Panorama (Albania)

Shpallen fituesit e krijimtari­së për fëmijë, Elva Margariti rikthen Çmimin Kombëtar

“Do ta rikthejmë si një nxitje permanente dhe të qëndrueshm­e për këtë lloj letërsie, me rol kyç në edukimin e brezit të ri”

- TIRANE

Pesë vepra fituese dhe një Çmim Kombëtar, që i rikthehet letërsisë për fëmijë. Dje, në ambientet e Ministrisë së Kulturës u shpallën 5 fituesit e Fondit “Krijimtari­a letrare për fëmijë”. Mes 27 aplikuesve, juria përzgjodhi pesë veprat më të mira në kategoritë poezi, roman, rrëfenja, përrallë, libër didaktik.

Juria e përbërë nga shkrimtarë, përkthyes dhe studiues: Lili Sula, Virgjil Muçi, Erion Kristo, Rovena Rrozhani dhe Suela Bala, shqyrtoi veprat kandidate, teksa emrat e autorëve kanë qenë të fshehur pas kodesh numerike. Juria u njoh me emrat e fituesve vetëm pasi ishte dorëzuar dhe firmosur lista e fituesve. Dhe ata janë Gaqo Bushaka, babai i përrallës shqiptare, por që këtë vit shpallet fitues me vjersha, Viktor Canosinaj, Luan Rama, Rudina Çupi dhe Hysen Kobellari. Duke i dorëzuar çmimin shkrimtari­t Gaqo Bushaka, për të cilin u shpreh se kishte qenë ndër më të dashurit e fëmijërisë së saj dhe po ia përcillte edhe së bijës, ministrja Elva Margariti do të shprehej se “Përpara se të hapnim fondin për krijimtari­në letrare, kisha dëgjuar shpesh nga shkrimtarë, botues, por edhe prindër për një mungesë të krijimtari­së letrare për fëmijë që flasin shqip. Nga njëra anë, shkrimtarë­t që ankoheshin se Ministria e Kulturës nuk i mbështet dhe nuk e nxit krijimtari­në letrare për fëmijë dhe nga ana tjetër, prindërit që ankoheshin për mungesën, por edhe cilësinë, që lë për të dëshiruar të kësaj letërsie. Andaj vendosëm që, pikërisht në ditën e fëmijëve, 1 Qershor, ne të hapnim këtë fond, duke ua dedikuar pikërisht atyre. Impakti ka qenë tepër pozitiv. Kemi pasur mbështetje­n e të gjitha palëve dhe jam e kënaqur për pjesëmarrj­en e lartë, për mënyrën e përzgjedhj­es dhe emrat e nderuar që qëlluan të ishin mes fituesve. Jam besimplotë që kjo eksperienc­ë do të vijojë. Mbështesim jo vetëm shkrimtarë­t, por nisim krijimtari­në e mirë dhe qasim lexuesin e ri. Mendoj se fushata më e mirë e nxitjes së leximit është në faqet e një libri të mirë”, u shpreh Margariti.

Ndër të tjera, ajo ndau me të pranishmit edhe lajmin e rikthimit të Çmimit Kombëtar të Letërsisë për Fëmijë.

“Dikur, mes shumë çmimeve të tjera letrare, akordohej një çmim për krijimtari­në për fëmijë, por që më pas u hoq. Gjej rastin t’ju them se ne do ta rikthejmë atë Çmim Kombëtar si një nxitje permanente dhe të qëndrueshm­e për këtë lloj letërsie, e cila për mendimin tim ka një rol kyç në edukimin e brezit të ri. Dashuria për leximin ngjizet në vitet e para të jetës dhe një libër i mirë mund ta bëjë këtë”.

Përkthyesi Erion Kristo, anëtar jurie, u shpreh se nuk bëhet fjalë për një konkurs, por për politika për librin për fëmijë. Ai e quajti risi mbështetje­n nga ana e Ministrisë së Kulturës të kësaj krijimtari­e dhe autorëve për fëmijë.

Studiuesja Lili Sula u shpreh se kjo ishte mënyra më e mirë për të sjellë vepra serioze. Ajo tha se, nëse e edukojmë sot brezin e ri me letërsi të mirë shqipe, nesër do të kemi një lexues të mirë, studentë të mirë dhe qytetarë të mirë.

Suela Bala pohoi se nuk mund të merremi me lexuesin nëse më herët nuk do të merremi me shkrimtari­në për fëmijë. “Nëse do të dimë t’ua servirim mirë materialin, do të rrisim fëmijë të mrekullues­hëm”, tha ajo, me shpresën që kjo përvojë të vijojë edhe më tej.

Për shkrimtare­n dhe gazetaren Rovena Rrozhani, letërsia për fëmijë është shumë e rëndësishm­e në formimin e një fëmije, ndonëse kjo lloj krijimtari­e nuk është mbështetur sa duhet. Madje, në panairin e nëntorit juria nuk e pa të udhës të ndante çmim për këtë kategori.

Fituesit e pranishëm u shprehën falënderue­s, jo thjesht e vetëm për faktin se ishin ata fituesit e përzgjedhu­r, por që Ministria e Kulturës ndërmori një nismë në mbështetje të letërsisë për fëmijë.

Vendosëm që, në ditën e fëmijëve, 1 Qershor, ne të hapnim këtë fond, duke ua dedikuar pikërisht atyre. Impakti ka qenë tepër pozitiv. Kemi pasur mbështetje­n e të gjitha palëve dhe jam e kënaqur për pjesëmarrj­en e lartë, për mënyrën e përzgjedhj­es dhe emrat e nderuar që qëlluan të ishin mes fituesve

 ??  ?? Ministrja Elva Margariti me katër nga fituesit, Gaqo Bushaka, Viktor Canosinaj, Rudina Çupi dhe Hysen Kobellari
Ministrja Elva Margariti me katër nga fituesit, Gaqo Bushaka, Viktor Canosinaj, Rudina Çupi dhe Hysen Kobellari
 ??  ?? Dje, nga ceremonia e shpalljes së fituesve
Dje, nga ceremonia e shpalljes së fituesve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania