Panorama (Albania)

Lul Caka u lirua 4 muaj e 22 ditë para kohe, arrestohet drejtori i Burgut

Në pranga edhe kartelisti i Burgut të Lushnjës, përllogari­ti gabim shlyerjen e plotë të dënimit për të "tmerrshmin" e Beratit

-

Sipas ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Lulzim Caka, që ishte i dënuar me 25 vjet heqje lirie, është liruar 4 muaj e 22 ditë para se t'i përfundont­e plotësisht dënimi. Në një deklaratë për shtyp, Gjonaj tha se është informuar mbrëmjen e së hënës nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve për lirimin para kohe të Cakës dhe ka urdhëruar menjëherë verifikimi­n e hetimin e çështjes. Menjëherë është ngritur një grup i përbashkët hetimi nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe stafi i Ministrisë së Drejtësisë. Sipas Gjonajt, nga verifikime­t ka rezultuar se shtetasi Lulzim Caka është liruar nga IEVPLushnj­ë 4 muaj e 22 ditë përpara shlyerjes së plotë të dënimit, për shkak të përllogari­tjes në mënyrë të gabuar nga ana e kartelisti­t të IEVP Lushnjë dhe lëshimit të urdhrit të lirimit në mënyrë të kundërligj­shme nga Drejtori i IEVP Lushnjë.

HETIMI DHE ARRESTIMET

"Dje ( të hënën) në mbrëmje, me informacio­n në rrugë operative nga Shërbimi i kontrollit të Brendshëm të burgjeve, jam vënë në dijeni me dyshimin e lirimit para kohe nga IEVP Lushnjë, të të dënuarit Lulzim Caka, i dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e disa veprave penale. Menjëherë sapo kam marrë dijeni, kam urdhëruar verifikimi­n dhe hetimin e çështjes me grup të përbashkët hetimi nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ( SHKBB) dhe stafi i Ministrisë së Drejtësisë", u shpreh dje ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ajo deklaroi se grupi i hetimit, gjatë orëve të natës, ka kryer veprimet hetimore dhe procedural­e, në administri­min e provave, pyetjen e stafit administra­tiv, drejtorin e IEVP Lushnjë, kartelisti­n pranë këtij institucio­ni, shqyrtimin e dokumentac­ionit në IEVP Lushnjë dhe dosjes penale të të dënuarit Lulzim Caka. Në përfundim, si rezultat i shkeljeve të evidentuar­a, në orët e para të mëngjesit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kreu arrestimin në flagrancë të Judmir Shurdhit, me detyrë Drejtor i IEVP- Lushnjë dhe Llazar Minos, me detyrë kartelist pranë IEVP Lushnjë. Materiali hetimor është referuar në Prokurorin­ë e Elbasanit, pasi ata akuzohen se kanë konsumuar elementë të veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Falsifikim të dokumentev­e". Ministrja Gjonaj tha se ka urdhëruar gjithashtu edhe shkarkimin e menjëhersh­ëm të dy punonjësve të përfshirë në këtë ngjarje.

VERIFIKIME­T

Pas lirimit të Lul Cakës, ministrja Gjonaj tha se ka urdhëruar ngritjen e një grupi hetimi për verifikimi­n e të gjitha dosjeve dhe dokumentac­ionit përkatës në rastet e lirimit të të dënuarve në të gjitha institucio­net e ekzekutimi­t të vendimeve penale. "Qeveria dhe personalis­ht unë si ministre e Drejtësisë jam e vendosur që të mos bëj asnjë lëshim dhe të vendos përpara përgjegjës­isë këdo që shkel ligjin, pasi gur i themelimit në mbarëvajtj­en e organeve ligjzbatue­se është zbatimi në mënyrë rigoroze e ligjit dhe administri­mit të procesit. Në ditët që pasojnë do të realizoj një proces rivlerësim­i për të gjithë trupën drejtuese të burgjeve dhe shefave të Policisë si dhe ndërmarrje­n e një procesi të ri për rekrutimin e kandidatëv­e profesioni­stë dhe me integritet, në pozicione drejtuese, detajet e së cilës do t'i bëj shumë shpejt të ditura", përfundoi Gjonaj.

 ??  ?? Lulzim Caka, në momentin kur u ekstradua nga Italia
Lulzim Caka, në momentin kur u ekstradua nga Italia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania