e tokës me ligjin 7501.

SKEMAT

Përveç kompensimi­t në pronën e njohur, pronarët mund të zgjedhin pjesëmarrj­en në ankand, kompensimi­n nga fondi i tokës që ATP disponon, kompensim financiar e fizik njëherazi apo pagesën me këste përgjatë 10 viteve. Këto janë 5 skemat që do të aplikohen nga ATP për të kompensuar 18 mijë vendime të formës së prerë. Me përparësi do shihet kompensimi në pronën e njohur. Pra, për çdo familje të shpronësua­r, do të shikohet fillimisht mundësia që t'i kthehet një pjesë e tokës që i është konfiskuar. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, atëherë pronarëve u lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht duke marrë vetëm 20% të vlerës. Për pjesën e mbetur do të kompensohe­n nga fondi i tokës.

 ??  ?? Qytetarët në zyrat e ATP
Qytetarët në zyrat e ATP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania