Panorama (Albania)

Po festonin lirimin e shokut, kapen dy dibranët e kërkuar

I plagosuri ishte konfliktua­r me vëllain e vogël për pronat

- DIBER/ ALBI LALA

Ka zgjatur më shumë se një vit arratia e vëllezërve Kaca në Dibër, prangosen gjatë festës për lirimin e shokut nga burgu.

Kalosh dhe Artur Kaca ishin shpallur në kërkim për një plagosje të ndodhur në prill të 2018, ku mori pjesë dhe vëllai i tyre i vogël, Rruzhdi Kaca, i arrestuar ditën e ngjarjes. Prej atëherë, dy vëllezërit Kaca i fshiheshin Policisë lokale. Madje, në fshat kishin përhapur lajmin se ndodheshin jashtë vendit. Por gjatë mesnatës së kaluar ( rreth orës 23: 25) u arrestuan, ndërsa ndodheshin në një banesë të fshatit të tyre Tartaj. Forcat e Policisë Dibër rrethuan shtëpinë ku ndodheshin dy vëllezërit, duke i vënë në pranga. Në momentin e arrestimit, vëllezërit Kaca nuk kanë bërë rezistencë. Ata po festonin daljen nga burgu të një miku të tyre dhe nuk e prisnin se tashmë do të ishin ata që do të hynin në burg. “Arrestimi i tyre u bë, pasi më datë 06.04.2018, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in dhe me vëllanë tjetër, shtetasin Rr. K, ( i arrestuar ditën e ngjarjes nga Policia), në fshatin Nezhaj, Dibër, kanë plagosur me armë zjarri në oborrin e banesës së tij shtetasin E. Ç, 24 vjeç, për motive hakmarrjej­e”, thuhet nga Policia, ndërkohë që ndaj vëllezërve janë ngritur akuzat “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpuni­m dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Në prill të 2018- ës, tre vëllezërit sulmuan me armë familjen Çera në fshatin Tartaj. Sulmi i papritur dhe i armatosur shkaktoi plagosjen e 24- vjeçarit Erjon Çera. Breshëritë e automatiku­t i shkaktuan të riut plagë të rënda në këmbë. Ai u dërgua në spitalin e Peshkopisë dhe pas ndërhyrjes së mjekëve shpëtoi. Njëri nga agresorët u arrestua pak orë pas krimit të ndodhur, madje tentoi të merrte autorësinë e ngjarjes, por pas hetimeve rezultoi se edhe dy vëllezërit e tjerë, Kalosh e Artur Kaca, 36 dhe 28 vjeç, kishin lidhje me ngjarjen e rëndë. Vëllezërit Kaca plagosën me breshëri automatiku Erjon Çerën, si hakmarrje për dhunën e ushtruar ndaj vëllait të tyre të vogël, Rruzhdiut. Familja Kaca dhe Çera ishin përfshirë në konflikt për disa kullota në periferi të fshatit. Secila pretendont­e pronësinë mbi livadhet, ndërsa banorët e tjerë shprehen se ato ishin tokë shtetërore dhe shfrytëzoh­eshin nga i gjithë fshati malor. Artur Kaca dhe Erjon Çera, mbrëmjen e 6 prillit 2018 kanë debatuar me tone të forta mes tyre. Mësohet se dy të rinjtë janë konfliktua­r edhe fizikisht. Kaca ka pretenduar se Çera e ka goditur në befasi dhe për këtë do të hakmerrej.

 ??  ?? Operacioni i Policisë për arrestimin e dy vëllezërve Kaca
Operacioni i Policisë për arrestimin e dy vëllezërve Kaca
 ??  ??
 ??  ?? Banesa e dëmtuar nga shpërthimi i bombolës
Banesa e dëmtuar nga shpërthimi i bombolës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania