Panorama (Albania)

Haradinaj: Nëse Thaçi vonon, Kuvendi do të vetëshpërb­ëhet

Sot pritet takimi i Presidenti­t të Kosovës me kryetaren e KQZ- së

- Ramush Haradinaj

Kryeminist­ri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërcënoi se nëse Presidenti vonohet, Kuvendi do të procedojë me vetëshpërb­ërjen, në një deklaratë pas takimit që ka pasur me ishpartner­ët e tij në koalicion.

Haradinaj ka takuar kryetarin e Nismës Socialdemo­krate, Fatmir Limaj, dhe atë të AKR- së, Behgjet Pacolli. Kreu i PDK- së, Kadri Veseli, ka refuzuar t’i përgjigjet ftesës së tij për të diskutuar mbi situatën politike që është krijuar pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i Kryeminist­rit. Haradinaj tha se pas dorëheqjes së tij dhe të Qeverisë që drejtonte, tani është me rëndësi që veprimet që pasojnë vendin ta çojnë në zgjedhje. “Nëse ka vonesa nga Presidenti, atëherë e iniciojmë mocionin e mosbesimit në Kuvend”, tha Haradinaj. Mungesën e Veselit në takim, Haradinaj është munduar ta arsyetojë duke thënë se është kohë fushate. Por të hënën në mbrëmje, në një paraqitje televizive, Veseli ka bërë me dije se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Haradinajt, duke thënë se “tani nuk ka të bëjë me asnjë individ dhe se Kryeminist­ri në largim është Kryeminist­ri në largim”. Kreu i Nismës Socialdemo­krate, Fatmir Limaj, tha se po presin ftesë nga Presidenti Hashim Thaçi dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Edhe partitë e tjera politike janë për zgjedhje. Ndërsa Presidenti Hashim Thaçi ka folur edhe për një opsion tjetër përveç zgjedhjeve, një “solucion të ri qeverisës”. Thaçi i ka filluar takimet me përfaqësue­s të partive politike, për t’u dakorduar për hapat që do të ndërmerren pas dorëheqjes së Kryeminist­rit Ramush Haradinaj. Përmes një njoftimi dërguar mediave, është bërë e ditur se Thaçi ka takuar të martën përfaqësue­sit e KDTP- së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamenta­r 6+, ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani. “Presidenti Thaçi u shpreh se tani shtrohet nevoja për hapa konkretë në përputhje me Kushtetutë­n dhe ligjet e Kosovës për të pasur në vend sa më shpejt një qeveri funksional­e e efektive. Kjo qeveri duhet të reflektojë vullnetin e partive politike për një solucion të ri qeverisës apo atë të një procesi elektoral të ri dhe të bëjë të mundur që Kosova të bëhet sa më shpejt me qeveri”, thuhet në njoftim. Takimet me partitë e tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme. Thaçi pritet të takohet sot edhe me kryetaren e KQZ- së, për t’u konsultuar për hapat e mëtejshëm.

 ??  ?? Thaçi gjatë takimeve me grupet politike në Kosovë
Thaçi gjatë takimeve me grupet politike në Kosovë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania