Panorama (Albania)

‘ Babalja’, kërkohet shoqërimi i detyruar i Gazmend Bardhit

Gjykata kërkon dëshminë e prokurorit Besim Hajdarmata­jt

- Gazmend Bardhi Besim Hajdarmata­j

Asnjë nga 3 dëshmitarë­t e thirrur për të dëshmuar dje në gjyqin e çështjes "Babalja", në ngarkim të të pandehurve Albert Veliu dhe Alfred Alizoti, nuk u paraqit në Gjykatë.

Në seancën e djeshme pritej të dëshmonin ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Gazmend Bardhi, prokurori Besim Hajdarmata­j dhe gazetari Ylli Rakipi. Për këtë arsye, Gjykata e Tiranës urdhëroi që ish- deputeti i PD, Gazmend Bardhi, të sillet forcërisht në gjyqin ku shqyrtohet dosja "Babale". E njëjta masë është kërkuar edhe nga Prokuroria, që dje argumentoi se Bardhi është njoftuar dy herë për të dëshmuar në gjyq, por heziton të paraqitet. Pala e akuzës kërkoi gjithashtu edhe shoqërimin me forcë të prokurorit për Krime të Rënda, Besim Hajdarmata­j. Por, në këtë rast, Gjykata nuk vendosi njësoj si për Gazmend Bardhin. U vendos që Hajdarmata­j të njoftohet sërish për seancën e radhës. Gjithashtu, Gjykata kërkoi nga drejtuesi i Prokuroris­ë për Krime të Rënda, që të vërë në dispozicio­n informacio­ne për angazhimin e Hajdarmata­jt gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12: 00. Prokurori kishte paraqitur në seancë një shkresë, ku shprehej se nuk mund të paraqitej për të dëshmuar në seancën e djeshme, duke qenë se ishte i angazhuar në një gjyq në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Gjithashtu, në seancën e djeshme pritej të dëshmonte edhe gazetari Ylli Rakipi, i cili gjithashtu nuk është paraqitur për shkak se ndodhej jashtë Shqipërisë. Gjykata vendosi ta lajmërojë sërish Rakipin, duke e venë në dijeni për seancën e radhës.

DESHMITARE­T

Të tre personat që nuk u paraqitën dje në seancë, pritej të dëshmonin në Gjykatën e Tiranës për çështjen e njohur si "Babalja". I pranishëm në seancë ishte i pandehuri Fredi Alizoti. Kjo dosje u shoqërua me debate mediatike e politike vitin e kaluar, ndërsa të pandehur kanë përfunduar edhe gazetari Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, i njohur tashmë me pseudonimi­n "Babalja". Javën e kaluar dëshmoi ishdeputet­i i Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj, duke sqaruar edhe arsyet e publikimit të audio- përgjimit. I pyetur nga prokurori nëse audio- përgjimi është i vërtetë, Alibeaj tha se u mjaftuan me ato që dëgjuan dhe panë dhe nuk ishte i detyruar të provonte autenticit­etin e audios. Alibeaj tregoi sesi u përfshi në çështjen, e cila më pas mori emrin "Babalja" dhe që lidhet me audio- përgjimin, që më tepër se një vit më parë bëri bujë në opinionin publik. Dëshmitari shtoi se në cilësinë e drejtorit të Departamen­tit për Rendin dhe Sigurinë Publike, ai e publikoi audiopërgj­imin bashkë me kolegët e tij demokratë, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi. I pyetur nga avokatët nëse ka pasur një konspiraci­on në këtë çështje, Alibeaj deklaroi se nuk ka pasur ndonjë qëllim të fshehtë për të goditur dikë personalis­ht. "Nuk isha i detyruar të provoja autenticit­etin e audios. E publikuam pas diskutimev­e që bëmë bashkë me Ervin Salianjin dhe Gazmend Bardhin, sepse ishte diçka që duhej bërë publike për ato fakte që kishte. Albert Veliun e kam takuar tek oborri i PD- së, por vetëm i kam dhënë dorën, jo një takim me detaje. E përgëzova për guximin se nuk ishte e paktë ajo që bëri", sqaroi Alibeaj n gjyq. I pyetur nga prokurori nëse kishte prova për autencitet­in e audio- përgjimit, i cili më pas rezultoi i pavërtetë, Alibeaj këmbënguli se detyra e tij nuk kërkon që të ketë laborator apo të bëjë ekspertizë, por bazuar në moralin politik dhe perceptimi­n që krijoi, materiali meritonte të bëhej publik. Kjo ishte edhe arsyeja pse u publikua.

 ??  ?? Alfred Alizoti në gjyq
Alfred Alizoti në gjyq
 ??  ?? Albert Veliu ( Babalja)
Albert Veliu ( Babalja)
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania